Nga Njegoshi e deri tek Demaçi: Prania dhe rëndësia e Kosovës në letërsinë dhe artin sërb e shqiptar
“Oj Kosovë, gjykatë e mallkuar, në mesin tënd u shua Sodoma... Lufta qoftë e pandërprerë, e pamundur qoftë... Ivo Andriq Petar II Petroviq Njegoshin e quajti hero tragjik të mendimit kosovar. I mahnitur nga gjenialiteti dhe rëndësia e vargjeve të Njegoshit, nobelisti i famshëm e kuptoi shkëlqyeshëm se sa thellë ishin zhytur Gorski vijenac dhe Luça e mikrokozmës në tragjedinë sërbe në Kosovë. Dy kollosët e letërsisë sërbe rreth Kosovës, pra mirë e patën kuptuar”.
Përgatitur nga: Millosh Gariq
Rreth Kosovës edhe sot përditë flitet në kontekstin e politikës së lartë botërore dhe mosmarrëveshjes sërbo-shqiptare rreth primatit të të drejtave në atë hapësirë, ndaj vlen të kujtojmë se sa është Kosova si temë në fakt në trashëgiminë e këtyre dy popujve, në kulturën dhe artin e tyre.
Thonë se fjala Kosovë pnë Gorski Vjenac përmendet më së shumti me fjalën Zot. Kur flasim rreth pranisë dhe rëndësinë e temës kosovare në letërsinë dhe artin sërb, vepra e Njegoshit, e krijuar në gjysmën e parë të shekullit të XIX, është një nga përcaktuesit kryesorë, por ka shumë prej tyre, aq sa disa pohojnë se e gjithë kultura sërbe është e thurur nga simbolet kosovare.
Nga autorët e panjohur të poemave epike sërbe nga periudha para dhe pas betejës së Kosovës, Shënjt Sava, Jefimi, Stefan Llazareviq, për tek Aleksa Shantiqit, Millutin Bojiqit, Millosh Cërnjanskit, Paja Jovanoviqit, Urosh Prediqit, Stevan Stojanoviqit, Mokranjacit, Jovan Duçiqit, për tek Desanka Maksimoviqit, Isidora Sekulliqit, Matija Beqkoviqit, numër i madh poetësh, piktorësh dhe krijues muzikor që në veprat e tyre u frymëzuan dukshëm prej Kosovës.
Autori i poemës së famshme “Në Gazi-Mestan”, poeti Millan Rakiq, i ka rrëfyer mikut të vet Mladen St. Gjuriçiqit sesi dukej kur me ♪5etën e vet në Luftën Ballkanike mbërriti në Prishtinë.
“Pra dolëm vetëm në fushëbetejën e Kosovës. Në krahun e Lab, plot forca të reja nga shiu i vjeshtës, po nxitonte për të dhënë lajmin e madh. Në të majtë, në kodër, u vendos tyrbja e Muratit.... Na rreshtuan. Të shoqëruar nga shtabi u shfaq komandanti. Në formacion të ngushtë pushkët u përplasën me pushkë, rripat u shtrënguan. Rreth meje binin ushtarët. Pashë ushtarë që të puthnin dheun.."
Vargjet e Rakiqit ngelën në përjetësi.
"Plumb të fortë, pa të meta apo frikë,
E ftohtë si armatura jote dhe duket e errët,
Ju nxituat atëherë në një re pluhuri,
Dhe pati përplasje e garë të përgjakshme.
U lëkund Perandoria se u ngatërrua me ju…
Kur kalon stuhia, maja e Kosovës është e sheshtë,
Kosova u bë gropë e padepërtueshme,
Kosturnica e tmerrshme dhe humbja e famshme...
... Dhe sot, kur shkohet deri tek beteja e fundit
I pa verbuar nga shkëlqimi i aureolës së vjetër,
Unë do të jap jetën, atdheu im
Duke ditur se çfarë jap dhe përse e jap”.
Shkrimtari dhe gazetari nga Graçanica Zhivojin Rakoçeviq për Kosovo onlajn nën frymësim ka folur për këtë temë.
