Zyra për K&M: Përdhosja e varreve në Skulanev treguesi më i ri i ekstremizmit shqiptar

polomljena ograda na groblju u Skulanevu
Burim: Kosovo Online

Zyra për Kosovë e Metohi njofton se bastisja e personave të panjohur në oborrin e kishës dhe varrezave ortodokse sërbe në Skulanevo pranë Lipjanit, ku u thye gardhi dhe u përdhos varri i të ndjerit Ivica Talliq, është treguesi më i fundit i ekstremizmit dhe intolerancës shqiptare ndaj gjithçkaje sërbe në hapësirën e Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës për K&M thuhet se fakti që autorë të panjohur, gjatë përdhosjes së varrezave ortodokse, morën dhe flamurin sërb, tregon qartë qëllimet e ekstremistëve për të "zhdukur gjurmët dhe simbolet sërbe në këto vise”.

"Ky nuk është vetëm akt anticivilizues, por dhe akt thellësisht çnjerëzor që pasqyron realitetin shqetësues të pozitës së popullit sërb në Kosovë e Metohi, në të cilin as sërbët e vdekur nuk mund të pushojnë në paqe", thuhet nga Zyra për K&M.

Sikurse shtojnë, padyshim që sulme të tilla të pamatura, përveç politikës së pandëshkueshmërisë, nxiten nga deklaratat dhe veprimet e papërgjegjshme të politikanëve nga Prishtina ku përditë targetojnë popullin sërb si shënjestër legjitime, me një qëllimin të vetëm, dëbimin e sërbëve nga vatrat shekullore.

"Kërkojmë që autorët e këtij akti të shëmtuar në një kohë sa më të shkurtër të sanksionohen, si dhe që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë për të parandaluar incidente të tilla", përfundon deklarata.

Në varrezat e Skulanevos afër Lipjanit, u shqye gardhi dhe prej varrit të të ndjerit Ivica Talliq nga ky fshat, u mor flamuri sërb dhe u shkatërruan lulet. Rasti u raportua në polici e cila po ndërmerr hetime.