Kristina dhe Borko Jovanoviq: Jemi fort me fat dhe mirënjohës çka Jakovi do të ketë suvenir nga presidenti i Sërbisë
Prindërit e Jakovit, Kristina dhe Borko Jovanoviq, kanë thënë për Kosovo Onlajn se lajmi që presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq do t'ia dhurojë djalit të tyre, orën që mori prej presidentit çek Millosh Zeman, foshnjës së parë sërbe të lindur në Kosovë këtë vit, se janë jashtëzakonisht të lumtur që djali i tyre do të ketë suvenir prej presidentit të Sërbisë.
Nënë Kristina tregon se është e lumtur që djali i saj do të ketë suvenir nga presidenti i Sërbisë.
“Jakov ka lindur pas mesnate rreth orës 02:35 në Graçanicë. Është foshnja e parë e lindur në atë maternitet dhe më pas morëm vesh se ishte edhe foshnja e parë në mbarë Kosovën. Jemi shumë të lumtur që ka lindur i pari. Mëngjesin e sotëm mësuam se do të marrim orë nga presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq. Jemi shumë të lumtur që presidenti na kujtoi dhe Jakovi për të gjithë jetën, do të ketë suvenir nga presidenti i Sërbisë. Qysh kur lindi Jakovi, kemi marrë dhurata të shumta dhe për këtë dua t'i falënderoj të gjithë dhe t'i uroj festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes dhe uroj që të gjithë t'i festojnë me lumturi, shëndet dhe gëzim”, tha Jovanoviq.
Dhe gjyshja e Jakovit, Sllagjana Jovanoviq, falënderoi presidentin e Sërbisë për dhuratën.
“Unë jam gjyshe krenare, u bëra me nip, u gëzuam shumë kur dëgjuam se presidenti i Sërbisë nipit tonë i dhuroi orë dhe jemi shumë mirënjohës që na kujtoi” tha Jovanoviq.
Jakov është fëmija i parë i Kristina dhe Borko Jovanoviq.
0 komentet