Keqkuptimet sërbo-shqiptare rreth Kosovës. A ka shpresë për mirëkuptim?

Rakočević, Muhadžiri, Bjelajac i Ljepaja
Burim: Kosovo Online

Ndërsa qeveritë në Beograd e Prishtinë prej shumë kohësh pa sukses kanë tentuar të gjejnë një zgjidhje kompromisi për normalizimin e marrëdhënieve, duket se në hije qëndron çështja, sa kuptohet mjaftueshëm prej përfaqësuesve të dy popujve më të mëdhenj të Ballkanit të cilët rrojnë përballë njëri-tjetrit. Shumica e të rinjve shqiptarë në Kosovë nuk dinë sërbisht. Shumica e sërbëve nuk flasin shqip, mes dy popujve ka shumë gjak të keq, paragjykime dhe shumë keqkuptime.

Gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq i cili është dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë ku jeton në Graçanicë, për Kosovo onlajn vëren se për sërbët, Kosova është si ilaç-nëse nuk e merr mjaftueshëm, nuk bën asgjë, nëse i shton dozën, je i mbaruar.

“Në jetën publike, politike, kulturore e shpirtërore, Kosova duhet të jetë ekuilibër mes jetës dhe trashëgimisë, shkencës dhe shtresës intime të poezisë, qytetërimit dhe raportit tonë me botën, si dhe pronësisë së pacenueshme dhe shenjtërisë së padiskutueshme të hapësirës dhe kohëzgjatjes historike. Kushdo që sot nuk është në gjendje të vështrojë mbijetesën e mrekullueshme të një plake të burgosur në Metohi dhe kompozimit botëror të Gjykimit të tmerrshëm në Graçanicë, çdo njohuri rreth Kosovës do të jetë e mangët, pasi injoron balancën e trashëgimisë dhe realitetit” tregon Rakoçeviq.

Për shkak të gjithë kësaj, thotë ai, një nga keqkuptimet më të mëdha sërbe për Kosovën, është se sërbët mund të bëjnë pa Kosovën dhe Metohinë dhe se sërbët e Kosovës nuk do të mbijetojnë.

“Historia dhe jeta kanë treguar se nëse mbijeton apo kthehet një sërb, mbijetojnë dhe kthehen të gjithë”, shpreh bindjen e tij Rakoçeviq.

Nga ana tjetër, ai kujton se dikush ka thënë shumë kohë më parë se shpirti sërb është i bllokuar në një trup shqiptar dhe se shqiptarët e kanë problem si t’a fshijnë, anulojnë, harrojnë dhe t’a vrasin këtë shpirt dhe si e si mes vetes të krijojnë një kufi për t’u ndarë prej saj.

“Nacional-romantizmi që bashkoi mitet për ilirët dhe Adem Jasharin nuk mund t'i japë përgjigje qytetarit shqiptar se përse pothuajse asgjë në Kosovë nuk mban emrin e tyre”, thekson Rakoçeviq.

Ai vëren se tani çdo gjë i ngjan një ekosistemi të shkatërruar, në të cilin një specie është shfarosur, ose është gati të shfaroset dhe tjetra ndihet si fituese pa e kuptuar se po shkatërron veten dhe të ardhmen e vet.

“Zgjidhja për sërbët në Kosovë është një pozicional dhe i zëshëm: na lini në paqe! Çka do të thotë troç se liria juaj është për ju-liria jonë është për ne. Ky është një kusht që getot ku jetojmë të zhvillojnë një minimum kapacitetesh demokratike dhe të mirëpresin lirinë. Përse dhe si besojnë sot shqiptarët në Kosovë se liria dhe demokracia e tyre varet nga sërbët? Sepse nuk e kanë ndërtuar brenda vetes, sepse njerëzit e tjerë janë ferr dhe prandaj bota moderne nuk ka forcë dhe nuk do t'u thotë-shikoni veten tuaj dhe lërini të tjerët të qetë. Prandaj, liria brenda telit me gjemba është më e mirë se mënyra e jetesës dhe e të menduarit e tjetërkujt e cila ju spegon sesi duhet të duket jeta juaj dhe kush jeni” përmbyll Rakoçeviq.

