Problemet e grave në Kosovë: Dhuna, papunësia dhe mosnjohja e të drejtave ligjore

Nasilje u porodici.jpg
Burim: Reporteri

Dhuna ndaj grave në Kosovë është në rritje ndërsa shtëpitë e sigurisë ku janë 10 të tilla, janë pothuajse të mbushura, paralajmëron Nevenka Rikallo nga Shoqata e grave “Dorë më dorë” dhe Igbale Rogova nga Rrjeti i grave që tentojnë të ngrenë ndërgjegjen tek pjestarët e gjinisë së delikate kur të drejtat e tyre janë në diskutim por dhe t’i ndihmojnë në forcimin ekonomik.

Vetëm në periudhën prej janarit deri më shtator të këtij viti, policia kosovare ka rregjistruar 2.008 raste të dhunës ndaj grave në familje, megjithatë çështja është se sa gra nuk janë të guximshme të denoncojnë dhunën si pasojë e varësisë ekonomike nga partnerët apo pamjaftueshmërisë së diturisë që kanë për të drejtat e tyre ligjore.  

Sipas të dhënave nga Rrjeti i grave në Kosovë që mbledh gati 140 organizata të cilat merren me të drejtat e grave dhe ndihmojnë pjestarët e gjinisë delikate, në Kosovë vetëm 18% e grave janë të punësuara, ndërsa sipas të dhënave nga Indeksi i grave të paqta dhe të sigurta, për vitin 2023 dëshmohet se Kosova në Europë zë vendin më të keq të jetës së grave pas Ukrainës.  

Presidentja e Rrjetit të grave Igbale Rogova nuk pajtohet me të dhënat e hulumtuara nga Indeksi i grave duke thënë se pyetjet në rastin e anketimit nuk kanë qenë të qarta dhe jo të vendosura saktësisht.

“Nuk është e saktë që në Kosovë është situatë e keqe, që Kosova është në vend të dytë në Europë, pasi këtu egziston jetë e mirë për gratë, por problemi vazhdon të ngelet papunësia. Nëse nuk keni mbështetje ekonomike atëherë gjithçka bëhet e vështirë dhe kur është dhuna në diskutim, arsimimi….Pra jam kundër këtij hulumtimi pasi pyetjet kanë qenë hutuese. Kur bëhet hulumtim, duhet të jetë model i mirë dhe për çështjet pasi nuk është e rrezikshme të jesh grua në Kosovë, por është vështirë si pasojë e jostabilitetit ekonomik, papunësisë dhe kjo ndikon tek dhuna ndaj grave, ndaj grave të shkolluara” thekson Rogova.

Kjo e fundit pretendon se Kosova ka ligje të mira kur vihet në diskutim e drejta e grave por këto ligje gratë nuk i shfrytëzojnë.

„Duhet të denonconi dhunën, duhet të kërkoni të drejtën tuaj në pronë, pasi kemi ligje që inkurajojnë dhe mbështesin gratë“ thotë ajo.

Dhuna ndaj grave nuk është vetëm në Kosovë por ngado në mbarë botën, shton Rogova.

„Tek ne gratë nuk i shfrytëzojnë mjaftueshëm institucionet. Kur flas për institucionet flas për policinë, gjykatat, pasi ne nuk mundemi t’i zgjidhim vetë. Nuk munden vetë organizatat të punojnë tek këto, tashmë kemi institucione të cilat mund të ndihmojnë“ thotë Rogova.

Kjo e fundit thekson se Rrjeti i grave u ka sugjeruar institucionve kosovare t’a ndihmojnë me shtëpitë e sigurta në Kosovë dhe se për herë të parë këtë vit, qeveria kosovare ra dakord që të ndihmojë, ndërsa nga ana tjetër organizatat para të cilave vijnë të ndihmojnë me fonde.

„Në fillim është një grant me vlerë 500 euro, tani deri në 10.000 euro. Qëllimi ynë është se kur ne themi, si Rrjet se duam së bashku të punojmë, unë nuk mundem të pres këto organizata të punojnë pa fonde, ndaj kemi nisur me fonde të Rrjetit të Kosovës çka mund t’a shikoni në sajtin tonë cilat janë organizatat që morën grantet dhe ku do t’i përdorin“ thekson ajo.

Rrjeti i grave gjithashtu nisi fushatën „Këpucët e kuqe“ ku gratë të martën vishen me të kuqe dhe thonë “Sot nuk do të kritikoj asnjë grua”.

