EULEX për të arrestuarin Obrenoviq: Po e ndjekim rastin, do ta pyesim avokatin për trajtimin e të burgosurit

Euleks
Burim: Ekonomia Online

EULEX-i po e përcjell rastin nga afër dhe do të marrë pjesë në seancën e paraburgimit. Gjatë seancës së paraburgimit, vëzhguesit e EULEX-it do të mund ta pyesin avokatin për trajtimin e të paraburgosurit, kanë thënë nga ky Mision për Kosovo online kur u pyetën për të komentuar deklaratën e avokatit Milkoviq se klienti i tij Dushan Obrenoviq është rrahur brutalisht nga Policia e Kosovës dhe nëse dikush do të hetonte këto akuza nga misioni evropian.

Siç thuhet nga EULEX-i, përveç këtij rasti, janë duke monitoruar më shumë se 60 raste që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës.

"Ne mund të konfirmojmë se EULEX-i është duke monitoruar nga afër rastin dhe do të marrë pjesë në seancën e paraburgimit. Gjatë seancës për paraburgim, vëzhguesit e EULEX-it do të mund të pyesin avokatët për trajtimin e të paraburgosurve. EULEX-i vazhdon të monitorojë nga afër mbi 60 raste që përfshijnë serbët e Kosovës , ose mundësisht të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve përmes Njësisë së tyre për Monitorimin e Rasteve”, tha EULEX.

Dy serbët e arrestuar, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, sot në mëngjes janë transferuar nga paraburgimi policor në Mitrovicën e Jugut në paraburgim në Prishtinë dhe sot duhet të dalin para gjykatësit.

Avokati Predrag Milkoviq, i cili përfaqëson Dushan Obrenoviqin, i cili u arrestua në Zveçan, tha se klienti i tij është rrahur brutalisht nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Unë jam punësuar nga familja, dhe e kam vizituar në stacionin policor në pjesën jugore të Mitrovicës. Dushan Obrenoviq është rrahur rëndë nga Policia e Kosovës gjatë arrestimit dhe siç thotë ai, kur është sjellë në stacion policor, ka pësuar lëndime të ndryshme në kokë, prerje, çarje, hematoma në kokë. E kanë rrahur tmerrësisht dhe brutalisht. E kanë rrahur aq shumë sa për pak është hutuar. Më ka thënë se e kanë rrahur këtu në ndërtesën e komunës kur e kanë arrestuar", ka thënë Miljkoviq.