Përvetori i krimit në Gorazhdevc: Për çfarë arsye nuk ka drejtësi për 21 vite?

Spomenik u Goraždevcu
Burim: Kosovo Online

Para 21 vitesh afër Gorazhdevcit u vranë dy fëmijë sërbë ndërsa u lënduan katër të tillë ndërsa laheshin në lumin Bistrica. Ndaj tyre u shti me armë automatike, por agresorët kurrë nuk u gjetën. Unmik zyrtarisht në vitin 2010 ndali hetimet nën sqarimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

Ka qenë gati 40 gradë temperatura dhe fëmijët nga Gorazhdevci shkuan të hidheshin në lumin Bistrica. Ndaj tyre prej shkurreve u qëlluan prej të paktën dy agresorëve me pushkë automatike të llojit “kallashnikov“.

Ngelën të vrarë Pantelija Dakiq (12) dhe Ivan Jovoviq (19), ndërsa u lënduan rëndë Bogdan Bukumiriq i cili atëherë ishte 14 vjeç, Marko Bogiqeviq (12), Dragana Sërbljak (13) dhe Gjorgje Ugrenoviq (20).

"Do të përmbys çdo copë tokë për të gjetur vrasësit e fëmijëve" tha dy ditë më pas komisari i policisë së Unmik Shtefan Feler.

Dy javë më pas të njëjtën fjali e përsëriti dhe shefi i Unmik Hari Holkeri.

"Mund t’ju siguroj se asnjë gur nuk do të qëndrojë i palëvizur deri sa ata që janë fajtorë nuk do të sillen para drejtësisë", ka thënë gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut.

Shtatë vite më pas Unmik zyrtarisht ndali hetimet për shkak të mungesës së provave.

Euleks në vitin 2018 u’a dorrëzoi kompetencat e gjyqësorit Kosovës, u dorëzoi 495 dosje policore të krimit të organizuar, 434 dosje për krime lufte, dosje për personat e zhdukur, si dhe dosje në të cilat merrej vetëm Euleks dhe më shumë se 1.400 dosje hetimore.

Pamja nga Bistrica

Në një nga ato fashikuj është edhe krimi i pazbardhur në Gorazhdevc, e në mesin e atyre letrave është dhe emri i Dragana Sërbljak-një nga katër fëmijët që u plagosën dhe mbijetoi.

Sot është 34 vjeçe dhe është diplomuar për psikologji. Është dikush që është shkolluar të ndihmojë njerëzit që kanë kaluar këtë lloj traume.

Pranon se vazhdon të përjetojë atë ditë vere në lumin Bistrica.

“Atë 13 gusht të kobshëm të vitit 2003 në lumin Bistrica ndodhi krimi monstruoz kur dy agresorë të panjohur, shtinë ndaj fëmijëve teksa po laheshin në lumë. Fatkeqësisht atëherë u vra nuni im Pantellija Dakiq, i cili atëherë ishte 12 vjeç dhe fqinji im i parë, Ivan Jovoviq, i cili atëherë ishte 19 vjeç. Katër nga ne u lënduam”, tregon Sërblak për Kosovo onlajn.

Në lumë erdhi disa minuta përpara se të ndodhte masakra.

“Vrapova drejt lumit sikur dikush të më thërriste. Në momentin që mbërrita, fjalë për fjalë në harkun e tri minutave ndodhën të shtënat. Prej fortësisë së atij tingulli, u shurdhova dhe ngela e ngrirë. Nuk e vura re që fëmijët shpëtonin veten dhe iknin pranë meje. Motra që po shkonte drejt shtëpisë, donte të kthehej për të më ndihmuar, por bashkëshorti i saj aktual më dha ndihmën e parë dhe më çoi në automjetin e parë që erdhi”, kujton momentin kur një nga plumbat e shtënë e goditi në këmbë.

I ofruan ndihmën e parë në ambulancën lokale, e më pas babai i saj, për shkak se ajo kishte gjakderdhje të madhe, vendosi t’a çonte drejt spitalit ku punonte në kuadër të kontingjentit italian të KFOR.

“Por atë ditë ushtria ndryshoi, kështu që na prevën rrugën dhe na devijuan në spitalin shqiptar. Aty po vijonte terrori ndaj nesh. Për fat të keq, mua më vendosën allçi plagës. Këmba ishte gjakosur në të gjitha anët, por më dhanë listë lirimi që të shkoja në shtëpi. Mamaja është punonjëse mjekësore dhe kur i pa të gjitha këto, menjëherë mori përgjegjësinë dhe tha se po na merrte nga spitali mua dhe Gjorgje Ugrenoviqin. Na çoi në Mitrovicën e Kosovës”, thotë Sërblak.

