Dioqeza Rashkë-Prizren: Zyrtarë nga Podujeva me prift të rremë hynë në kishën në Rakinicë
Dioqeza Rashkë-Prizren njoftoi se dje, më 28 nëntor, sipas portalit të internetit kosovapost.net, një grup personash kanë hyrë në kishën e Shën Kryeengjëllit Mihail në fshatin Rakinicë, komuna e Podujevës, së bashku me priftin e vetëshpallur dhe të rremë, Nikolla Xhufka, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që gjoja të kryente një ceremoni kishtare në kishë. Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një sulm të rëndë ndaj pronës së Kishës Ortodokse Serbe “me qëllim të përhapjes së urrejtjes dhe destabilitetit etnik dhe fetar në territorin e Kosovës dhe Metohisë”.
Dioqeza thekson se, sipas portalit të lartpërmendur, përfaqësues të komunës së Podujevës kanë marrë pjesë në grabitjen dhe keqpërdorimin e kishës ortodokse serbe, e cila daton në shekullin e 15-të.
Ata deklarojnë gjithashtu se qëllimi i këtij grupi, sipas portalit, ishte shpallja e kësaj kishe “Kisha e Fan Nolit” e cila i përket Kishës Kombëtare Ortodokse Shqiptare të vetëquajtur dhe të vetëshpallur nga Elbasani.
“Ky akt kriminal është vetëm një tjetër në serinë që synon vjedhjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe, pra “shqiptarizimin” apo “Kosovarizimin” e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore. Eparkia Rashkë-Prizren ka vite që tregon për procesin e përvetësimit kulturor të trashëgimisë sonë. Ky rast i fundit vërtetoi pretendimet tona, kësaj radhe në mënyrë të pamohueshme dhe tejet shqetësuese. Akte të tilla dhe të ngjashme tregojnë për nevojën urgjente për të mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore dhe shpirtërore, në radhë të parë nga individë dhe organizata të lidhura me institucionet e Kosovës, ose nga individë që veprojnë me mbështetje më të madhe ose më të vogël nga ato institucione”, thuhet në njoftimin e Dioqezës Rashkë-Prizren.
Dioqeza e KOS-it Rashkë-Prizren shfrytëzon rastin për të informuar opinionin për faktet në vijim:
– Nikolla Xhufka është shtetas i Republikës së Shqipërisë nga Elbasani dhe nuk është prift, por paraqitet në mënyrë të rreme si prift ortodoks. Kisha ortodokse kanonike e Shqipërisë raportoi në mënyrë të detajuar për të për publikun, e cila transmetoi njoftimin e Mitropolisë së Elbasanit, të cilin e transmetojmë në tërësi.
1. Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk është klerik orthodhoks dhe nuk njihet si i tillë nga asnjë Kishë e krishterë në asnjë vend. Pretendon se është dorëzuar nga një person serbo-rumun, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse dhe nuk është klerik i saj. Kemi të bëjmë thjesht me një mashtrim të opinionit publik.
2. Nikolla përfaqëson vetëm veten e tij, nuk ka as kishë as komunitet besimtarësh, pavarësisht deklaratave pompoze që bën herë pas here në media.
3. Ka improvizuar në bodrumin e shtëpisë së tij, atë që e quan “kishë”, duke mashtruar haptazi edhe në media se bëhet fjalë për një “kishë paleokristiane - katakomb”.
4. Mashtron dhe gënjen haptazi dhe në media se ka kryer studime fetare ndërkohë që ska bërë anjë të tillë. Sa për saktësi, ka mbaruar shkollën e mesme profesionale për teknologji - ushqimore në Elbasan, madje përsëritës i vitit të fundit.
5. Bën deklarata “patriotike”, ndërkohë përbuz dhe tallet me klerikët orthodhoksë shqiptarë, gjithashtu vë në lojë dhe ironizon seriozitetin e liderëve fetarë dhe të klerikëve të besimeve të tjera.
6. Mungesa e formimit fetar bën që deklaratat e tij mediatike në lidhje me besimin orthodhoks të jenë të gabuara dhe dezinformuese. Ky person nuk varet nga asnjë autoritet kishtar dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.
7. I vetmi interes i tij është shfaqja mediatike dhe tërheqja e opinionit publik, pavarësisht dëmit që i shkakton figurës së klerikut dhe besimit orthodhoks.
8. Deklaratat e tij të papërgjegjëshme në media, nën maskën e petkut fetar, shkaktojnë pakënaqësi, duke nxitur rivalitet mes besimeve fetare, mungesë respekti reciprok dhe për pasojë urrejtje ndërfetare.
9. E shohim me shqetësim mediatizimin e tij. Marrja e informacionit paraprak nga mediat për personin në fjalë, i cili nuk i përket asnjë komuniteti fetar, nuk ka asnjë autorizim, nuk ka formim përkatës dhe nuk përfaqëson askënd përveç vetes së tij, do e bënte të qartë përse nuk meriton të merret seriozisht.
10. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është i vetmi autoritet shpirtëror dhe zyrtar që garanton ruajtjen dhe promovimin e parimeve dogmatike dhe kishtare, e cila udhëhiqet nga organet e saj legjizime në përputhje me statutin dhe kanonet kishtare. Çdo përpjekje, si në të shkuaren ashtu edhe tani, për të nënvlerësuar rolin dhe kontributin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri do të dështojë me hirin dhe ndihmën e Zotit.
0 komentet