Zyra për Kosovë e Metohi: Aksioni me arma të gjata të Premten e mirë, vazhdim i keqtrajtimit të popullit serb
Zyra për Kosovë e Metohi e Qeverisë së Serbisë ka njoftuar se hyrja e forcave speciale ROSU në një shtëpi serbe në fshatin Babudovicë në komunën e Zubin Potokut, të Premten e mirë, është vazhdimësi e keqtrajtimit të popullit serb.
“Hyrja e forcave speciale të ROSU-së në një shtëpi serbe në fshatin Babudovicë në komunën e Zubin Potokut të Premten e mirë është vazhdimësi e keqtrajtimit të popullit serb, i cili, si rregull, është cak i Prishtinës gjatë festave kryesore ortodokse. Për këtë arsye policia e Kosovës ka pritur të Premten e mirë për të kryer aksionin e saj?”, pyeti Zyra.
Siç vlerësuan ata, nuk është rastësi që Prishtina zgjodhi këtë ditë të rëndësishme ortodokse për të “stërvitur muskujt e saj dhe për të sjellë trazira dhe shqetësim tek serbët, veçanërisht në veri të Kosovës e Metohisë”.
Ata theksojnë se politikanët shqiptarë në Prishtinë padyshim se kishin frikë nga harmonia e treguar nga përfaqësuesit e serbëve nga Kosova e Metohia në takimin me Presidentin Aleksandër Vuçiq, ku u pajtuan qartë se do të jenë të bashkuar dhe të vendosur në synimin e tyre të mbeten në vatrat e tyre shekullore dhe ku populli serb mori një mbështetje të fortë të shtetit të tij.
“Aksioni me arma të gjata që Prishtina ka kryer, i cili qëllimisht është shënjestruar të Premten e mirë, tregon se populli serb në Kosovë e Metohi nuk mund t'i festojë festat e tyre fetare në paqe”, thuhet në komunikatë.
komentet