“Nga këndvështrimi më i gjerë i historisë së artit dhe letërsisë sërbe, ajo do të mund të quhej në masën më të madhe lirshëm kosovare, pasi fjalët dhe kuptimet e emrave Kosovë dhe Sërbi-kur bëhet fjalë për kulturën, shpirtëroren dhe shtetësinë-janë sinonim. Nga modeli dhe konteksti ynë kulturor, në çdo kohë u zhduk pothuajse gjithçka që nuk ka lidhje me Kosovën. Kosova dhe Metohia janë vendi i zenitit të qytetërimit tonë dhe aty, në këndvështrimin historik, dallohen qartë tri nivele, të cilat i përkasin kulturës sërbe dhe janë tërësisht jashtë kufizimeve territoriale dhe ideologjike. Niveli i parë janë monumentet dhe tempujt e jashtëzakonshëm të mesjetës, me Deçanin si kurorë artistike e Ballkanit. Pa mitologjizuar, afresket nëpër shpellat e Kosovës apo kishat e vogla e të panjohura mund të zbukurojnë muret e muzeve më të mëdhenj në botë. E gjithë kjo është pronë e Kishës Ortodokse Sërbe, e popullit dhe kulturës sonë. Niveli i dytë është Kosova e poezisë epike gjeniale, Njegoshi, epoka e robërisë dhe e çlirimit. Myslimanët boshnjakë, dubrovnikasit, në mënyrë të barabartë si ortodoksja-raja osmane përmes poemës dhe rrëfenjës për Kosovën, e shikojnë si pjesë të lirisë dhe shpresës së saj. Niveli i tretë është krijim modern, i mbushur me çrregullime tektonike, në qendër të të cilit gjendet Kosova. Pavarësisht gjithçkaje, këtu lindin pamje që kanë të njëjtën vlerë si në Nish apo Banjalluka. Nga e gjithë kjo mund të konstatohet se Kosova është e gjallë, paradoksalisht traditë moderne, të cilën kurrë nuk do t‘a fitojmë apo do t‘a kuptojmë deri në fund, por, sipas fjalëve të Andriqit rreth Drinës, Kosova kurrë nuk duhet të ndalim asnjëherë së kuptuari dhe fituari” spegon Rakoçeviq.
Literatura shqiptare
Rreth asaj se çfarë rëndësie dhe sa është tema e Kosovës prezente në tërësinë e letërsisë shqiptare dhe traditës, për Kosovo onlajn ka folur profesori i shkencave politike nga Mitrovica e Jugut Nexhmedin Spahiu.
“Në letërsinë shqiptare tema e Kosovës është e rrallë. Para luftës, shkrimtari dibran Haki Stërmilli (1895-1953) shkruajti romanin ku personazhi kryesor është një refugjat nga Kosova, i cili bie në dashuri me një vajzë nga Shqipëria. Pas Luftës së Dytë Botërore, shkrimtari me origjinë vllahe Jakov Xoxa (1923-1979) shkruajti një roman me të njëjtën temë, një refugjat nga Kosova bie në dashuri me vajzën nga Shqipëria e Jugut. Temën më të fortë mbështetëse për Kosovën e ka shkruar edhe një vlleh nga Shqipëria, Dhimitër Pasko (1907-1967), i cili në vitin 1941 bëri poezinë me rastin e aneksimit të Kosovës nga ana e Shqipërisë. Kjo është e gjitha nga letërsia shqiptare për Kosovën. Natyrisht dhe letërsia kosovare merrej me temën e Kosovës. Romanin e parë në Kosovë e shkruajti Adem Demaçi në vitin 1958, ku u mor me gjakmarrjen në Kosovë, në mënyrë progresive kritikonte këtë fenomen të keq”, thotë Spahiu.
Durata Shehri, profesore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, e cila është edhe profesore e letërsisë në Universitetin “La Sapienca” në Romë, thotë se Kosova në letërsinë shqipe u shfaq në radhë të parë në kuptimin gjeografik.