Kjo e fundit shton se gjatë udhëtimit edhe Ugrenoviqi dhe ajo ishin gjakosur dhe se mjekët në QKS Mitrovica e Veriut thanë se ishin dhjetë minuta larg vdekjes

"Operacioni im zgjati dy orë e gjysmë. Qëndrova në spital për dhjetë ditë. Dhe aty u shërua plaga" kujton Sërbljak.

Pasoja direkte e lëndimit është dëmtimi i kyçit të këmbës me 80%.

Pasoja është edhe ajo-plaga e padukshme në shpirt që koha nuk e shëron. Përmes plagosjes së Stefan Stojanoviqit nga Gotovusha e Komunës së Shtërpcës, në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, i mbijetoi edhe një herë 13 gushtit.

“Ajo çka më dhemb më shumë, patjetër që më ka lënduar në momentet e pjekurisë sime, kur kuptova se çfarë ndodhi në të vërtetë me shokët e mi dhe me të gjithë ne që atëherë ishim lënduar. Momenti kur jam unë, nga këndvështrimi i personit të rritur, vëzhgova të njëjtën ngjarje, për mua ishte vitin e kaluar një ditë para Krishtlindjes kur shtinë ndaj Stefan Stojanoviqit i cili ishte në të njëjtën moshë me mua atëherë. U trondita tmerrësisht nga ajo ngjarje. Atë e pashë si veten time atë ditë. E gjithë ajo e qarë dhe trishtimi i tij, e kalova gjithë atë me të atë ditë dhe deri diku e ringjalla atë traumën time dhe atë stresin që ndodhi në lumin Bistrica” pranon kjo vajzë.

Dyshon se përgjegjësit për krimin në Gorazhdevc do të përgjigjen ndonjëherë.

Thotë dhe se vazhdimisht vendos pyetjen se përse krimet ndaj sërbëve në Kosovë nuk trajtohen ashtu siç duhet trajtuar çdo krim.

“Disi është bërë rregull që autorët e këtyre krimeve të mos gjenden. Vetë fakti që prindërit e mi jetojnë aty dhe gjithë ai popull që aty mbijeton pavarësisht se dinë që vrasësit shëtisin në të njëjtin vend ku janë dhe ata, më shkakton stres dhe trishtim tjetër”, bën të ditur Sërbljak.

Kjo e fundit pyet se ku ishin atë ditë përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar në Gorazhdevc. Ata që merreshin me sigurimin e tyre.

“Shefi i atëhershëm i Umnik deklaroi se do të kthejë përmbys çdo gur për të gjetur vrasësit, por në vitin 2010 hetimet u ndalën. Morëm letra nga EULEKS ku thuhej se nuk u gjet asnjë provë. Në momentin e asaj ngjarjeje në Bistricë kanë qenë të pranishme misionet ndërkombëtare. Ato ishin përgjegjëse për sigurinë tonë, për mbrojtjen e jetës së njerëzve në Kosovë e Metohi dhe e dinin se nuk ishim të sigurt në atë lumë. Pyes se ku ishin ata atë ditë, përse askush nuk na mbrojti”, thotë Sërblak.

Largim për jetën

Gjorgje Ugrenoviq, viktima madhore e krimit në Bistricë në vitin 2003, thotë për Kosovo onlajn se pamjet tmerruese të atij 13 gushti deri më sot kanë ngelur në mbijetesë, ashtu sikurse se askush prej tyre nuk kanë shpresë se do të zbulohen vrasësit.

"Kjo tek ne ka mbetur dhe sot e kësaj dite. Ajo ndjesi dhe ajo pamje. Thjesht nuk mund të harrohet. Atëherë isha 20 vjeç. Ja, kaluan 21 vite dhe sot e kësaj dite nuk janë zbuluar vrasësit e atij krimi të tmerrshëm. Çështja është mbyllur. Ne as nuk shpresojmë që të gjenden këta kriminelë. Besojmë vetëm tek Zoti”, thotë Ugrenoviq.

Ky i fundit thotë se kjo ngjarje “rrotulloi gjithçka në Gorazhdevc”.

"Prej atij momenti, gjithçka u rrotullua në Gorazhdevc. Shumë të rinj nisën të shpërnguleshin. Deri atëherë, kishim shumë të rinj, ndoshta 500 nën moshën 30 vjeç. Mumër i madh u larguan dhe këtu mund të jenë gjithsej njëqind të rinj. Jo më shumë. Numër i madh u nisën për punë, u martuan, blenë shtëpi... Të gjithë u larguan për jetën e tyre”, thotë Ugrenoviq, i cili nuk ka në plan të largohet nga Gorazhdevci.

