I mbijetuari i Gorazhdevcit: Plagët trupore janë shëruar, por dhimbja në shpirt kurrë
Para 20 vitesh, dita në Gorazhdevc për fëmijët sërbë ishte e zakonshme derisa në një moment breshëria e të shtënave u shënua për t’ua ndryshuar të gjithëve jetën, fatkeqësisht, disa prej tyre u ndaloi. Dolën për t’u freskuar prej vapës së gushtit në lumin Bistrica, në ujin e të cilit laheshin përditë, ashtu siç qëndronin dhe në brigjet e tij. Edhe sot, autorët ngelen të panjohur në momentin kur u ndryshoi jetën të gjithë sërbëve në Gorazhdevc lënduar rëndë rëndë katër fëmijë e vrarë dy prej tyre.
"Edhe sot ndihem absolutisht njësoj si atë ditë-dhimbja nuk ndalet. Plagët trupore janë shëruar, por dhimbja në shpirt, kurrë", thotë për Kosovo Onlajn Bogdan Bukumiriq, i cili si pasojë e plagëve të rënda trupore, në atë festë të tmerrshme, u trajtua për gjashtë muaj.
Bukumiriq, i cili në vitin 2003 ishte 15 vjeç, ndan kujtimet e veta të cilat siç tha vetë, nuk e braktisën kurrë as në një moment dhe në bisedë fillimisht përmendi shokët e tij të vrarë Pantelija Dakiq 12 vjeç dhe Ivan Jovoviq 19 vjeç. “Diçka e pabesueshme në një zonë kaq të vogël, askush nga ne nuk e ëndërronte që jetonim në këtë fshat, që ndoqëm shkollën, se ishte e mundur të përjetohej të tillë tragjedi dhe traumë” thotë ai.
Rrëfen atë ditë ashtu sikurse çdo ditë tjetër, shkuan në lumë për t'u freskuar dhe thekson se ishte i vetmi vend ku mund t’a bënin këtë, duke pasur parasysh se në Gorazhdevc nuk kishte pishinë.
“Të gjithë kalonin nga shtëpia ime se ishte më afër lumit dhe atë ditë më ftuan shokët që të shkoja, rezistova, pyeta edhe të atin i cili dukej sikur kishte një parandjenjë-më tha “prit dhe pak, uji është i ftohtë”, por pas kësaj më lejoi dhe u largova. Hyra në ujë, ishte fort i ftohtë, kështu që dola shpejt dhe qëndrova me shokët që tashmë kishin ndezur zjarr për të pjekur misër”, rrëfen Bukumiriq duke kujtuar gjallërisht çdo detaj.
Ky i fundit shton se ka qëndruar pranë Pantos të cilit jeta i’u ndal pas vetëm 10 apo 15 minutash.
“Pas 10 apo 15 minutash, nisi breshëria e armëve. Në momentin e parë nuk e dinim se çfarë po ndodhte dhe më pas, tre plumba më goditën në anën e majtë çka më hodhën 20 deri në 30 cm dhe më kaloi ndër kokë se dëshiroja të shikoja monstrën, maskarain që që na qëlloi. U ktheva ashpër ndaj tyre duke shpresuar të shihja fytyrën në mënyrë që nëse do të mbijetoja-t’a kujtoja. Megjithatë, dy plumba më goditën mbi gjoks dhe nuk munda më të qëndroja në këmbë. Ndërsa u rrëzova, më goditi dhe një plumb në kokë dhe plumbi i tetë më rrëmbeu kyçin e këmbës së majtë” tha ai.
Në Gorazhdevc, sërbët deri atëherë prej vitit 1999, tashmë kishin mësuar të dallonin se nga vinte zhurma e të shtënave kështu që të gjithë shkuan në lumë me shpresën se asgjë nuk u ndodh fëmijëve të tyre.
Por lufta për fëmijët e plagosur vazhdoi edhe pasi autorët përfunduan festën e përgjakshme dhe u larguan.
“Më vendosën në një autoveturë dhe më çuan në bazën e Kfor në Gorazhdevc, por nuk kishin mjek aty që të jepte ndihmën e parë, kështu që më transferuan në klinikën e fshatit ku më fashuan dhe më lehtësuan plagët. Ndërkohë banorët dhe familja ime kërkojnë nga Kfor që të më transferojë në spitalin e Pejës, në bazën e tyre, por marrin përgjigjen se nuk mund të bëhet për arsye sigurie”, thotë Bogdan.
Kujtimet e tij kthehen në atë që vëllai i tij dhe fqinjët me autoveturë me targa sërbe shkuan në bazë ku makina e tyre ndaloi pikërisht pranë tregut në Pejë.
“Fqinji ishte ulur në sediljen e pasme pranë meje dhe gjatë gjithë kohës më inkurajonte se çdo gjë do të ishte në rregull. Kur na ndaluan autoveturën, na sulmuan, donin të na nxirrnin prej andej dhe e shkatërruan, komshiu që e drejtonte mjetin, e goditën me grushte, gurë dhe fqinji që ishte pranë meje më mbrojti nga të gjitha goditjet. Këtu mbaron kujtesa ime” tha ai.
Ai vazhdon rrëfimin sipas asaj që i është thënë dhe thotë se kanë ardhur dy autovetura të Kfor i pasigurtë nëse ka qenë rastësisht apo me qëllim.
Atë e transferuan në një automjet, ndërsa fqinjët dhe vëllai i tij në një tjetër.
