Gjuriq me kongresmenin Kin për dialogun-jemi të shqetësuar pasi Prishtina nuk përmbush detyrimet

Ambasador Marko Đurić i kongresmen Kin
Burim: Ambasada Srbije u SAD

Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq, ka biseduar sot në Кapitol Hill me kongresmenin Tomas Кin i cili përfaqëson Nënkomisionin për Europën në Këshillin për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Gjuriq ka informuar kongresmenin Kin për raundet e dialogut të zhvilluara në Bruksel dhe nënvizoi se presidenti Aleksandar Vuçiq ka qenë i qartë rreth pozicionit të Sërbisë për këtë çështje në mbrojtjen e interesave kombëtare, por edhe për gatishmërinë e Beogradit për të qënë i hapur për bisedimet në mënyrën e implementimit të marrëveshjes.

Gjuriq ka ripërsëritur shqetësimin e Beogradit zyrtar në kuadër të mospërmbushjes së detyrimeve të Prishtinës duke thënë se veprime të tilla prishin atmosferën e dialogut dhe nuk janë shenjë e një qasjeje serioze apo respekti për vetë procesin e negociatave.

Ndër çështjet e axhendës dypalëshe, ambasadori Gjuriq theksoi rëndësinë e fillimit të bisedimeve për partneritetin strategjik ndërmjet Sërbisë dhe SHBA me theks kryesor në sferën e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe të mbrojtjes.

Gjuriq dhe Kin, siç bën të ditur deklarata e Ambasadës së Sërbisë në SHBA, shkëmbyen mendime edhe rreth çështjeve aktuale të energjitikës e sigurisë, si dhe situatës aktuale në lindje të Europës, duke rënë dakord për domosdoshmërinë e përfundimit sa më të shpejtë të konfliktit dhe arritjes së paqes.