Sociolog Artan Muhaxhiri vlerëson se procesi më i vështirë i cili është në të njëjtën kohë në thelb i pazëvendësueshëm, është arritja e përbashkët e një versioni të pranueshëm të historisë për ngjarjet më të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, bazuar në referenca objektive që sigurojnë besueshmëri shkencore.

"Si prej anës njerëzore dhe emocionale, ashtu edhe nga ana politike e juridike, të kuptuarit e së shkuarës është pikënisja bazë për shpresën për një zhvillim normal të ngjarjeve në të ardhmen. Për sa kohë që të dyja palët vazhdojnë të kenë pikëpamje diametralisht të kundërta për historinë-veçanërisht për ngjarjet e viteve 1980, 1990 dhe 2000, nuk do të ketë asnjë shpresë për evoluim konceptual drejt zgjidhjeve afatgjata. Përballja e ndershme me të shkuarën, është pikënisja kryesore e një ndryshimi të madh progresiv, pasi në të kundërt, çdo përpjekje për riinterpretime devijuese të historisë, do të forcojë traumat ekzistuese, do të zgjasë përballjen me to dhe do të nisë procesin e përpunimit të tyre. Historia mund të jetë çliruese ose bllokuese-në varësi të nivelit të ndërgjegjësimit politik të aktorëve vendimmarrës. Mitomanitë gjithmonë kthehen në bumerang te krijuesve të tyre dhe në momentet e iluminizmit kolektiv pragmatik, zbulojnë gjithë mjerimin e qytetërimit dhe mashtrimin thelbësor të ideatorëve të tyre“, ka sqaruar Muhaxhiri.

Ky i fundit thotë se paragjykimet dhe mosbesimi varen kryesisht nga shkalla e instrumentalizimit politik të historisë dhe nga përpjekjet e liderëve populistë për t’a përdorur atë si një tendë gjigante metaforike për të metat e ideve të zhvillimit krijues-rritjen ekonomike, përmirësimin e mirëqenies, përparimi socio-kulturor dhe ndryshimet pozitive të jetës e perspektivës.

“Kjo kategori politikanësh u shkon për shtat të luajnë kartën e “situatës së rreziqeve të përhershme”, pasi në këtë mënyrë-duke e vënë veten në rolin kryesor-ata vetëprojektojnë premisat e përmasave të problemit, por edhe pritshmëritë për zgjidhjen e tyre. Pseudopatriotizmi është një alibi jashtëzakonisht e zakonshme dhe e dëmshme në rajonin tonë, pasi nën këtë etiketë politikanët e demokracive joliberale, kamuflojnë zakonisht qëllimet e tyre tipike: vullnetin për pushtet të pakufizuar, përfitime ditore politike e financiare për strukturat oligarke, si dhe vazhdimin e status kuosë negative” thotë Muhaxhiri.

Ky i fundit shton se lehtësia e gjetjes së informacionit të vërtetuar me neutralitet profesional u jep shumë mundësi brezave të rinj të qytetarëve për të hulumtuar dhe gjetur versionet më objektive të së vërtetës për ngjarjet e kaluara.

Ai shton se institucionet publike dhe shtetërore kanë një rol vendimtar, sepse duhet të dëshmojnë gatishmërinë e tyre për të legjitimuar formate të reja zyrtare të narrativave të sakta historike.

"Pa groteske patetike dhe stereotipe të parëndësishme. Këto formate duhet të përfshihen më pas në programet mësimore dhe kështu të fillojë një rigjenerim afatgjatë dhe shumëdimensional i mentalitetit dominues. Keqkuptimet më të mëdha janë idetë klishe se normalizimi i rajonit tonë mund të ndodhë pa kompromise të shumta, realizime maksimale dhe investime të vlefshme. Natyra mjaft komplekse e marrëdhënieve të pushtetit ndërmjet Kosovës, Sërbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare janë të ndërvarura, prandaj duhen vendosur forma të ndryshme të kontrolleve të sofistikuara që gradualisht do të monitorojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Thuajse përrallat aktuale për lagjen si “Tjetri” në formën e një spektri të përhershëm, nuk përkojnë me përcaktimet e njëkohshme deklarative për proceset integruese europiane. Kthesa e Kopernikut duhet domosdoshmërisht të ndodhë-së pari në të menduarit, pastaj në dokumente dhe libra” ka thënë ai për Kosovo Onlajn

Muhaxhiri thekson se Bashkimi Europian në asnjë mënyrë nuk do të importojë mosmarrëveshjet ekzistuese dhe potencialin për përshkallëzim mes Kosovës e Sërbisë.