Këtu është martuar dhe ka katër fëmijë.

“Jam shumë i lidhur me këtë zonë dhe me të vërtetë nuk do të doja të braktis Gorazhdevcin“, thekson ai.

Kujton pothuajse çdo detaj të para 21 viteve.

“Atë ditë të kobshme të 13 gushtit të vitit 2003 ndodhi kështu. Nuk di sesi t’a etiketoj, krim i tmerrshëm i cili nuk mundet që një njeri t’a bëjë, por disa qënie johumane. Guxuan të shtijnë drejt fëmijëve duarzbathur, ndaj fëmijëve të vegjël që ishin pa armë, pa asgjë...“, kujton Ugrenoviq.

Ky i fundit spegon se të rinjtë nga Gorazhdevci, i cili në atë kohë ishte enklavë nga e cila njerëzit rrallë dilnin, përditë shkonin në Bistricë sesi të freskoheshin prej zhegut të verës.

Atë ditë në lumë ishin rreth njëqind fëmijë. Më pas rreth orës 13:30 u dëgjuan të shtëna, breshëri...

“Askush nuk shpresonte se diçka e tillë mund të ndodhte. Papritmas u dëgjuan të shtëna nga shkurret aty pranë. Breshëri. Tre breshëri u shtinë drejt nesh. Unë rashë në vend. Shoku im Ivan (Jovoviq) ishte pranë meje dhe ai gjithashtu ra. Fatkeqësisht, ai nuk mundi të mbijetonte, kjo ishte për të goditje e kobshme. Në anën tjetër të Bistricës... Panto i vogël (Pantellija Dakiq), Bogdan (Bukumiriq)... Në atë moment nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Thjesht, na hyri shumë frikë”, kujton Ugrenoviq.

Sot, 21 vjet më vonë, nuk ka dilema se kush është më përgjegjësi.

“Në masë të madhe, bashkësia ndërkombëtare, askush tjetër, sepse ata ishin përgjegjës në atë moment për sigurinë tonë. Ata momentalisht janë fajtorët më të mëdhenj përsa i përket atij krimi. Sigurisht, pas atyre që qëlluan mbi fëmijët”, thekson ai.

Prej vitit të kaluar në Gorazhdevc po mbahet turneu i futbollit të vogël "Përkujtim ndaj Ivanit dhe Pantos" në shenjë përkujtimi të dy djelmoshave të vrarë.

Ugrenoviq thotë se mesazhi kryesor i turneut është të mos harrohen viktimat e Bistricës.

“Mesazhi kryesor është që viktimat tona të mos harrohen, viktimat e pafajshme që u vranë nga terroristët. Ne do të përpiqemi që kjo të vazhdojë derisa të jemi këtu, do t’a mbështesim këtë turne. Njëkohësisht do të doja t'i ftoja të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë dhe t'i bëjnë nderimet viktimave tona, Ivanit dhe Pantos”, thotë Ugrenoviq.

Sistemi dhe pasojat

Pothuajse të njëjtën pyetje bën edhe analisti politik Nexhmedin Spahiu.

Në bisedë për Kosovo Onlajn thekson se zbardhja e krimit në Gorazhdevc-është në interes të Kosovës.

“Fajin për hetimin, sigurisht, mbahet tek organi i akuzës, gjyqësori dhe policia e atëhershme e UNMIK i cili ishte në pushtet kur ndodhi ai krim. Megjithatë, ai krim i tmerrshëm duhet të zbardhet sa më parë sepse është në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Ky i fundit vlerëson se pavarësisht se UNMIK në vitin 2010 ndali hetimet, nuk është vonë për t’a kryer atë sot dhe se kjo duhet të jetë punë për organet e gjyqësorit kosovar.

“Për shkak se ky rast nuk u zbardh mungesën e punës, pra papërgjegjshmëria e organeve të drejtësisë. Jo vetëm atëherë, por edhe tani. Sepse, nëse atëherë nuk e bërën shërbimet e UNMIK, mund t’a bëjnë organet e gjyqësorit kosovar. Por duket se ky sistem nuk po funksionon, ashtu sikurse për shumë gjëra të tjera që janë të një rëndësie të njëjtë apo ndoshta edhe më të madhe”, theksoi Spahiu.

Drejtësia dhe Godo-ja

Ndërkaq docenti në Fakultetin Juridik të Universitetit në Mitrovicën e Veriut Dushko Çelliq nuk pret që gjyqësori prishtinas do të mund të nisë hetim për vrasjen e fëmijëve sërbë në Gorazhdevc në vitin 2003.

