Sërbët në Shqipëri festojnë Krishtlindjen, dëshirojnë të ngelen ndër shekujsh në vatrat e tyre

Sërbët në Shqipëri kanë festuar ditën më të gëzueshme kristiane siç është Krishtlindja. Liturgjia është shërbyer në kishën e Shën Treshes në afërsi të Shkodrës ku prej të cilës sërbët kanë theksuar se dëshirojnë të mbeten ndër shekujsh në vatrat e tyre në këtë shtet.
Ndonëse në kohën e Enver Hoxhës ka qenë e ndaluar e drejta e besimit, apo vendosja emra sërbë fëmijëve, si dhe mbiemrave të tyre u privohej nga fundorja prapashtesa "iq", sërbët në Shqipëri kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre. Ligji për ruajtjen pakicave kombëtare të vitit 2017, mundësoi përfitimin e statusit si pakicë kombëtare.
“Sot sërbët në Shqipëri jetojnë në mënyrë të barabartë si shqiptarët, por ata janë më të paktë si pasojë e politikës së shtetit shqiptar“, është shprehur për Kosovo onlajn kryetari i shoqatës sërbo-malazeze “Rozafa-Moraça“ në Shkodër, si dhe përfaqësuesi sërb në Komitetin e pakicave kombëtare pranë qeverisë shqiptare Pavle Brajoviq i cili ka theksuar se sërbëve në Shqipëri u nevojitet vëmendje më e madhë prej Sërbisë.
“Sërbët po pakësohen si pasojë e politikave të ndryshme të shtetit shqiptar dhe në të gjitha kohët përmes historisë edhe si pasojë e vëmendjes së nënës Sërbi e cila duhej të ndihmonte më shumë. Ajo për dhjetë vite ka ndihmuar në zhvillimin e kurseve të gjuhës dhe kulturës sërbe“ ka thënë Brajoviq.
Në Shqipëri në vitin 1967, u ndalua besimi fetar. Të gjitha objektet religjioze në të tre fetë, pësuan të njëjtin fat. U shkatërruan apo u shndërruan në objekte sportive, restorante, magazina ushtarake.
Ashtu sikurse u shemb edhe kisha e vjetër sërbe në Vrakë e themeluar në shekullin XIX. E reja është ndërtuar në vitin 2004 në tokën e falur na familja Brajoviq.
Ndërtimi i kishës u mundësua për besimtarët dhe u ndërtua me fondet e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe Mitropolisë së Bregdetit Malazez.
Millojka Brajoviq nga Shkodra thotë se edhe i vëllai i saj ka qenë pjesmarrës në ndërtimin e kishës.
“Kisha u mundësua prej tim vëllai të ndjerë Millan Brajoviq, ku ndodhet në tokën e tim eti Vaso Brajoviq. Ajo është e destinuar për të gjithë ata që duan të vijnë“, ka theksuar ajo.
Liturgjia në Kishën e Shën Treshes, u organizua nga prifti Ivan Popoviq.
Në festa të mëdha, në këtë shërbesë fetare ka ofruar ndihmë edhe prifti i mitropolisë së bregdetit malazez si dhe profesorët e Shkollës Teologjike të Cetinjës.
“Kemi ardhur nga Mali i Zi të shërbejmë liturgjinë e shenjtë në Vrakë në qytetn e lashtë të Shkodrës. Kur vijmë këtu ndjejmë dashurinë e këtij populli, ndjejmë gjithçka që ka kaluar. Ndjejmë gëzimin e tyre ndaj dhe kemi ardhur nga Mali i Zi për të sjellë zemrën dhe shpirtin tonë dhe bekimin e mitropolitit tonë, zotit Joanikije“ ka thënë prifti Predrag Shqepanoviq.
0 komentet