Apeli për paqe i sërbëve të Kosovës u bëhet të ditur SHBA dhe BE

Skup podrške u Gračanici
Burim: Kosovo Online

Thellësisht të shqetësuar prej veprimeve represive dhe agresive të Qeverisë së Kosovës dhe sjellja e forcave speciale policore në veri të Kosovës, të cilat mund të përshkallëzohen deri në pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe dëmtojnë përgjithmonë mundësitë e pajtimit dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve e sërbëve të kësaj hapësire, shkruhet në fillim të apelit për paqe të cilin e kanë nënshkruar 160 intelektualë sërbë nga mbarë anët e Kosovës.

Në apel dënohen çdo lloj dhune ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë në ngjarjet e fundit.

“Problemet politike nuk mund dhe nuk guxojnë të zgjidhen përmes veprimeve policore, por me dialog konstruktiv në tryezën e bisedimeve. Të mësuar prej leksioneve nga historia se aparati institucional nën kontrollin e një bashkësie etnike nuk mund dhe nuk duhet të menaxhojë jetët e bashkësive të tjera etnike, sepse demokracia në shoqëritë multietnike post-konfliktit nënkupton ndarjen e pushtetit dhe përgjegjësisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, sigurisht jo sjellje agresive të sigurisë dhe autoriteteve publike bashkësisë së shumicës, ndaj pakicave. Duke theksuar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe sërbëve mund të ndërtohet vetëm mbi marrëdhëniet e besimit dhe respektit reciprok dhe jo mbi represionin, dhunën dhe dehumanizimin ndaj të cilit populli sërb është i ekspozuar përditë, si përmes deklaratave të zyrtarëve më të lartë, ashtu edhe përmes raportimeve nga mediat dhe fushatat negative në rrjetet e mediave sociale. Duke apeluar se sërbët në Kosovë, si komunitet, por edhe anëtarët e tij, përditë janë të ekspozuar ndaj tentativave për delegjitimim, dehumanizim, etiketim dhe kriminalizim në daljet publike nga zyrtarë të qeverisë, por edhe në takime me përfaqësues ndërkombëtarë, duke paraqitur pikëpamjet legjitime të komunitetit sërb në Kosovë si instrumentalizimin nga Qeveria e Sërbisë me të cilin duan të mohojnë partnerët ndërkombëtarë dhe publikun” shkruhet në apel. 

Më tej theksohet se demokracia nuk ndërtohet me zgjedhje nëpër kontejnerë, dhe me mbajtjen e funksioneve publike që nuk kanë legjitimitet tek populli, por kanë për qëllim që me forcën e armëve dhe represionin policor të qeverisin ndaj qytetarëve të grupit tjetër etnik. 

"Duke theksuar se drejtimi i mirë dhe sundimi i të drejtës ligjore, nuk janë të njëjta-ndërsa çështjen e të drejtës ligjore mund t’i përgjigjet dhe inteligjenca artificiale, drejtimi i mirë është një proces shumë më kompleks, delikat që kërkon talent për lidership; Duke pranuar se qeveria e Kosovës dhe institucionet e saja përditë shkelin të drejtat e popullit sërb të garantuar në Kushtetutë, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe as detyrimet e ndërmarra nga procesi i negociatave me Sërbinë. Jemi të vendosur të qëndrojmë për të jetuar me dinjitet në këto hapësira, në bashkëjetesë dhe respekt reciprok me shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike, por edhe krenarë për veten, historinë, trashëgiminë tonë kishtare, kulturore e fetare. Dëshirojmë të besojmë në fjalë të sinqerta të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, e në veçanti atyre të Bashkimit Europian dhe vendeve të Pesëshes që zëshëm janë në mbështetje për multietnicitetin dhe bashkëjetesën paqësore mes komuniteteve etnike në Kosovë”.

“Ne, anëtarët e poshtëshënuar të komunitetit sërb nga të gjitha anët e Kosovës, jemi të bashkuar në kërkesat e lartpërmendura që u drejtojmë përfaqësuesve të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe sepse besojmë se vetëm ata mund t’a ruajnë paqen në Kosovë dhe të ndërmarrin presion vendimtar ndaj qeverisë së Albin Kurtit që të zbatojë masat e mëposhtme që janë të nevojshme për ruajtjen e paqes dhe krijimin e kushteve për zbatimin e Marrëveshjes së arritur së fundi për normalizim.

