Kryepeshkopi Porfiri: Sërbët dhe shqiptarët i drejtohen njëri-tjetrit, lutemi për paqe për të gjithë popujt
Kryepeshkopi sërb Porfiri në predikimin e tij të mëngjesit para Krishtlindjes në Manastirin e Graçanicës, ftoi besimtarët për paqe, pajtim dhe bashkëjetesë mes sërbëve dhe shqiptarëve.
Kryepeshkopi Porfir tha se ne nuk mund të dëshirojmë paqe për veten tonë, nëse të tjerëve u urojmë trazira.
“Populli ynë ortodoks sërb ka diçka që nuk e ka asnjë popull tjetër, e ky është urimi që i përcjellim njëri-tjetrit në ditën para Krishtlindjes, e kjo është: Paqja e Zotit, Krishti u lind! Në atë fjalë zbulohet përkushtimi ynë, dëshmojmë se ne jemi njerëz të Krishtit nga paqja në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe për këtë dimë se nuk mundemi vetëm për ne që të dëshirojmë paqe dhe se nuk mundemi të kemi paqe për veten nëse dëshirojmë trazira për të tjerët, fqinjëve tanë. Ashtu sikurse dhe ata duhet të dinë se nëse duan paqe për veten, nuk mund t’a kenë atë nëse duan telashe për ne”, tha kryepeshkopi.
Siç shtoi ky i fundit, shqiptarët dhe sërbët uruan njëri-tjetrin dhe për këtë duhen kuptuar nevojat e njërit e të tjetrit.
“Prandaj ne lutemi për të mirën dhe paqen tek ne, e gjithashtu kështu lutemi për të gjithë popujt e tjerë dhe paqja për popullin shqiptar, pasi e dimë se ne Zoti na drejtoi tek njëri-tjetri, se na thirri në bukurinë dhe gëzimin e jetës, për paqen tek e cila fshihet dashuria, për të kuptuar se kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe gjithçka që dëshirojmë për veten, dëshirojmë dhe për ta. Kjo është lutja jonë, për këtë na thërret kjo ditë", tha kryepeshkop Porfiri.
Ky i fundit ka uruar besimtarët për Krishtlindjen dhe tha se sot jemi mbledhur me dashuri, besim dhe shpresë para Zotit.
0 komentet