Avramovska Nushkova: Dhuna sistematike ndaj grave është problematike, vendimtar roli i institucioneve dhe mediave

Anа Avramovska Nuškova
Burim: Kosovo Online

Anа Avramovska Nushkova, koordinatore e projektit në Zyrën Egzekutive të Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe familjes, thotë se femiciditeti është një prej formave më të rënda, por nuk duhen harruar dhe format e tjera të dhunës ndaj grave si ajo seksuale, ekonomike dhe më shumë e ekspozueshme-dhuna psikologjike.  

Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Shkup dhe vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë tronditën rajonin, ndërsa Ana Abramovska Nushkova thekson për Kosovo onlajn se me ngjarje të tilla e veçanërisht kur është fjala për dhunën ndaj grave, roli i mediave është vendimtar. Këto janë ngjarje të cilat nuk mund të raportohen si sensacionale.

"Sensacionin mund t’a lini mënjanë. Në mënyrë që të mos i gjendet asnjë justifikim autorit, sepse mashtroi, sepse e la atë, apo të paraqitet si person imoral për të justifikuar aktet e vrasjes", thotë Nushkova dhe sqaron se organizatat eksperte kanë shfaqur këtë problem për një kohë të gjatë pasi pasojat janë të paparashikueshme.

"Ka pasur shkrime ku në vend të raportimit për vrasjen e gruas, flitej për “dramë dashurie” ose titulli ishte “nga grindja në vrasje” ose “e vrau sepse e tradhtoi”. Duhet bërë shumë dhe të shfaqet kujdes, sepse mediat jo vetëm e kanë detyrimin të paraqesin me saktësi faktet, por kanë edhe detyrimin që në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjet tona, të veprojnë në parandalimin e dhunës dhe dhunës në familje në të ardhmen", thekson Nushkova dhe thekson se femiciditeti është një nga format më të rënda të dhunës fizike ndaj grave dhe se në Maqedoninë e Veriut këtë vit janë regjistruar gjashtë raste të tilla të vrasjeve.

​"Kur flasim rreth femicidit duhet të dimë se kjo është një nga format më të rënda të dhunës fizike që mund të ushtrohet ndaj grave, për faktin se ato janë gra. Vetëm në janar kemi pasur tre raste të femicideve, në gusht një tjetër femicide është pasqyruar në media dhe në shtator edhe një tjetër. Këtë vit pati një tjetër tentativë për femicid. Sa i përket shifrave, shpresojmë të ndalemi këtu, gjashtë gra të vrara në Maqedoni, për faktin se janë gra", thotë Ana Avramovska Nushkova.

Sipas fjalëve të saj, Maqedonia e Veriut është një nga vendet në Europë me raportimet më të pakta të dhunës, pra dhunës në familje, por realiteti është krejtësisht ndryshe dhe arsyet duhen kërkuar në vlerat patriarkale, turpin dhe stigmatizimin nga mjedisi, por edhe problemet me karakter sistematik, pra mosveprim apo veprim të pamjaftueshëm të institucioneve, si dhe shërbime të specializuara që shteti duhet të ofrojë për mbrojtjen e grave.

Ai problem është sistemik, nuk ka lidhje vetëm tek femiciditi i të gjitha formave të dhunës që mund të ndodhin. Fizike, seksuale, ekonomike, psikologjike si një nga format më të përhapura të dhunës. Ka dy arsye, ndoshta më shumë. Një aspekt janë aspektet tona tradicionale, patriarkale, turpi dhe pyetjet 'çfarë do të thonë të tjerët' dhe 'a mund të më ndodhë vërtet mua kjo'. Dhe e dyta është përgjigja e institucioneve se çfarë dhe si mund të bëhet.

Nushkova thotë se Maqedonia e Veriut ka ligje të shkëlqyera sa i përket parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, të cilat gjithashtu parashikojnë dhe përmirësojnë masat mbrojtëse nga ligji i mëparshëm. Egzistojnë masa urgjente dhe të përkohshme që qendrat e punës sociale dhe punonjësit e policisë mund t'i propozojnë gjykatës dhe të ofrojnë mbrojtjen e parë kur ne raportojmë një rast të çdo forme dhune.

"Supozoj se vetëdija apo njohuria e pamjaftueshme apo numri i pamjaftueshëm i trajnimeve nga ana e profesionistëve nga institucionet përkatëse, dinë të japin përgjigje të saktë. Për këtë na duhet të punojmë. Një është të kesh ligje, por zbatimi i tyre është shumë i rëndësishëm. Kur viktimës i themi se duhet të shkojë në Qendrën për Punë Sociale ose të kontaktojë stacionin më të afërt të policisë, ata janë ata që ndodhen në vijën e parë dhe duhet t'i ofrojnë mbrojtje fillestare. Prandaj, në momentin e parë duhet bërë vlerësimi i rrezikut dhe të shikohet se në çfarë situate ndodhet viktima dhe çfarë masash duhet të merren për t'i siguruar mbrojtje adekuate", thotë Nushkova dhe thekson se Maqedonia e Veriut në shkurt të këtij viti, ndryshoi Kodin Penal dhe në këtë mënyrë e harmonizoi atë me Konventën e Stambollit.

Nushkova thotë se Maqedonia e Veriut është një prej vendeve të rralla të Ballkanit Perëndimor e cila përfshinte një vepër të re penale - “përndjekjen”, e cila mund të parandalonte krime më të rënda, veçanërisht femicide, por për të dhëna më konkrete, duhet të kalojnë të paktën dy vjet nga fillimi i zbatimit.

Bashkëbiseduesja jonë thekson se ngacmimi kibernetik është ende një temë për të cilën pak dihet dhe diskutohet, por është bërë mjaft për njohjen e dhunës seksuale përmes internetit.

"Kjo është një çështje e shkëlqyer pasi rreth kësaj mjaft është folur. E dini që kemi pasur disa raste siç është Oda Publike, Gjevgjelia Hub, e më pas në Fejsbuk u shfaq rasti romes. Fjala është rreth rasteve me fotografitë e grave dhe vajzave të marra nga rrjetet e tyre sociale ku janë publike, të filmuara dhe të përcjella në grupe me konotacion seksual dhe të dhënat e tyre personale (ku jetojnë, numrat e telefonit), një formë mjaft e lartë ngacmimi dhe dhune seksuale. Është bërë shumë punë tek njohja e dhunës seksuale në të gjitha format e saj në të cilat ato mund të kryhen, jo vetëm në hapësirën kibernetike, por edhe në atë publike. Ligjvënësit tanë e kanë njohur nevojën e kriminalizimit të këtij akti. Ndonëse ende nuk e kemi ndjekur rastin, mendoj se statistika flet, kam të dhënat më të fundit nga Ministria e Brendshme. Statistikat tregojnë se ka filluar të denoncohet si vepër penale dhe të fillojë të procedohet. Kur flasim për format e dhunës, mënyrat e egzekutimit ndryshon me mënyrat e ndryshimit të teknologjisë dhe kjo duhet marrë shumë seriozisht. Duke qenë se numri më i madh i përdoruesve të rrjeteve sociale janë të mitur, një i rritur nuk mund të ketë gjithmonë njohuri për atë që po ndodh", thotë Anа Avramovska Nushkova-koordinatore e projektit në Zyrën Egzekutive të Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe familjes në Maqedonisë e Veriut.