Kërkesat e Apelit për paqe

•Tërheqjen e të gjitha njësive të policisë speciale nga veriu i Kosovës, nga komuna, nga bazat e sapondërtuara si dhe nga pikat e kontrollit sepse prezenca e tyre është në kundërshtim me nenent 128 dhe 61 të Kushtetutës së Kosovës dhe në kundërshtim të pikës 9 të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Sjellja e këtyre policëve ngjall frikë dhe shqetësim mes banorëve vendas dhe paraqet kërcënim për paqen, ndërkohë që mungesa e reagimeve për vendosjen e tyre ilegale në veri të Kosovës, në konfiskimin e dhunshëm dhe ilegale të trojeve, përcolli mesazh negativ se është i lejueshëm militarizimi i kësaj hapësire. 

•Braktisja e godinave komunale dhe objekteve të tjera publike në qendrat administrative në veri të Kosovës nga ana e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk kanë legjitimitet demokratik të përfaqësojnë komunitetin vendas të këtyre anëve dhe të mos pengohet sigurimi i aksesit të zyrtarëve egzistues të administratës vendore në zyrat e tyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja.

•Instalimin e njësive të KFOR dhe EULEX në veri të Kosovës me qëllim ruajtjen e paqes deri në momentin e kthimit të pakushtëzuar të sërbëve vendas në polici, e cila duhet të përfshijë edhe garanci të forta për respektimin e kompetencave specifike të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Veri. të cilat janë të përcaktuara me Marrëveshjen e Brukselit dhe të cilat janë cikluar nga fundi I vitit 2021 përmes vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

•Zbatimi i nenit 7 të marrëveshjes për normalizimin e të cilës garantohet e drejta e vetqeverisjes në bashkësitë sërbe në Kosovë dhe formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Sërbe. 

• Formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe me shumicë sërbe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe principet e përgjithshme për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe prej vitit 2015.

•Pas përshtatjes së kornizës ligjore për formimin e Bashkësisë, të organizohen zgjedhje demokratike në komunat në veri të Kosovës dhe të krijohen kushte për kthimin e papenguar dhe të pakushtëzuar të sërbëve nëpër institucione.

• Zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit të vitit 2016 ku konfirmohet pronësia e Manastirit të Deçanit ndaj 24 hektarëve truall.

• Zgjidhjen e të gjitha rasteve të sulmeve ndaj sërbëve dhe pronave të tyre, përfshirë dhe shpronësimin e paligjshëm të trojeve, incidenteve të fundit ku janë përdorur dhe armët e zjarrit nga ana e efektivëve të shërbimeve të sigurisë së Kosovës, si dhe forcimin e masave të sigurisë në zonat sërbe në Kosovë. 

• Ndalja e demonizimit të popullit sërb në prezencat publike të presidentes së Kosovës, kryetarit të qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë nga radhët komunitetit shqiptar. 