Nëse kjo do të ndodhte, shton ai, me shumë gjasa do të sillte transferimin e tyre brenda strukturave europiane, duke rrezikuar një proces zinxhir.

“Si Kosova edhe Sërbia janë në thelb të kërcënuara nga emigrimi i vazhdueshëm i profesionistëve, i cili sipas tendencave aktuale të rritjes së gatishmërisë sistematike të vendeve të fuqishme evropiane si Gjermania, pritet vetëm rritje në vitet vijuese. Largimet e mëdha të profesionistëve do të reflektohen në dobësimin cilësor të strukturave institucionale dhe potencialit të sferës publike, duke reduktuar gjithashtu hapësirën për debate konstruktive dhe diskurse kritike” ka përmbyllur Muhaxhiri.

Historian Mile Bjelajac vëren se në mesin e shqiptarëve dhe sërbëve në Sërbi, po rriten gjenerata të reja, të cilët nuk janë të vetëdijshme për jetën dhe interesat e përbashkëta.

Sërbët që mbijetojnë, pavarësisht gjithçkaje, në Kosovë ndihen ndryshe, pasi fati i tyre i vështirë qëndron në ndërgjegjen e shqiptarëve, të pushtetarëve dhe fqinjëve të tyre, por edhe të atyre që kanë pushtuar ushtarakisht territorin e Kosovës, duke theksuar sloganin e gënjeshtërt "në fillim standardet, e pastaj statusi” ndërsa në të njëjtën kohë, që nga konferenca në Bratisllavë e organizuar nga Departamenti i Shtetit në vitin 2000, ata kërkuan që Sërbia të izolohet përgjithmonë nga rendi evropian dhe që Kosova të njihet si shtet i pavarur sa më shpejt të jetë e mundur.

“Tërheqja graduale e prezencës së shtetit sërb në një pjesë të territorit, sidomos koncesionet në veri të Kosovës, e cila i’u aneksua krahinës në vitin 1959, e përkeqësoi pozitën e sërbëve dhe joshqiptarëve. Po ashtu, në të njëjtën konferencë është përsëritur disa herë se është krijuar precedent dhe është shkelur e drejta ndërkombëtare, me fjalë të tjera, siç u theksua, ky precedent mund të përdoret në të ardhmen kur dikush i nevojitet për t’a përdorur” kujton Bjelajac për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shton se është thënë shumë herë publikisht se të gjitha ultimatumet, afatet e shkurtra gjatë krizës jugosllave, duke përfshirë edhe ato në Kosovë, vetëm nxisin pasionet, e jo t'i ftohin.

“Konflikti i ngrirë, zgjidhja e problemeve praktike të jetës së njërës dhe tjetrës, zgjidhja e të drejtave ekonomike dhe të të drejtave të tjera të uzurpuara, administrimi i drejtë, mund të ftohin kokën e tyre dhe të kthejnë besimin si dikur para vitit 1968. Natyrisht, tekstet ideologjike ku njëri komb është viktima dhe tjetri krimineli, duhet t’i përkasin të kaluarës. Është e vështirë të besohet se fuqitë e mëdha do të heqin dorë nga orekset e tyre egoiste pa një ndryshim të madh në plejadën ndërkombëtare dhe kjo është përtej fuqisë së faktorëve të vegjël ballkanikë. Megjithatë shpresoj tek faktori kohë si shumë herë deri më tani në histori. Vetë popujt e Ballkanit do të kishin një marrëveshje”, beson Bjelajac.

Ai tregon se agresioni ilegal i NATO në vitin 1999 dhe presionet e sotme, u prodhuan nga dëshirat gjeopolitike më të gjera të atyre faktorëve që me pranimin e tyre, donin luftë, për të formuar rrethana të reja politike-praninë ushtarake dhe kontrollin e burimeve, përfshirë komunikimin. .

