Zyra për Kosovë dhe Metohi: Sulmet ndaj serbëve janë pasojë e drejtpërdrejtë e mesazheve të politikanëve të papërgjegjshëm nga Prishtina

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë dhe Metohi njoftoi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë të vetëdijshëm se populli serb në Kosovë dhe Metohi jeton në frikë të vazhdueshme për jetën e tij për shkak të zullumeve të ndryshme të cilave u ekspozohen çdo ditë, dhe në lidhje me incidentin e ri në të cilin mbrëmë është thyer dhe grabitur shtëpia e Dragisha Miriqit në fshatin Batusë.

“Në fshatin Batusë në afërsi të Fushë Kosovës, mbrëmë është thyer dhe grabitur shtëpia e Dragisha Miriqit, derisa ai ndodhej jashtë shtëpisë së tij. Në këtë fshat serb sot jetojnë rreth 300 serbë dhe incidente të tilla vetëm sa kontribuojnë për t'i bërë ata të ndihen të pasigurt dhe si shënjestër të huliganëve dhe keqbërësve shqiptarë. Nuk ka dyshim se ngjarje të tilla nuk kontribuojnë në qetësimin e tensioneve në terren dhe kërcënojnë drejtpërdrejt ekzistencën dhe mbijetesën e qëndrueshme të serbëve të cilët janë lënë të jetojnë në kushte tashmë të vështira jetese në zonën e Kosovës dhe Metohisë, edhe mbijetesën në vatrat e tyre shekullore”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.

Siç shtohet, Zyra për Kosovë dhe Metohi pret që vjedhësit të arrestohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj serbëve janë pasojë e drejtpërdrejtë e mesazheve të politikanëve të papërgjegjshëm nga Prishtina, të cilët mbjellin urrejtje ndaj çdo gjëje serbe dhe me politikën e mosndëshkimit u japin erën huliganëve dhe inkurajojnë sulme të reja, qëllimi i të cilit është të krijojë trazira në mesin e serbëve”, thuhet në njoftim.