Dioqeza Rashkë-Prizren: Akuzat e ministrit Çeku tregojnë se nuk ka dëshirë për komunikim të sinqertë

Manastir Banjska
Burim: Srpski manastiri i crkve

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, me rastin e, siç thonë, akuzave të pabaza se po i rinovon objektet fetare në Kosovë pa autorizim, ka bërë të ditur se KOS asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur për dialog, por se ai beson se dialogu duhet të bazohet në të paktën një shkallë minimale besimi dhe se shumë çështje që janë shumë më urgjente dhe kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, si dhe liritë themelore fetare, duhet të zgjidhen sa më parë.

Siç thuhet në njoftim, më 6 tetor, ministri i Kulturës së Kosovës Hajrulla Çeku i dërgoi një letër peshkopit Teodosi të Rashkës dhe Prizrenit me ofertë që Ministria të vlerësojë dhe të rivendosë dëmet në Manastirin e Banjskës pas ngjarjeve të pakëndshme të 24 tetorit.

“Ministri Çeku ka publikuar një faksimile të letrës në të njëjtën ditë në rrjetin social ‘X’, edhe pse letra zyrtarisht ka mbërritur në Dioqezë vetëm më 11 tetor. Përpara se të bëhej e mundur t'i dërgohej një përgjigje letrës së ministrit, më 12 tetor në portalin Koha dolën akuza të reja të Ministrisë së Kulturës.  Aty thuhet se Dioqeza Rashkë-Prizren gjoja po e rinovon manastirin e Banjskës pa miratimin e autoriteteve në Prishtinë. Ndaj Dioqeza e ka detyrimin që të gjitha këto çështje t’i adresojë sërish publikut, pasi me sa duket nuk ka vullnet të sinqertë nga ana e tyre për të bashkëpunuar dhe komunikuar normalisht”, thuhet në njoftim.

Nga Dioqeza thonë se dëmet në manastirin e Banjskës më 24 tetor nuk i janë shkaktuar tempullit dhe pjesës historike të manastirit, por bëhet fjalë tashmë për një portë metalike të thyer, me origjinë të kohëve të fundit, si dhe për dëmtim të godinës së bujtinës, jashtë kompleksit kryesor të manastirit, që kërkon punë bravandreqës dhe zdrukthtarisë.

“Prandaj, konsiderojmë të nevojshme të informojmë opinionin se Dioqeza Rashkë-Prizren tashmë ka grumbulluar mjetet e nevojshme për këto riparime, falë donacionit të Fondacionit Manastirit Hillandar dhe se së shpejti dëmi do të riparohet. Mbrojtja e objekteve fetare dhe monumenteve të kulturës është e një rëndësie të madhe, veçanërisht për Kishën tonë, e cila i përdor këto objekte si vendbanime kulti. Prandaj është jashtëzakonisht e papërgjegjshme të akuzohet Kisha, e cila po bën përpjekje të mëdha për të ruajtur trashëgiminë e saj nga rrënimi dhe përdhosja në Kosovë e Metohi në 24 vitet e fundit, se gjoja është e papërgjegjshme ndaj asaj që është themeli i identitetit dhe mbijetesës sonë në një atmosferë të diskriminimit të vazhdueshëm etnik”, theksojnë ata.

Ata thonë se çështja e mbrojtjes së objekteve të KOS-it në Kosovë është shqyrtuar dhe definuar në mënyrë specifike me Aneksin 5 të Ahtisaarit, të cilin qeveria e Kosovës dikur e ka pranuar me obligim që këto dispozita t'i përfshijë në Ligjin e ri për Trashëgimi Kulturore.

“Siç dihet, në aneksin 5 të planit të Ahtisaarit thuhet se KOS “ka të drejtën e plotë për të menaxhuar pronën, rindërtimin dhe qasjen në objektet e saj” (Aneksi 5, pika 1.5). Ky dokument asnjëherë nuk u shfuqizua dhe nuk u vu jashtë fuqisë, sepse pikërisht në bazë të vullnetit të Prishtinës për të pranuar dispozitat e planit të Ahtisarit, Kosova në ndërkohë u njoh nga një sërë shtetesh. Për fat të keq jemi dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve në Prishtinë për të shfuqizuar apo riinterpretuar gjithçka që ka mbetur nga ky Aneks 5 i këtij dokumenti, dhe një pjesë e saj ka hyrë në legjislacionin e Kosovës”, thonë nga Dioqeza.

Ata deklarojnë se Ligji për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili plani i Ahtisaarit parasheh të miratohet në përputhje me parimet e Aneksit 5, ende nuk është përgatitur apo miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në përputhje me detyrimet e marra dhe procedurat ekzistuese për ligjet e ndjeshmërisë së veçantë.

“Ky problem diskutohet prej disa vitesh në Këshillin për Zbatimin e Zonave të Veçanta të Mbrojtura. Ky Këshill ka tre vjet që nuk mblidhet për shkak se qeveria aktuale e Kosovës në mënyrë të njëanshme refuzoi marrëveshjen e nëntorit 2020 për problemin e rrugës transitore pranë manastirit të Deçanit, edhe pse është miratuar dhe nënshkruar nga BE, OSBE, dy ministra kosovarë të qeverisë së kaluar, KOS, KFO dhe kryetari i komunës së Deçanit. Mos respektimi i vendimeve dhe marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës është arsyeja kryesore pse ky Këshill ende nuk po funksionon”, thonë nga Dioqeza.