"Gjenerali Uesli Klark dhe të tjerët e dëshmojnë këtë. Krijimi i një krize ishte një mënyrë për të dhënë një rast për përfshirje në ndërhyrje. Kjo praktikë egzston prej dekadash në botë. Në Ballkan, fuqitë e mëdha ishin më tepër faktor destabiliteti sesa harmonia mes popujve ballkanik. Sa i përket kombit shqiptar, nuk mund të përjashtohet Perandoria Osmane, Austro-Hungaria, Italia e më pas fuqi të mëdha moderne. Dikur të favorshëm ishin grekët, bullgarët dhe sërbët. Si perandoria osmane dhe Austro-Hungaria në periudhën 1918-1943 e Italia, kërkuan një faktor mbështetës për mbijetesë në Ballkan, natyrisht në dëm të elementëve sërbë, sllavë dhe ortodoksë. Kjo tendencë vihej re shumë kohë më parë tek elitat e kombeve ballkanike dhe u kundërshtua nga ideja "Ballkani te popujt ballkanikë". Këtë e ka përkrahur edhe lideri shqiptar Esad Pasha, mik i sërbëve dhe i bashkëpunimit me Sërbinë”, spegoi Bjelajac.

Ky i fundit tregon se nuk ishte e pafajshme as Internacionalja Komuniste, e cila u’a imponoi partive komuniste idenë e saj për zgjidhjen e çështjeve kombëtare në Jugosllavi dhe në Ballkan.

"Ato ide shpesh ishin nga qendrat që dolën humbëse në Luftën e Parë Botërore. Inxhinieria etnike filloi në zonën e Kosovës e Metohisë së sotme pas përvojës osmane të luftës së humbur në vitin 1878. Emigrimi aktiv i elementëve shqiptarë dhe të tjerë aziatikë dhe presioni mbi popullsinë sërbe e sllave, të cilët shpesh pranuan besimin mysliman (arnautët) filloi emigrimin drejt vendeve të lira. Në ana tjetër, myslimanët emigruan nga Bosnjë-Hercegovina, e cila ishte e pushtuar nga Austro-Hungaria ku u vendosen në Kosovë, e cila ishte ende zyrtarisht nën Turqi. Kështu, në mesin e viteve 1890, populli sërb ra nën 50% të popullsisë për herë të parë”, tha ai.

Bjelajac thotë se historiografia që parapëlqen rrëfimin shqiptar në botë, insiston në vitin 1912 dhe anashkalon ose hesht për periudhën e mëparshme.

“Gjenocidi” ndaj “racës shqiptare” po insinuohet dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Faktet nga shpalljet dhe synimet më të larta të autoriteteve shtetërore dhe ushtarake sërbe, përfshirë edhe vetë monarkun, nuk merren parasysh. Mirëpo, propaganda e atëhershme dhe tani, kishte interpretimin e vet, duke përgatitur terrenin për "ndërhyrje humanitare". Edhe pse ka historianë apo publicistë sërbë që janë të gatshëm të heshtin për faktet e pakëndshme që janë pasoja të situatave luftarake, ka ende një numër të madh të kolegësh shqiptarë të cilët me këmbëngulje do të theksojnë disa nga modelet tradicionale ideologjike që janë pjesë përbërëse e teksteve të sotme në Kosovë si p.sh teza se beteja e Kosovës është po aq sërbe sa shqiptare, se shpërngulja e madhe e sërbëve nga Kosova dhe nga jugu i dikurshëm i Sërbisë në vitin 1690 nën patriarkun Çarnojeviq pas disfatës austriake, është një trillim sërb apo një mit që nuk është pasqyrë e realitetit. Se sërbët erdhën në shekujt XII dhe XIII dhe ishin pushtuesit e ilirëve vendas (shqiptarët) dhe sërish që nga viti 1912. Se shqiptarët ishin viktima të Jugosllavisë gjatë gjithë kohës dhe se ata i’u nënshtruan genocidit. Noel Malkolm ose Timoti Garton Ash dhe shumë institute të tjera të mendimit, i përfshinë këto teza në veprat e tyre me ndihmën e bashkëpunëtorëve shqiptarë." shtoi Bjelajac.

