Gjuriq: Nata e trashëgimisë sërbe në Uashington sukses i paharrueshëm

Đurić i Jokić
Burim: Instagram/markodjuric.srb

Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq nën shoqërinë e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviqit dhe basketbollistëve Nikolla Jokiq e Deni Avdiu ishin pjesmarrës në natën e parë të trashëgimisë sërbe e cila u mbajt në Uashington.

Gjuriq në Instagram nënvizon se arena në të cilën u mbajt Nata sërbe e trashëgimisë, ishte e rrethuar me flamuj të Sërbisë ndërkohë që të pranishmit i janë gëzuar muzikës sërbe dhe valles tradicionale "Kolo".

Gjuriq ka falenderuar sërbët të cilët jetojnë në Amerikë, bashkëpunëtorëve të Qendrës Kulturore Sërbe "Opančići" për suksesin e paharrueshëm.

"Mbrëmjen e djeshme në natën e parë të trashëgimisë sërbe në Uashington, bashkuam fuqitë me miqtë tanë nga rajoni dhe bërëm tifozllëk së bashku me Avdiun dhe Jokiqin, u mbuluam Kapital arenan e jashtë saj me flamuj sërbë dhe u kënaqëm përmes tingujve të muzikës sërbe dhe valles "Kolo". Faleminderit gjithë sërbëve, Qendrës Kulturore Sërbe “Opančići“, zonjës Biljana Soldo dhe kolegëve të mij nga Ambasada e Sërbisë në SHBA ku mbrëmjen e kaluar përgatitën me sukses të paharrueshëm për të gjithë ne" nënvizon Gjuriq.