Zyra për K&M: Me bastisjet brutale, autoritetet në Prishtinë dëshirojnë të marrin kishat dhe manastiret e KOS

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Bastisja në kishën e Shën Kryeëngjëllit Mihal në fshatin Rakinicë nga ana e funksionarëve të Podujevës, të drejtuar prej priftit të vetshpallur shqiptar Nikolla Xhufka, paraqet sulm të ri ndaj Kishës Ortodokse Sërbe dhe Arqipeshkvisë rashko-prizrenase me qëllim përvetësimin e trashëgimisë fetare ortodokse sërbe në Kosovë dhe Metohi, njoftoi Zyra për K&M.

“I tillë akt dhunues dhe i planifikuar padyshim që nuk do të mund të realizohej pa dijeninë dhe mbështetjen e institucioneve në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, të cilët veprimet e tyre i bazojnë ekskluzivisht në trajtimin e çdo gjëje sërbe në hapësirën e K&M.

Prishtina dhe ekstremistët sistematikisht për më shumë se dy dekada kanë përdhosur dhe organizuar shkatërrimin e kishave dhe manastireve sërbe në hapësirën e Kosovës e Metohisë sesi të pengojnë kthimin e popullit në vatrat e tyre shekullore dhe për të shkatërruar farat e egzistencës sërbe, sepse dihet mirë se kishat tona kanë qenë gjithmonë vende tubimi dhe mbledhjeje, si dhe shtyllë e identitetit shpirtëror të popullit tonë”, thuhet në njoftim.

Siç shtohet nga Zyra për K&M, autoritetet në Prishtinë tentojnë që përmes strategjive të ndryshme perfide dhe të rrezikshme, kishat dhe manastiret e Kishës Ortodokse Sërbe t’i sekuestrojnë dhe t’i shpallin si pjesë e të ashtuquajturës trashëgimi kosovare, e si përfundim drejtohen tek bastisjet brutale në pronat e vendeve të shenjta të KOS, pikërisht për shkak të forcës dhe rëndësisë që ka kisha sërbe për popullin sërb në K&M.

“Kjo është çështje që duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, sepse është i papranueshëm trajtimi i heshtjes derisa varrezat sërbe zhgaraviten dhe përdhosen, gërmohen eshtrat sërbe, qëllohen me gurë shtëpitë sërbe, sekuestrohet ilegalisht toka sërbe, ndërsa tani edhe kishat.

Arqipeshkvia rashko-prizrenase paralajmëroi se prifti fals Xhufka është sharlatan i përmasave rajonale i cili është dënuar nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë dhe për veprimet e dëmshme të të cilit tashmë janë paralajmëruar, dhe si i tillë të vetmen mbështetje, ai e ka nga përfaqësuesit e të ashtuquajturës establishmentit politik prishtinas” përfundon njoftimi.