Ai thotë se elitat shqiptare në Kosovë dhe në Shqipërinë socialiste u përpoqën të arrinin qëllimin e mbylljes së Shqipërisë së Madhe me çdo kusht.

“Resurset e Jugosllavisë dhe të Sërbisë u përdorën për zhvillim arsimor, kulturor dhe ekonomik, u inkurajua rritja demografike dhe u bë presion mbi popullsinë sërbe përmes masave të ndryshme me qëllim emigrimin. Ku janë gabimet e faktorit sërb dhe një ndër më kryesorët është keqkuptimi i rëndësisë së funksionimit konseguent i shtetit të së drejtës, pranimi i lehtë i zgjidhjeve normative që i’u imponuan Sërbisë përmes ndryshimeve kushtetuese pa vlerësuar zhvillimin e mundshëm në disa rrethana të reja.

Lehtësisht tolerohej importimi i teksteve shqipe dhe punësimi i mësuesve për të njëjtat studime nga Shqipëria, e cila nuk ndiqte përherë një politikë miqësore ndaj Jugosllavisë. Indoktrinimi la pasoja të qëndrueshme”, theksoi Bjelajac.

Fadil Lepaj, analist nga Prishtina, thekson se historia nuk mund të ndryshohet, por mund të mësohet prej saj.

“Gjithashtu, ne nuk mund t’a ndryshojmë të kaluarën tonë, por do të ishte gabim të mendojmë sot si në shekullin e XII, XIII apo të XVIII madje edhe në shekullin e XX. Duhet të korrigjojmë gabimet e së kaluarës kur miliona njerëz vuajtën për shkak të kufijve ose për shkak të ideologjive. Duhet t’a pranojmë këtë shans historik për të gjetur një opsion pa humbës dhe të mos lejojmë që të mbahemi peng nga ideologjitë mesjetare, apo fanatikë mendjevogël që besojnë se njerëzit duhet të shkojnë në luftë për të provuar se Zoti i tyre është më i vlefshëm apo më i fortë” ka thënë Lepaj për Kosova Onlajn.

Ai ka thënë se e ardhmja duhet të ndërtohet bashkarisht në Kosovë e në Sërbi.

“Zotit të gjithë do t’i falemi si dhuratë apo t’i përgjigjemi, por jemi të detyruar të ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen në vendin tonë bazuar në parimet e barazisë, e lirisë për të gjithë dhe demokracia dhe Komuniteti Europian janë e ardhmja që e bën këtë të mundur. Plani europian hap rrugën evropiane dhe ne duhet të kuptojmë se të ardhmen duhet t’a ndërtojmë së bashku, si ne në Kosovë ashtu edhe ata në Sërbi. Duhet të respektojmë dhe njohim njëri-tjetrin, të kërkojmë falje dhe të falim gabimet tona të së kaluarës, gjykoni qytetarët tanë që shkaktuan vuajtje ose morën jetën e civilëve dhe u jepni të tjerëve të njëjtat të drejta që kërkojnë për veten e tyre”, shtoi Lepaj.

Ky i fundit tregon gjithashtu se asgjë nuk mund të arrihet duke negociuar të kaluarën, pasi vetëm e ardhmja mund të negociohet.

 “Mendoj se njerëzit e thjeshtë nuk urrejnë, veçse organizatat fetare dhe politike mesjetare të pareformuara tashmë po trembin dhe shfrytëzojnë popullin për qëllimet e tyre të padrejta dhe ideologjike. Fatmirësisht, popujt europianë u shkëputën nga këto ideologji që i bënin të gjithë të vuanin dhe ndërtuan një shoqëri të re me synime dhe parime të reja që u sollën atyre paqen dhe prosperitetin që gëzojnë tashmë. Shqiptarët dhe sërbët në Kosovë, duhet të ndërtojnë jetën dhe bashkëjetesën. Sërbët duhet të jenë urë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës e Sërbisë, dhe jo formacione militante të organizatave të vjetra politike apo fetare” ka përmbyllur Lepaj.