Bej: Makron ka të drejtë, Prishtina është përgjegjëse për trazirat, Franca dhe BE duhet të shtyjnë Kurtin që të tërhiqet
Presidenti Makron ka të drejtë kur tha se qeveria kosovare është përgjegjëse për trazirat sepse pikërisht ajo çoi kryekomunarët shqiptarë që të merrnin brutalisht godinat komunale sërbe në veri, shprehet për Kosovo Onlajn deputeti francez në Parlamentin Europian Nikolas Bej.
Ky i fundit shprehet se së fundi u mbajtën votime false demokratike pa sërbët me pjesmarrje qesharake, ku u mundësua autoriteteve kosovare të dëbonin kryekomunarët sërbë.
"Kryekomunarët shqiptarë në fillim hoqën flamujt sërbë nga pjesa ballore e godinave komunale duke treguar se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. Kosova është djepi historik i Sërbisë dhe sot, pas invazionit shqiptar, veriu është i vetmi bastion që u ka mbetur sërbëve në Kosovë" thotë Bej.
Bej mendon se kryekomunarët sërbë sa më parë duhet të kthehen në pushtet dhe për këtë presidenti Makron duhet të reagojë sa më shpejt.
"Presidenti Makron zgjohet vonë. Me modesti dënon veprimet e qeverisë kosovare. Duhet të kishte reaguar më herët. Kjo është ajo që disa njerëz, përfshirë edhe mua, kanë bërë thirrje për 20 vjet. Franca, si fuqi diplomatike, duhet t’a denonconte më herët Kosovën para se të ndodhin konfrontime të reja. Kryekomunarët sërbë flamujt sërbë, duhet të kthehen në veri të Kosovës. Këto zgjedhje false janë vetëm një mjet më shumë për të dëbuar sërbët e fundit nga Kosova dhe për t’a pushtuar me dhunë territorin që nuk u përket”mendon Bej.
Kurti refuzoi kërkesën amerikane që policët të zhvendosen nga godinat komunale në veri dhe pyetjes nëse duhet t’i trembemi incidenteve të reja, europarlamentari francez thotë se Franca dhe BE duhet të shtyjnë Kurtin që të tërhiqet.
"Po, do të ketë dhe incidente të tjera, sepse sërbët në mënyrë legjitime nuk do të lejojnë konsolidimin e shqiptarëve në veri të Kosovës. Franca dhe Bashkimi Europian duhet të shtyjnë Kurtin të kthehet para se gjërat të përfundojnë keq. Sërbët janë përballur me provokime të tjera prej shqiptarëve duke ecur në urën qëndrore të Ibrit, simboli i rezistencës sërbe. Për të përmirësuar situatën, duhet të mbrohen fuqishëm interesat sërbe në rajon, duke filluar nga kërkesa për largimin e kryekomunarëve shqiptarë” shprehet Bej.
0 komentet