Prej andej u transferuan në spitalin pejak dhe jo në bazën e KFOR dhe u akomodua në dhomën ku shtrihej Panteli i vrarë.
“I ati i Pantelias me duar mbante dhe atë dhe mua. Në spital po argëtoheshin, muzikë me zë të lartë, aty ishin edhe të plagosurit e tjerë. Pas kësaj erdhi mjeku dhe Kfor për të n’a ofruar ndihmën e parë, të cilën babai i të ndjerit Panto. nuk e lejoi pasi besonte se do të na injektonin diçka në organizmin tonë. Pas një kohe mjeku nga Gorazhdevci që ishte me ne, vërrejti se po jepja shenja jete dhe insistoi që nga Kfor të më transferonin drejt pjesës veriore të Mitrovicës së Kosovës. Ata sërish u justifikuan se duhet të pyesin komandën në Pejë dhe kjo e fundit duhet të pyesë komandën nga Prishtina e kështu me radhë” rrëfen Bukumiriq.
Vendimin për transferimin e tij e kanë vonuar për tre orë dhe më pas lejuan që ai dhe Marko Bogiqeviq të transportohen me helikopter.
Fillimisht u nisën drejt Mitrovicës, por më pas drejt Prizrenit, ku në bazën gjermane të Kfor lanë Marko Bogiqeviqin.
Bogdani u transferua në pjesën jugore të Mitrovicës në pjesën franceze të Kfor.
Mjekja Milena Cvetkoviq nga QKS Mitrovica e Kosovës kishte marrë dijeni se ku ndodhej dhe me përgjegjësinë e saj e ka çuar autoambulancën drejt spitalit të bazës franceze.
Insistoi që të ishte e pranishme kur më operuan shpretkën dhe më pas pyeti se çfarë do të ndodhte me plagën në kokë.
“Ata i thanë asaj se kishin thirrur neurokirurgun nga Prishtina, nuk e dinte se cilin mjek kishin thirrur, a ishte francez apo shqiptar, u panikos dhe insistoi që të më transferonin në pjesën veriore të Mitrovicës. Në fillim nuk e aprovuan por pas shumë bindjeve më lanë. U transferova në pjesën veriore të Mitrovicës dhe për herë të parë ishte dashur të ulej helikopteri i Shoqatës Auto-Moto, megjithatë nuk i lejuan të fluturojnë. në vendkalimin administrativ, kështu që mjekja më transferoi me autoambulancë në Rashkë, e prej andej me helikopter në AUM” tha Bukumiriq.
Siç shprehet ai, edhe sot kur kujton gjithë situatën ndihet absolutisht njësoj si ditën e parë.
“Monstra, maskarai që shtiu atëherë ndaj fëmijëve të pafajshëm, shëtit i lirë, ndoshta e shikojmë përditë, ndoshta më shikon dhe përqesh, nuk e di. Përditë pres, çdo sekondë pres që dikush të më thërrasë dhe të më thotë 'Ej Bogdan, monstra, maskarai, apo sido qoftë, u arrestua'. Do të ishte pak më e lehtë për mua" thotë ai.
Hetimi për atë krim u pezullua zyrtarisht në vitin 2010, dhe Bukumiriq thotë se prej atëherë përjeton periudhë të tmerrshme ashtu sikurse kur e lexoi dhe e vështroi nuk mund t’a besonte se hetimi në një hapësirë kaq të vogël nuk kishte përfunduar.
“Janë gjetur të gjitha provat dhe ne jemi dëshmia që dëshmojmë për të gjitha këto dhe është e pabesueshme që në një hapësirë kaq të vogël nuk mund të gjendej maskarai që shtiu ndaj fëmijëve. Përse komuniteti ndërkombëtar nuk bëri asgjë për faktin se jo vetëm krimi në Gorazhdevc, por asnjë nga të tjerat-as në Stari Gracko, as tek autobusi i Nish Ekspress..., nuk janë ndriçuar. A janë ata atje për të bërë diçka për këtë, mendoj se meritoj të di se kush e bëri atë dhe të përgjigjen për krimet e tyre, për dy miqtë e mi të vdekur, për plagët e mia” tha Bukumiriq.
Ky i fundit ka mesazh në radhë të parë për bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo është rifillimi i hetimeve sepse prova ka pasi në raport kanë thënë se janë gjetur 78 gëzhoja.
Megjithatë, dyshon se të gjitha këto prova që janë gjetur, sot nuk ekzistojnë fare.
"Mbulimi i krimit është krim shumë i rëndë. Ne viktimat dhe familjet tona meritojmë të dimë se kush ishte dhe atij do t'i bëja vetëm një pyetje-përse fëmijët, përse ne" tha ai.
Njëzet vjet më vonë, Bogdan Bukumiriq jeton në Beograd, ka mundur të bëhet njeri familjar dhe forcën e tij për jetën, siç thotë ai me buzëqeshjen e parë në fytyrë që në fillim të bisedës, i’a japin dy vajzat e tij.
Në 20 vitet e fundit Bistrica pejane për Bogdan Bukumiriqin nuk është më oaz në të cilin me shokët kaloi fëmijërinë dhe ku kërkoi freskim nga vapa e verës, prej 13 gushtit të vitit 2003, Bistrica për të, është lumë gjaku.
Vrasja e fëmijëve sërbë në lumin Bistrica konsiderohet si një nga katër krimet më të mëdha ndaj sërbëve qysh prej vitit 1999 dhe ardhjes së misionit ndërkombëtar në Kosovë.
0 komentet