Në bisedë për Kosovo onlajn thotë se dhe ky rast ashtu sikurse të tjerët, do të ngelet i pazbardhur.

“Në kushtet e tanishme më vjen keq çka jam jurist por më duhet të them se me të vërtetë nuk pres drejtësi në këtë vend kur është fjala për krimet ndaj sërbëve. Sërbëve u ngelet të presin drejtësi ashtu sikurse dikur e priste Godo-ja dhe sikurse e dimë Godo askush nuk e priste. Kështu që kam frikë se do të kalojnë breza dhe drejtësinë e vendit të këtushëm në këtë rast dhe në shumë raste të tjera ndaj sërbëve, sërbët do të presin. Kështu që nuk jam optimist për këtë rast” beson Çelliq.

Si problem kryesor thekson ai, është mosrespektimi i sundimit të ligjit në të gjitha segmentet e institucioneve shqiptare dhe mosrespektimi i Rezolutës 1244 nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

“E dini, duhet të keni gjithmonë kokërr shprese dhe besim. Kjo kokërr shprese dhe besimi është e mundur nëse ndryshojnë rrethanat në Kosovë e Metohi, nëse bashkësia ndërkombëtare merr sërish përsipër ushtrimin e mandatit egzekutiv në përputhje me rezolutën 1244. Për tani kjo nuk duket, por mendoj se nuk duhet të ndalemi së insistuari në atë dhe prej arsyes të drejtësisë së dëshiruar. Dhe së fundi, për arsye të sundimit të ligjit në Kosovë në përgjithësi, sepse aty për fat të keq nuk egziston sundim ligji në të gjitha segmentet, jo vetëm kur bëhet fjalë për përgjegjësinë penale, por thjesht në të gjitha fushat e jetës”, vlerësoi Çelliq.

I pyetur nëse është e sigurt se gjyqësori kosovar mund të nisë hetim të ri në lidhje me ngjarjet në Gorazhdevc kur u vranë dy fëmijë sërbë dhe u lënduan katër të tjerë, ky jurist është i vendosur se kjo nuk është realiste për shkak të perceptimit se gjyqësori në Prishtinë duhet të merret ekskluzivisht me "krimet sërbe të luftës".

“Egziston një perceprim në shoqërinë shqiptare kosovare se atë çka duhet të gjykohet ndaj shqiptarëve do ta bëjnë Këshillat e Specializuara në Hagë dhe se ato duhet të merren me ‘krimet e luftës’ së sërbëve ndaj shqiptarëve në Prishtinë, që gjyqësori vendor ka rol tjetër, mision tjetër-të gjykojë sërbët. Me të vërtetë nuk pres, sidomos jo në rastet të tilla që fatkeqësisht dhe prokurori i EULEKS mbylli hetimin, konkludoi me konstatimin se nuk ka prova. Me të vërtetë nuk është reale të pritet që tani prokuroria shqiptare të gjejë ndonjë provë. Thjesht, situata në shoqërinë kosovare nuk është e tillë, ajo është etnocentrike, e ndërtuar mbi urrejtjen ndaj sërbëve dhe në situatë të tillë shoqërore, nuk është reale të pritet që gjykatat dhe prokuroritë shqiptare në Kosovë e Metohi në këtë rast të bëjnë diçka, si dhe në raste të tjera të ngjashme” vlerëson Çelliq.

Ky i fundit shton se moszbulimi i krimit në Gorazhdevc ishte dhe humbje për gjyqësorin ndërkombëtar.

“Drejtësi fatkeqësisht nuk ka as pas 21 vitesh. Ashtu sikurse e dimë në 2010 hetuesi i EULEKS, prokurori, e mbylli procedurën me arsyetimin se nuk kishte prova. Ndonëse e dimë se Hari Holkeri, i cili në atë kohë ishte shefi i Unmik, premtoi, citoj se si do të lëvizte çdo gur në Kosovë e Metohi që të gjendej krimineli. Nuk e di sa gurë mund të jenë lëvizur deri më tani, nuk ka kriminel, nuk ka drejtësi, nuk ka procedurë dhe me shumë gjasa nuk do të ketë”, tha Çelliq.

Ky i fundit shton se nuk është rastësi që krimi në Gorazhdevc nuk përmendet më nga bashkësia ndërkombëtare e angazhuar në Kosovë dhe as nga autoritetet në Prishtinë.

"Mendoj se, jo vetëm kur është fjala për këtë masakër, por për çfarëdo krim ndaj sërbëve të kryer gjatë 1998, veçanërisht pas 10 qershorit 1999, nuk do të ketë ndonjë procedurë serioze në Kosovë e Metohi”, thotë Çelliq.