Nënshkruesit e Apelit për paqe

1. Dragisha Mijaçiq/ InTER / Zubin Potok
2. Jovana Radosavljeviq / Iniciativa e re shoqërore/ Lleposaviq
3. Milica Andriq Rakiq / Iniciativa e re shoqërore / Zubin Potok
4. Miodrag Miliqeviq / Aktiv / Mitrovica e Kosovës
5. Dushan Radakoviq / ACDC /Mitrovica e Kosovës
6. Mirosllav Ivanoviq /gjykatës në pension/Mitrovica e Kosovës
7. Nenad Todoroviq/regjisor teatri/ Mitrovica e Kosovës
8. Ljubomir Pantoviq / avokat / Mitrovica e Kosovës
9. Prof. dr Nebojsha R. Mitiq / profesor në Fakultetin e Mjekësisë UP / Mitrovica e Kosovës
11. Prof. dr Biljana Jarediq / Zvečan
12. Momçilo Trajkoviq / president i forumit kombëtar sërb/ Graçanicë
13. Prim. dr Zvonko Radosavljeviq/Shefi i kirurgjisë në QKS Mitrovica e Kosovës/ Lleposaviq
14. Prof. dr Igor Damjanoviq / profesor aktrimi, Fakulteti i Artit UP/Beograd, zhvendosur 
15. Aleksandar Arsenijeviq / president GI mbijetesa sërbe/ Zveçan
16. Radmila Kapetanoviq / Vallja e motrave sërbe / Zubin Potok
17. Jasmina Zhivkoviq Jovanoviq /Shoqata e familjeve të të zhdukurve-Sjtërpcë/ Shtërpcë
18. Goran Avramoviq / redaktor RTV Kim / Graçanicë
19. Predrag Miljkoviq / avokat / Mitrovica e Kosovës
20. Zorica Vorguçiq / redaktore RTV Kim / Graçanicë
21. Darko Dimitrijeviq / redaktor Radio Gorazhdevc/ Gorazhdevc
22. Angjellka Qup / gazetare / Graçanicë
23. Ivan Nikoliq / CSD / Graçanicë
24. Ruzhica Simiq / E drejta e gruas/ Mitrovica e Kosovës
25. Marko Jakshiq/ jurist i diplomuar dhe aktivist politik/ Mitrovica e Kosovës
26. Sasha Llazareviq Kudra / Solist vokal/ Zubin Potok
27. Ana Marija Ivkoviq / gazetare Alternativna / Zveçan
28. Millosh Subotiq / jurist i diplomuar/ Mitrovica e Kosovës
29. Stefan Veljkoviq / aktivist shoqëroro-politik / Mitrovica e Kosovës
30. Marko Millenkoviq / Iniciativa për shoqëri të re/ Lleposaviq
31. Ivan Vuçkoviq / gazetar / Lleposaviq
32. Stefan Kalaba / inxhinier pyjesh / Zveçan
33. Nenad Maksimoviq / CPT / Graçanicë
34. Aleksandar Rapajiq / Nansen Dialogue /Mitrovica e Veriut
35. Rajko Jovanoviq / CSD / Graçanicë
36. Aleksandar Veliq / CSD / Graçanicë
37. Vladimir Radosavljeviq / profesor / Lleposaviq
38. Millan Dobriq / dizenjues grafik/ Mitrovica e Kosovës 
39. Danillo Gjuriq / instruktor alpin/ Osojane
40. Jelena Jevremoviq / profesor / Lleposaviq
41. Bojana Manitasheviq / CSD / Graçanicë
42. Nevena Radosavljeviq / aktiviste për hulumtim paqësor /Lleposaviq
43. Suzana Vukashinoviq / teknik finance / Llapasellë 
44. Mladena Vukashinoviq / Llapasellë
45. Veljko Samarxhiq / CSI / Pejë
46. Biljana Stankoviq / Llapasellë
47. Aleksandar Tanaskoviq / Eko Bukuria / Lleposaviq
48. Vlladan Paviq/Mjeshtër toni Teatri Popullor i Prishtinës në Graçanicë/ Mitrovica e Kosovës
49. Vlladisllav Gjerkoviq / administrata e Teatrit Popullor të Prishtinës në Graçanicë/ Lleposaviq
50. Isidora Todoroviq /studente e krijimtarisë botërore në Beograd/ Mitrovica e Kosovës
51. Nebojsha Gjirgjeviq/ aktor në Teatrin Popullor të Prishtinës në Graçanicë/ Valjevë, i zhvendosur
52. Ivana Simiq /organizator në Teatrin Popullor të Prishtinës në Graçanicë/ Beograd, zhvendosur
53. Verica Neshoviq / ekonomist i diplomuar / Lleposaviq
54. Verka Jovanoviq / sektor biznesi / Lleposaviq
55. Sllobodan Pejanoviq / historian master / Lleposaviq
56. Gordana Gjoriq / UPŽ Avenija / Graçanicë
