Todiq me banorët e fshatit Dren: Forcat speciale janë larguar nga lokacioni, punimet janë ndndaluar

Protest meštana u Drenu
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ka konfirmuar për Kosovo Online se nata në fshatin Dren ka kaluar e qetë, si dhe se janë mbledhur rreth 300 banorë por edhe se punimet nuk do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër.

“Nata kaloi e qetë. Një numër i madh njerëzish, rreth 300 ishin mbledhur. Rreth një orë e gjysmë më parë, rreth pesëmbëdhjetë automjete të njësive speciale të policisë dhe pesë furgona janë larguar nga lokacioni. Sipas njohurive, përkatësisht informacioneve që na ka dhënë nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, sot nuk do të punohet, gjegjësisht siç thotë ai, punimet nuk do të kryhen deri në një vendim tjetër”, tha Todiq.

Todiq shtoi se në atarin e fshatit ende ka makina ndërtimore dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Banorët e Drenit janë mbledhur dje për të ndaluar punimet në rrugë që të çon nga autostrada në drejtim të Leposaviqës në ladjen Zaselje të Leshkës dhe kodrën në të cilën është bërë shpronësimi i paligjshëm i tokës.

Koordinatori i aksionit, nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, tha se aty do të ketë stacion policor kufitar dhe se Policia vetëm po zbaton vendimin e Qeverisë.