Peshkopi Teodosije me Abotin rreth deklaratave të Alisha Kerns: Ky lajm përkeqëson sigurinë e KOS në Kosovë

Vladika Teodosije i ambasador Abot
Burim: Eparhija raško-prizrenska

Peshkopi rashko-prizrenas Teodosije ka biseduar sot në Manastirin e Graçanicës me ambasadorin britanik në Prishtinë Nikolas Abot duke shprehur shqetësimin më të thellë për deklaratat e parlamentares britanike Alisha Kerns e cila pretendoi se përmes Kishës Ortodokse Sërbe në veri të Kosovës po bëhet hyrja ilegale e armëve.

Peshkopi Teodosije siç bën të ditur Arqipeshkvia e Rashkës e Prizrenit veçanërisht theksoi se ky lajm i cili ndërkohë është hedhur poshtë nga Kfor, përkeqëson sigurinë e shumëfishtë të KOS në Kosovë dhe mund të rëndojë seriozisht procesin e de-eskalimit të tensioneve në veri të Kosovës e gjithashtu edhe dialogun.

"Peshkopi përsëriti qëndrimin se kisha jonë zotohet për paqe mes të gjithë qytetarëve në K&M dhe nuk mund të lejojë çfarëdolloj abuzimi apo manipulimi politik me kishat tona" bëhet e ditur në deklaratë.

Ambasadori Abot shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e tashme në veri të Kosovës, duke përmendur rolin e rëndësishëm të Kishës në avancimin e marrëdhënieve mes komuniteteve dhe njëkohësisht ka theksuar për nevojën e de-eskalimit urgjent.