57. Angjella Millosavljeviq / farmaciste e diplomuar/ Lleposaviq
58. Ivan Millosavljeviq / IT i diplomuar /Lleposaviq
59. Nenad Jovanoviq /sipërmarrës/ Lleposaviq
60. Sërgjan Simonoviq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Kosovës
61. Veroljub Petroniq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Kosovës
62. Dejan Nedeljkoviq / OJQ Zemra e gjelbërt / Mitrovica e Kosovës
63. Miodrag Andriq / ing. organizator i punës në pension/ Zubin Potok
64. Vesna Jovanoviq / profesore e gjuhës dhe letërsisë sërbe/ Partesh
65. Ruzhica Llukiq / mësues në pension / Partesh
66. Dobrivoje Jovanoviq / mësues në pension / Partesh
67. Zorica Stankoviq / shtëpiake / Partesh
68. Oliver Vujoviq / Forumo për bashkëpunim të shoqërisë multietnike/ Graçanicë
69. Milivoje Raiçeviq / master në administrimin publik/ Mitrovica e Kosovës
70. Nikolla Todiq / Iniciativa e re shoqërore/ Lleposaviq
71. Sllobodan Stoshiq / ACDC / Mitrovica e Kosovës
72. Vlladan Trifiq / Instituti për hulumtim publik/ Graçanicë
73. Ivana Millosavljeviq / Shoqata e familjeve të të humburve-Shtërpcë/Shtërpcë
74. Jovana Cvetniq /gazetare e diplomuar/ Zubin Potok
75. Sasha Iliq / Qendra për paqe e tolerancë/ Graçanicë
76. Nemanja Nestoroviq / profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Kosovës
77. Ivan Stojkoviq / organizator në Teatrin Popullor të Prishtinës/ Graçanicë
78. Slagjana Kostiq / ekonomiste e diplomuar/ Zubin Potok
79. Urosh Branoviq / sipërmarrës privat/ Lleposaviq
80. Igor Dashiq / punëtor shoqërie / Zveçan
81. Olivera Manojlloviq / profesor i gjuhës sërbe/ Zubin Potok
82. Marko Radojeviq / profesor biologjie / Zubin Potok
83. Çasllav Tomoviq / inxhinier i diplomuar tekonlogjik / Veli Breg, Zubin Potok
84. Boban Petrovië / profesor / Graçanicë
85. Millena Kasalloviq / profesore e gjuhës sërbe/ Zubin Potok
86. Oliver Vezmar / inxhinier i diplomuar për elektroteknik/ Zubin Potok
87. Ljubisha Mijaçiq / inxhinier i diplomuar, arkitekt/ Zubin Potok
88. Bojana Vukadinoviq / psikolog master / Mitrovica e Kosovës
89. Nemanja Jovanoviq / professor i informatikës / Zubin Potok
90. Natasha Trifunoviq / inxhinier i diplomuar, arkitekt/ Zubin Potok
91. Dragana Dobrosavljeviq / Shoqata e familjeve të të zhdukurve-Shtërpcë/Shtërpcë
92. Martin Alleksiq / profesor matematike / Zubin Potok
93. Dushan Bazoviq / student i mjekësisë / Mitrovica e Kosovës
94. Zoran Milliq / profesor matematike / Zubin Potok
95. Nikolla Spasojeviq / profesor matematike / Zubin Potok
96. Sanja Kërtiniq / aktivist civil/pedagog / Mitrovica e Kosovës
97. Bojana Milletiq / profesor i biologjisë / Zubin Potok
98. Sonja Bozhoviq / profesor i gjuhës sërbe / Zubin Potok
99. Danijela Millosavljeviq / profesor i gjuhës sërbe / Mitrovica e Kosovës
100. Radosava Gjorgjeviq / profesor kimie / Zubin Potok
101. Dragica Popoviq / doktor mjekësie / Mitrovica e Kosovës
102. Dragica Tomoviq / profesore e sociologjisë/ Zubin Potok
103. Slagjana Vulloviq / profesore / Zubin Potok
104. Natasha Bjellica / profesore e gjuhës angleze/ Mitrovica e Kosovës
105. Aleksandra Saviq / profesor i gjeografisë / Zubin Potok
106. Zllatko Stojanoviq / Llapllasellë
107. Miljan Bozhoviq / ekonomist / Zubin Potok
108. Millosh Mitroviq / profesor i gjuhës frënge / Zubin Potok
