Në Ambasadën e Sërbisë në SHBA u çel ekspozita për nder të Misionit Hiliard
Në Ambasadën e Sërbisë në Uashington është çelur ekspozita për nder të Misionit Hiliard, aksioni më të madh i shpëtimit të forcave aleate pas linjave të armikut në Luftën e Dytë Botërore, ku u ndërmor në Sërbi. Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka vlerësuar se sot brezi ynë jeton në standartet e kësaj miqësie.
Gjuriq ka bërë të ditur në Tuiter se është krenar që i’u bashkua miqve të Misionit Hiliard në organizimin e kësaj ekspozite ku siç tha, i kushtohet operacionit të jashtëzakonshëm ku është shembull unik sesi lindi miqësia dhe vëllazëria nën armë në rrethanat më të vështira, në një mjedis që ishte i pamëshirshëm, në një mjedis ku shpëtimi i jetës së çdo mjeti fluturues, përbënte kërcënim direkt për ata që morën pjesë në mision.
“Kjo është histori për heroizmin dhe trimërinë e pilotëve të cilët rrezikuan jetën e tyre për të çliruar një vend mijëra milje larg nga vendlindjet e tyre dhe për njerëzit e thjeshtë të cilët rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar amerikanët dhe pilotët e tyre aleatë. Kjo është histori e miqësisë unike të krijuar disa breza më parë”, ka shkruar Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se sot brezi ynë jeton me standardet e kësaj miqësie.
“Ne do të bëjmë çmos që të mos zhgënjejmë paraardhësit tanë dhe të mos zhgënjejmë ata që do të vijnë pas nesh” tha Gjuriq.
Operacioni ura Ajrore i cili në SHBA njihet si Operacioni Haliard, ishte operacioni më i madh shpëtues i forcave aleate pas linjave të armikut në Luftën e Dytë Botërore dhe u ndërmor në Sërbi prej forcave ajrore të SHBA në bashkëpunim me Ushtrinë Jugosllave të Atdheut të gjeneralit Dragoljub Mihailloviq.
Në këtë mision u shpëtuan më shumë se 500 pilotë aleatë, të cilët gjermanët i rrëzuan mbi qiellin e Jugosllavisë.
Numri më i madh i pilotëve u evakuuan nga aeroporti i improvizuar në fshatin Pranjani në vitin 1944.
0 komentet