Elshani: Prej 1999 deri më sot në veri të Kosovës janë lëshuar urdhëra për kërkimin e 111 personave mes të cilëve 76 sërbë

Veton Eljšani
Burim: Kosovo online

Ndihmës drejtori i policisë kosovare për rajonin e Veriut Veton Elshani, ka thënë për Kosovo onlajn se në veri të Kosovës egzistojnë 165 urdhëra të cilat datojnë qysh prej vitit 1999 e deri më sot duke theksuar se në to përfshihen si shqiptarë ashtu dhe sërbë.

Elshani sqaroi se faktikisht në kërkim ndodhen 111 persona ku mes të cilëve rëndojnë shumë vepra penale ndërkohë që egzistojnë 165 urdhëra. 

"Si ngado në Kosovë, çdo rajon ka persona të cilët ndodhen në kërkim. Ne kemi 111 persona ku kërkohen në mbarë veriun e Kosovës qysh prej vitit 1999 e deri më sot. Urdhërat për kërkimin e tyre janë lëshuar për trafik, grabitje, vrasje….Mund të ketë që dikush prej tyre të ketë dy apo tre urdhëra në kërkim ndaj dhe numri është rritur në 165, por numri i njerëzve që kërkohen është gjithsej 111. Nuk është diçka e pazakontë. Përshembull Peja ka më shumë se 630 persona në kërkim" ka thënë Elshani. 

Ky i fundit theksoi se mes këtyre 111 personave mund të ketë ndër ata ndaj të cilëve rëndojnë krime lufte. 

"Kjo nuk është asgjë e pazakontë, 111 persona kërkohen në mbarë veriun e Kosovës, kjo nuk është asgjë. Për shembull nga këta 111, 25 janë shqiptarë dhe 76 sërbë” ka vënë në dukje Elshani.