Prandaj, në Dioqezën Rashkë-Prizren, konsiderojnë se është e nevojshme që çështjet, siç është dëmtimi në Manastirin e Banjskës, të zgjidhen në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ndër të tjera parasheh zyrtarizimin e statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, dhe jo nga pozitat e autoritetit dhe kërcënimeve, ndërsa qeveria në të njëjtën kohë haptazi shkel ligjin për zona të veçanta të mbrojtura dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tokën e Manastirit të Deçanit, e cila nuk zbatohet për shtatë vite dhe që qeveria aktuale e Kosovës e injoron plotësisht.

"Për fat të keq, akuzat se Kisha jonë kryen mbrojtje të paautorizuar të objekteve të saj fetare, të cilat janë në të njëjtën kohë në përdorim aktiv nga Kisha jonë, janë jashtëzakonisht provokuese dhe krejtësisht të pasakta. Dioqeza Rashkë-Prizren ka shërbimin e saj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në krye me znj. Svetllana Haxhiq dhe gjithçka që është bërë në këto vite për riparimin e dëmeve që u bënë kryesisht në valën e sulmeve të shumta të ekstremistëve të armatosur shqiptarë në vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe, është bërë në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe ekspertët e angazhuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Në periudhën 2005-2010 Kisha jonë bashkëpunoi nën udhëheqjen e Këshillit të Evropës dhe me përfaqësuesit kosovarë të Ministrisë së atëhershme të Kulturës dhe me atë rast u riparuan dëmet e rreth 30 kishave dhe manastireve të dëmtuara apo të shkatërruara që pësuan në Pogromin e marsit 2004. Por atëherë qëndrimi i institucioneve të Kosovës ndaj KOS-së ishte më tolerant dhe kishte vend për bashkëpunim. Ndërkohë, sidomos në tre vitet e fundit, situata është përkeqësuar disa herë. Në një atmosferë në të cilën objektet e KOS-it janë ende të ekspozuara ndaj rasteve të vandalizmit, grabitjes dhe sulmeve, të cilat policia e Kosovës kryesisht dështon ose nuk dëshiron t'i zgjidhë dhe as nuk i karakterizon si vepra kriminale me sfond fetar apo nacionalist, është krejtësisht e pajustifikuar të akuzohet Kisha se nuk kujdeset për objektet e saj fetare”, vazhdoi deklarata.

Dioqeza shfrytëzon rastin për të kujtuar se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë po ballafaqohet me çështje të tjera të pazgjidhura, ndër të cilat janë çështjet e përmendura tashmë të refuzimit të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2016 për regjistrimin e tokës së Manastiri i Deçanit dhe problemi i ndërtimit të rrugës transitore për në Mal të Zi përmes zonës së mbrojtur të manastirit të Deçanit (që nga ekipet juridike të BE-së dhe OSBE-së u vlerësua si shkelje e ligjit për zona të veçanta të mbrojtura).

“Së fundmi është shfaqur problemi i projektligjit me të cilin revokohen të drejtat ekzistuese të KOS-it dhe policia e Kosovës ende nuk i lejon qasje klerikëve dhe besimtarëve tanë dhe kryerjen e ceremonive fetare në kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, përkundër faktit se bëhet fjalë për objekt fetar që është ndërtuar në përputhje me ligjin dhe që bashkë me tokën është regjistruar në kadastër si pronë e Kishës Ortodokse Serbe. Po ashtu, vazhdon qëndrimi negativ i institucioneve të Kosovës ndaj kishës dhe identitetit tonë, me tentativa për përvetësim kulturor të kishave dhe manastireve ortodokse serbe, së bashku me tekstet e shpeshta në media që përcjellin deklaratat e disa “ekspertëve” dhe “historianëve” që përhapin urrejtje të hapur fetare dhe kombëtare”, thuhet në njoftim.

Ata theksojnë se prej vitesh nuk kanë mundur të restaurojnë apo të kenë qasje në një numër objektesh fetare për shkak të ndalimit të policisë së Kosovës apo kundërshtimit të autoriteteve komunale.

“Theksojmë se këto janë probleme që njihen qartë nga bashkësia ndërkombëtare, për të cilat ne diskutojmë rregullisht me BE, OSBE dhe ambasadorët e Quint-it dhe vendeve të tjera dhe të cilat përmenden çdo vit në raportet zyrtare si dështim i rëndë në funksionimin e shoqërisë kosovare në lidhje me liritë fetare të KOS-it (p.sh. raportet vjetore të Departamentit të Shtetit). Një marrëdhënie e tillë është në kundërshtim me parimet themelore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe nuk kontribuon në ndërtimin e një shoqërie demokratike”, thuhet në deklaratë.

Dioqeza konkludon se Kisha Ortodokse Serbe asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur për dialog, por ne besojmë se dialogu duhet të bazohet së paku në një shkallë minimale besimi dhe se çështjet e lartpërmendura, të cilat janë shumë më urgjente dhe kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, si si dhe çështjet themelore fetare, duhet të zgjidhen sa më shpejt.