Berisha: Për 13 vite në Kosovë janë vrarë 53 gra, institucionet në shumë raste dështuan
Prej vitit 2010 e deri më sot sipas raportit të “Rrjetit të grave” në Prishtinë, në Kosovë janë vrarë 53 gra, ndërsa arsyet kryesore të rritjes së dhunës ndaj grave janë ekspozimi i normave patriakale, por edhe reagimi i papërgjegjshëm i institucioneve dhe gjyqësorit çka rezultoi në mosbesimin tek viktimat.
Adelina Berisha, menaxhere programuese për luftën kundër dhunës në këtë organizatë, paraqet faktin humbës se 1 në tre gra në botë, është viktimë e një lloji të caktuar dhune, por vështirë të thuhet nëse femicidet janë në rritje në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
E vërteta është, thotë Berisha për Kosovo Onlajn, se nuk kalon një vit pa u vrarë më shumë gra në Kosovë.
“Dhe në rajon situata është e përafërt, ndërsa ne si aktiviste bëjmë raporte të përbashkëta me organizatat tona simotra nga Sërbia, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Me të gjitha to kemi partneritet, kemi pasur projekte të përbashkëta dhe ajo çka shikojmë është se situata është pak a shumë e njëjtë kudo në këto vende”, thotë Berisha.
Rritja e dhunës ndaj grave kontribuon tek normat patriarkale, thekson Berisha, dhe shpeshherë ndodh, pohon ajo, që gratë vriten për shkak të mosreagimit të institucioneve, çka rezulton me mosbesim tek viktimat.
“Për shkak të atij mentaliteti patriarkal, ndonjëherë gratë nuk marrin mbështetje nga institucionet, prandaj ndonjëherë kemi situatë ku edhe kur gruaja shkon të denoncojë dhunën, fjalët e saj nuk kuptohen në mënyrë adekuate. Njerëzit në institucione nuk e besojnë atë raport dhe prandaj ndodh femicidi. Në Kosovë kemi raste kur gratë janë vrarë për shkak të institucioneve, pasi nuk i kanë besuar deklaratave të tyre dhe nuk i kanë marrë seriozisht dhe kjo është arsyeja që kemi një numër kaq të madh të femicideve dhe dhunës, si në Kosovë ashtu edhe në rajon” thekson kjo aktiviste.
Dhuna në familje është vepër penale, kujton Berisha dhe shprehet qe për këtë egzistojnë dënime të caktuara. Megjithatë në praktikë ndodh thekson ajo, që ato të jenë të pakta.
“Kemi raste kur meshkujt të cilët kanë vrarë gratë, kanë marrë dënim të përjetshëm, por pas apelimit atyre i’u është ulur dënimi. Deri më sot dënimi më i madh me burg për gratë e vrara është dhënë me 25 vjet. Kjo është ajo çka dimë. Mendimi ynë është se nëse zbatohet ky ligj egzistues, atëherë nuk do të kemi probleme, por ndodh që gjyqtarët të ulin dënimet për autorët e dhunës apo vrasjes dhe më pas duket sikur po japim mesazhin që ata vazhdojnë të ushtrojnë dhunë-“Ne nuk kemi dënime për ju”, gruan e vendosim në srehim, ndërsa autorin e lëmë të lirë dhe jetojmë sikur nuk kanë bërë asgjë” spegon Berisha.
Kur diskutohet trajtimi i grave, ai është në nivel të keq global, thekson Berisha dhe shton se një në tre gra në botë ka pësuar formë dhune.
“Mendoj se tani është momenti që të gjitha gratë të jenë bashkë, të ndihmojmë njëra-tjetrën dhe t'u themi burrave se nuk do të vuajmë më dhe se është momenti i fundit që të ndryshojnë qëndrimin dhe trajtimin ndaj grave, pasi kjo është kundër të drejtave të njeriut". Ne si gra duhet të qëndrojmë solidare, të ndihmojmë njëra-tjetrën dhe të jemi zëri i viktimave për të ndryshuar situatën dhe që gratë të kenë jetën që meritojnë”, tha Berisha.
0 komentet