„Çdo grua duhet të luftojë për veten, askush nuk do t'ju ndihmojë nëse ti e para nuk mendon për veten, por ajo grua duhet të ketë dikë që t‘a ndihmojë gjatë rrugës dhe këshilla ime për të gjitha gratë është që të solidarizohen me njëra-tjetrën. Vizioni im janë tre dëshira të mëdha. Njëra është përfshirja e meshkujve në punën tonë, sepse unë nuk besoj se mund t'i ndihmojmë gratë nëse meshkujt nuk janë me ne në këtë rrugëtim, dhe shikoj gjithnjë e më shumë meshkuj që mbështesin punën tonë. Së dyti, për mua ishte e rëndësishme që brezat e rinj të përfshiheshin dhe tani shikoj djem dhe vajza që përfshihen dhe protestojnë së bashku kundër dhunës, por dëshira e tretë nuk më erdhi, që gratë të solidarizohen me njëra-tjetrën dhe të pushonin së kritikuari njëra-tjetrën” pohon Rogova.

Këshilltarja në “Qendrën gjithëpërfshirëse të grave”, strehimore për viktimat e dhunës në familje në komunën e Novobërdës, Nevenka Rikallo, paralajmëron rritje të dhunës ndaj grave.

„Qendra gjithëpërfshirëse e grave është çelur tre vite më parë dhe mund të themi se nga viti në vit rritet numri i rregjistrimeve të viktimave që janë të ekspozuara ndaj dhunës në familje. Në Kosovë egzistojnë nëntë shtëpi të sigurta ku një prej të cilave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ajo është e destinuar vetëm për viktimat e trafikut, ndërsa këto nëntë shtëpitë e sigurta janë të ndara sipas rajoneve mes të cilave është dhe i Novobërdos, dhe i Zubin Potokut, si dy komuna që pranojnë viktimat e dhunës në familje dhe gratë të cilat janë nga komunitete jo të mëdha. Qendra gjithëpërfshirëse e grave është një prej shtëpive të sigurta që strehon viktimat dhe gjatë kësaj periudhe prej janarit e deri më tetor, kemi patur 15 gra të rregjistruara dhe 18 fëmijë të cilat kanë kërkuar ndihmë nën asistencën e policisë dhe Qendrës për Punë Sociale. Mes viktimave nuk janë vetëm gratë nga komunitete të vogla, por edhe nga komunitete të mëdha kështu që nisëm nga pak të mësojmë shqip që të mund të kuptonim me përdoruesit tanë“ thekson Rikallo.

Ajo dëshmon se varfëria në Kosovë është forma më e ekspozuar tek gratë.

„Përveç papunësisë, mund të themi se gratë nuk qëndrojnë në plan të parë as shëndeti i tyre, ashtu sikurse as edukimi. Ndoshta ndikon në shëndet fakti që përherë një grua kujdeset para vetes për familjen e vet, anëtarët e vet të familjes, sesa për veten dhe vlen thënia “më lër ta bëj herën tjetër”. Për arsimin, mund të themi se është shtuar shkalla e arsimimit tek gjinia femërore, por janë në numër të vogël gratë që ndodhen në pozita vendimmarrëse, jo vetëm në politikë, por edhe në poste drejtuese kur bëhet fjalë për ndonjë biznes. Interesant është se një përqindje e madhe e grave janë të painformuara rreth mënyrës sesi mund të arrijnë pozitën e tyre ekonomike, sepse dinë shumë pak për të drejtën e trashëgimisë dhe njëkohësisht nuk janë të informuara për marrjen e një kredie për të filluar ndonjë biznes” tha Rikallo.

Pyetjes nëse ka dallim në pozitën e gruas në qytete dhe zona rurale në Kosovë, Rikallo thekson se varet nga cili kënd e shikon.

“Nëse shikojmë për ruajtjen e shëndetit, gratë nga zonat rurale janë shumë më të rrezikuara pasi ende nuk ka transport të organizuar publik nga fshati që ato të vijnë për ekzaminime dhe shumë pak mjekë punojnë nëpër fshatra ku mund të ofrojnë kujdes të organizuar shëndetësor, ndërsa përsa i përket, nëse shikojmë shtëpinë e sigurt, ka mundësi më të madhe punësimi dhe sigurimi dhe riintegrimi të grave në qytet. Në qytet ka mundësi për punësim më të mirë, shumë biznese pranojnë gra që kanë dalë nga rrethi i dhunës, ndërsa në fshatra kemi përqindje shumë të vogël të bizneseve ku njerëzit do të pranonin të punësonin gra të ekspozuara ndaj dhunës” pohon Rikallo.

Pavarësisht gjithçkaje, Rikallo thekson se institucionet po bëjnë pjesën e tyre të punës dhe kujton Konventën e Stambollit, e cila u miratua në vitin 2011 dhe u ratifikua në vitin 2020.

“Tani Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Ligji për Trashëgiminë, Ligji për Barazi Gjinore janë harmonizuar me Konventën e Stambollit, sepse nuk do të funksionojë vetëm me viktimat e dhunës në familje, por edhe me dhunuesit, kjo është risi që Konventa e Stambollit solli dhe “ligjet, udhëzimet administrative, dekretet që duhet të ndiqen tani janë duke u harmonizuar dhe ky është zhvillim pozitiv për sa i përket punës së institucioneve”, tha Rikallo.