Jevtiq: Asnjëherë nuk do të tërhiqemi prej luftës për drejtëinë dhe të vërtetën
Kryetari i Komunës së Shtërpces Dallibor Jevtiq përshëndeti banorët ditën e sotme me rastin e festës së Shën Jovanit si dhe 7 korrikun ditën e kryengritjes së popullit të Sërbisë kundër pushtimit në Luftën e Dytë Botërore me mesazhin se prej luftës për drejtësinë dhe vërtetësinë kurrë nuk do të tërhiqemi.
Jevtiq ka uruar festën e sotme në Fejsbuk duke thënë se koha në të cilën jetojmë është e mbushur me sfida dhe padrejtësi.
“Banorëve të Shtërpces dhe të gjithë atyre që festojnë Shën Jovanin, në emër të udhëheqjes së Komunës së Shtërpcës dhe timin personal, ju uroj për festën e sotme. Gjithashtu edhe atyre që përkujtojnë sot si ditën e kryengritjes së popullit kundër pushtimit në Luftën e Dytë Botërore, shoqatën SUBNOR, i falenderoj për atë që përkujtojnë këtë ditë në vitin 2023 në Shtërpcën tonë, na kujtojnë të gjithëve ata që dhanë jetën për liri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftës kundër fashizmit e nazizmit. Koha në të cilën jetojmë është e mbushur me sfida dhe padrejtësi” tha Jevtiq.
Ky i fundit kujton se fiks një vit më parë, në festën e madhe të Shtërpces, njësitet speciale të Policisë Kosovare të armatosur deri në dhëmbë, i’a behën.
“Në momentin kur bashkëqytetarët tanë shkuan në kishë për liturgji, kur shkuan për të nderuar varret dhe përmendoret e të parëve tanë, rrugët e Shtërpcës ishin të mbushura me policë të veshur me maska dhe armë tytëgjata. Shkak ishte gjoja heqja e kamerave të vëzhgimit të përdorura për spiunazh. Ja një vit më pas, u vërtetua gjithçka që denoncova më 7 korrik të vitit të kaluar-gjithçka ishte veçse një farsë dhe një formë tjetër e presionit ndaj qytetarëve të Shtërpcës sipas direktivës së regjimit aktual në Prishtinë. Do të mbetet e regjistruar si një festë tjetër me armë tytëgjata në rrugët e famullisë Siriniq” ka shtuar Jevtiq.
Ky i fundit tha se kjo festë ashtu si të gjitha festat e tjera ortodokse, myslimane, katolike apo çfarëdolloj feste, të kalohet në qetësi.
“Në fakt, ne dëshirojmë që çdo ditë të jetë pa tensione, një lloj listash arrestimesh të hartuara përmes urdhërave politikë, që përditë të jetë ku të gjithë qytetarët e Komunës së Shtërpcës, pavarësisht se cilit komb i përkasin. të jetojnë në paqe dhe mirëqenie. Pikërisht për këtë, në ditën kur kremtojmë një festë fetare dhe ditën kur kujtojmë viktimat e luftëtarëve kundër fashizmit, po dërgoj këtë mesazh paqeje dhe arsyeje me një thirrje për të ndaluar dhunën institucionale, proceset false të montuara, për të ndaluar përhapjen e gënjeshtrave dhe të pavërtetave dhe frikës mes njerëzve. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për të vërtetën dhe drejtësinë”, tha Jevtiq.
0 komentet