Mojanoski: Erozioni i vlerave dhe varfëria e shtyjnë rininë maqedonase drejt ekstremizmit

Cane Mojanoski
Burim: Kosovo Online

Profesori universitar nga Shkupi Cane Mojanoski thotë se sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut por dhe në vende të tjera të rajonit, është goditur prej erozionit të vlerave dhe për Kosovo onlajn vlerëson se sëbashku me varfërinë kjo kontribuon në pranim lehtë të ideologjive ekstremiste tek të rinjtë.

“Ne Maqedoni rreth 42% e banorëve i përkasin grupit të rrezikut social të varfërisë, 22% siguron bazat elementare për mbijetesë dhe po aq popullsi nuk ka burime të mjaftueshme as për ngrohje... Nëse shikoni që sistemi arsimor e veçanërisht sistemi i arsimit të lartë, i nënshtrohet formës së veçantë pjesëmarrjeje dhe se të tillë popullsi kaq e varfër, zorr se mund t'u mundësojë fëmijëve të tyre të studiojnë në Shkup apo në disa qendra të tjera universitare, mund të konkludojmë se varfëria është një nga faktorët që nxisin të rinjtë drejt sjelljes ekstremiste, ideologji apo praktikë”, bën të ditur Mojanoski.

Ky i fundit spegon se të rinjtë manipulohen lehtësisht sepse mes tyre egziston ndjenjë e lartë e pakënaqësisë dhe e padrejtësisë, e cila shtohet nga shumë faktorë të tjerë.

Duke i’u referuar hulumtimit të OSBE rreth sigurisë në Maqedoninë e Veriut, bëhet e ditur se numri më i madh i të pyeturve, ndiheshin të pasigurt për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Një faktor tjetër, bën të ditur ai, ka të bëjë me katastrofat natyrore në rajon dhe Europë ku muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë dhe sikurse thotë, janë rezultat i mospërputhjes.

“E gjithë kjo është rezultat i mangësive të sistemit arsimor, themelimit të pamjaftueshëm të dijes dhe përgjegjësisë së njerëzve që kanë njohuri të kualifikuara. Dhe e gjithë kjo, ndikon tek individët dhe më pas manipulohen lehtë për të pranuar disa forma radikale të sjelljes” thotë profesori.

Ky i fundit thekson se analizat e disponueshme për publikun, tregojnë se në dekadën e fundit, pothuajse 900 njerëz nga rajoni janë identifikuar si mbështetës ose i përkasin grupeve ekstremistësh radikalë. Prej tyre rreth 200 ishin më pak se 18 vjeç.

“Ky është një nga treguesit se konceptet dhe qasjet radikale në interpretimin e botës, janë të pranueshme për të rinjtë, sepse shpesh lihen veçmas për shkak të situatës së keqe ekonomike, familje të shkatërruara që nuk mund t'i kushtojë kohë të mjaftueshme procesit arsimor, ndërsa shkolla pak a shumë është e orientuar drejt plotësimit të nevojave të arsimit të detyruar, pa u shqetësuar shumë për kualitetin e dijes. Mbarë sistemi arsimor, përfshirë edhe sistemi i arsimit të lartë, është goditur fuqishëm nga erozioni i vlerave për shkak të korrupsionit dhe sjelljeve korruptive”, vlerëson Mojanoski.

Ky i fundit shton se ky fenomen nuk është ekskluziv vetëm për Maqedoninë, por dhe në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, egzistojnë vende që në thelb nuk arritën të luftojnë korrupsionin dhe varfërinë dhe nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme sistemit arsimor dhe vlerave që ai duhet të gjenerojë.

Zgjidhjen profesori e shikon në vendosjen e shtetit ligjor dhe egzistencën e shtetit të së drejtës. Nëse nuk e ke atë parim, shton ai, atëherë ndjesia e të qenit të privuar nga e drejta dhe mospasja e mundësive të barabarta në shoqëri, rrit pakënaqësinë.

“Një nga problemet themelore të shoqërisë maqedonase, nëse doni dhe në mbarë Ballkanin, është se qytetarët nuk u besojnë institucioneve, nuk i besojnë sistemit. Dhe pa individ të lumtur, asnjë shoqëri nuk mund të shpresojë tek e ardhmja e saj dhe nuk mund të presë se ka qytetarë që do të jenë të gatshëm të sakrifikojnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti në të cilin të ndihen të lirë dhe të përmbushur” konkludoi Mojanoski.