109. Marija Trikosh / profesore e gjeografisë / Mitrovica e Kosovës
110. Sanja Sovrlliq / gazetare/ Lleposaviq
111. Nedeljko Mijaçiq / pensionist / Zubin Potok
112. Vasilije Markoviq /inxhinier elektroteknik në pension ish drejtori i fabrikës
SIMPO në Zubin Potok/ Zubin Potok
113. Slagjana Vukashinoviq / Llapllasellë
114. Gjorgje Jelliq / elektroteknik kompjuterash/ Zubin Potok
115. Aleksandar Arsiq / inxhinier i diplomuar për elektoteknik / Mitrovica e Kosovës
116. Dragisha Kostiq / InTER / Zubin Potok
117. Ana Qup Markoviq /gazetare Graçanica Online dhe TV Prva / Graçanicë
118. Bojan Millosavljeviq / Action for Social and Economic Development / Lleposaviq
119. Branisllav Vasoviq / Qendra Kulturore Rinore / Lleposaviq
120. Mirjana Obradoviq / pensionist / Zubin Potok
121. Jellena Prica / punonjëse në drejtorinë tatimore/ Mitrovica e Kosovës
122. Milica Prica / filolog dhe dizenjues / Mitrovica e Kosovës
123. Marija Simunoviq / inxhiniere agronome/ Zubin Potok
124. Anastasija Rakiq / inxhiniere agronome / Zubin Potok
125. Vasiljka Voinoviq / Bota e ëngjëllit/ Mitrovica e Kosovës
126. Marija Millenkoviq / InTER / Zubin Potok
127. Katarina Millosavljeviq / studente / Miniera e Madhe, Zveçan
128. Aleksandra Fiqoviq / studente / Miniera e Madhe, Zveçan
129. Dobrinka Obradoviq / teknike ndërtimi / Zubin Potok
130. Mishel Koneski / master në menaxhimin ndërkombëtar/ Lleposaviq
131. Milica Millenkoviq / inxhiniere ndërtimi/ Zubin Potok
132. Sasha Jovanoviq /Shoqata e familjeve të të zhdukurve-Shtërpce/ Shtërpce
133. Verica Mijaçiq / mësuese e edukatës qytetare/ Zubin Potok
134. Milica Markoviq / mësuese biologjie/ Zubin Potok
135. Dragana Viqentijeviq / mësuese kimie/ Zubin Potok
136. Andrijana Vlashkoviq / ekonomiste / Zubin Potok
137. Snezhana Periq Bogdanoviq /coordinator projektesh / Graçanicë
138. Aleksandar Ratkoviq / inxhinier i diplomuar, arkitekt/ Mitrovica e Kosovës
139. Danillo Radoviq /specialist profesionist inxhinier informatike dhe kompjuterik/ Mitrovica e Kosovës
140. Mirjana Bojoviq / juriste/ Mitrovica e Kosovës
141. Radoljub Jakshiq / elektrooteknik / Zubin Potok
142. Millena Dabetiq / psikolog, psikoterapeutik i çertifikuar europian / Mitrovica e Kosovës
143. Nikollina Kllajiq / student e shkencave politike/ Mitrovica e Kosovës
144. Marina Millentijeviq / student për gazetari/ Zveçan
145. Vlladisllav Qup /punonjës mediaje / Graçanicë
146. Millena Maksimoviq / punonjëse mediaje/ Radevo
147. Milladin Kostiq / pensionist/ Zubin Potok
148. Dimitrije Mirkoviq / punonjës mediaje/ Llapllasellë
149. Zorica Obradoviq / studente / Zubin Potok
150. Nikolla Millosavljeviq / punonjës mediaje/ Graçanicë
151. Nenad Cvetniq / teknik mediash/ Zubin Potok
152. Bozhidarka Zhivkoviq / Shoqata e familjeve të të zhdukurve-Shtërpce /Shtërpce
153. Dragan Peshakoviq / inxhinier ndërtimi/ Lleposaviq
154. Sunçica Andrejeviq / fotoreportere Alternativna /Uljarë-Fushëkosovë
155. Marina Bozhoviq / profesor gjeografie / Zubin Potok
156. Vllado Vukomanoviq / ekonomi teknike / Zubin Potok
157. Nemanja Bozhoviq / pedagod i diplomuar/ Mitrovica e Kosovës
158. Vesna Kostiq / edukatore, pedagoge / Zubin Potok
159. Violleta Marinkoviq / e diplomuar për ekonomi/ Zubin Potok
160. Nemanja Obradoviq / inxhinier profesionist i elektronikës dhe kompjuterave/ Zubin Potok