Banorët e Gorazhdevcit: Kjo i ka kaluar të gjithë kufijtë, nuk kemi para as për ilaçe
Banorët e Gorazhdecit janë të friksuar pas pushtimit të Policisë së Kosovës në Autoritetin e Përkohshëm të Komunës së Pejës dhe Postës, si dhe arrestimit të tre punonjësve të këtij institucioni. Ata kanë frikë se çfarë do të ndodhë nëse nuk marrin të ardhura të rregullta në para, pasi Banka Qendrore e Kosovës ndaloi përdorimin e dinarëve.
Paratë nga posta në Gorazhdevc janë konfiskuar nga policia e Kosovës të premten, kështu që vendasit nuk kanë ku t'i tërheqin të ardhurat e tyre të rregullta.
Milena Jovanoviq, pensioniste nga Gorazhdevci, ftoi përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të vijnë dhe të shohin se si është situata në terren, duke theksuar se qytetarët e moshuar nuk kanë para as për ilaçe.
"Unë jetoj këtu, kam lindur këtu, jam këtu gjatë gjithë kohës, kam kaluar të gjitha vështirësitë, por kjo është përtej çdo kufiri. Nuk është mirë, sidomos për ne pensionistët, ne nuk blejmë dot me çekë, nuk kemi dinarë, nuk kemi para, edhe pse pensioni është i vogël dhe nuk i plotëson nevojat tona, por kjo i ka kaluar të gjitha kufijtë dhe prandaj kërkoj nga demokratët ndërkombëtarë që ti japin formë politikës sonë këtu, të vijnë të shohin se çfarë po bëhet dhe si jetojmë dhe nëse kjo është normale dhe nëse ka kudo në botë”, tha Jovanoviq.
Sllavica Dashiq thotë se burri i saj merr pagë minimale dhe se në postë nuk ka para. Ajo tregon se në Kosovë i paguajnë të gjitha faturat siç duhet, andaj pyeti kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se si do t'i paguajnë faturat në periudhën e ardhshme, nëse nuk kanë ku të tërheqin parat.
“Nuk e di si do ta bëjmë. Burri im merr rrogën minimale, ne paguajmë rrymë, paguajmë ujë, paguajmë taksë shtëpie, paguajmë mbeturinat komunale, paguajmë për të gjitha, kemi frikë, por kam shpresë në Serbinë tonë, mendoj se dikush do të na ndihmojë. Ai (Kurti) nuk na jep, kaq fitoi im shoq, atë rrogë minimale. Punonte në fabrikën e birrës në Pejë dhe ajo e ndoqi si gjithë punëtorët e tjerë. Tani ai nuk merr asgjë nga Kosova dhe ai paguan për çdo gjë. Kurti duhet të pyesë veten. Të gjithë në fshat duhet të rebelohen dhe të pyesin se nga ta paguajmë", tha Dashiq.
Radmila Simonoviq jeton jo larg postës dhe ka frikë për sigurinë e saj pas ngjarjeve të fundit.
“Jemi të shqetsuar, unë nuk mund të punoj dot, jetoj nga ai pension, në mbrëmje kur ulem mendoj se çfarë do të bëj dhe si do ta bëj nuk e di. E vetmja gjë që mund të bëj është të dërgoj vëllain dhe motrën time në Serbi për të marrë pensionin tim, kur nuk ka para, për asgjë”, tha Simonoviq.
komentet