“Pjeter Bogdani në veprën e tij “Kënga e Sibillës” malin Pashtrik e përmend si toponim. Ky është vetëm një shekull pas veprës së parë në gjuhën shqipe, të Pjetër Budit të vitit 1555. Pas kësaj Kosova shfaqet disa herë, si toponim, pra si element gjeografik, apo si gjeografi ideale. Në kuptimin që deri në vitin 1912 Kosova konsiderohej vetëm një nga krahinat e banuara me shqiptarë, një nga krahinat e Shqipërisë Ideale. Kosovën e ndeshim në veprën “Bujqësi e Blegtori”, të Naim Frasherisë. Egzistojnë një sërë toponimesh të Kosovës në këtë vepër, si pjesë e Shqipërisë Ideale të këtij autori”, thotë Shehri për Kosovo Onlajn.
Shton se Kosova “shfaqet në literaturën shqipe, në lidhje me vuajtjet e shqiptarëve, siç ka qenë në luftërat ballkanike”.
“Shfaqet dhe në veprën e rëndësishme të Gjergj Fishtës “Lahuta e malësisë”. Një nga këngët kryesore të saj është ajo për Lidhjen e Prizrenit, në të cilën gjenden disa figura të rëndësishme të Kosovës. Kosova shfaqet me mall e nostalgji, si histori e gjeografi dhe si ideal shpirtëror. Në disa nga poezitë e Azdrenit, të Mirush Kutelit dhe në përgjithësi në letërsinë moderne shqiptare. Egzistojnë dy vepra të Kutelit, reportazhi i jashtëzakonshëm kur vizitoi Prizrenin në vitin 1943, nën emrin “Në Prizren, mes të gjallëve dhe të vdekurve”. Po aq e famshme është edhe “kënga kosovare” e Kutelit, thotë profesore Shehri.
Sipas saj, në periudhën e realizmit socialist pas vitit 1945, Kosova zhduket nga letërsia shqipe për arsye politike.
“Besohet si lloj teme e ndaluar. Ky ndalim ndonjëherë shfaqej haptazi, ndalimin e shtëpive botuese të botonin vepra për Kosovën. Megjithatë pavarësisht ndalimeve, Kosova në atë kohë ishte e pranishme në letërsinë shqipe. Ismail Kadare në vitin 1966 shkruajti poezi për Kosovën, shkruante për betejën e famshme të vitit 1389 në Kosovë. Kadare pas vitit 1990 u mor mjaft me këtë temë, siç është vepra e tij “Tri këngë zie për Kosovën”. Beteja tjetër e rëndësishme, është ajo e Kaçanikut ku shfaqet disa herë në letërsinë shqiptare, siç është poezia e Fatos Arapit e periudhës së realizmit socialist. Dhe Dritëro Agolli është marrë shumë me Kosovën, veçanërisht pas vitit 1990. Kemi libër të tërë, i cili i kushtohet tërësisht Kosovës. Dush dhe tek dy autorët e rëndësishëm të letërsisë shqiptare në diasporë si Arshi Pipa dhe Bilal Xhaferi. Poezia e Arshi Pipës ka lidhje me ngjarjet e rëndësishme historike, siç ishin demonstratat e vitit 1981 në Kosovë. Disidenti Visar Zhiti është marrë me këtë çështje, me poezi që ka titull mjaft simbolik “Si deri në Kosovë?”, thotë Shehri.
Kjo e fundit shton se para vitit 1990, letërsia kosovare gjente shumë pak vend në tekstet shkollore në Shqipëri.
„Autorët shqiptarë të Kosovës nuk ishin pjesë përbërëse e shkrimtarëve shqiptarë, pasi besoheshin se ishin degë më vete. Kjo mund të ishte ndonjëherë edhe si pasojë e dallimeve dhe kualitetit mes autorëve nga Kosova dhe Shqipëria. Në çdo rast pas 1990, hyrën autorë të tjerë si Anton Pashku, Teki Dervishi, Sabri Hamiti, Ali Podrimja” thotë Shehri.
Spiranca e shpirtit sërb
Poetja sërbe nga Kosova Millica Llilliq, thotë për Kosovo Onlajn si motiv integrues i popullit sërb, pulson në të gjitha llojet e artit, pikturës, muzikës dhe letërsisë sërbe, që nga mesjeta e deri në ditët e sotme.
“Në shekullin XIX Njegoshi e quajti Kosovën gjykatë të gabuar e cila është edhe sot. Këndoi për të si lufta më sublime kundër të keqes dhe padrejtësisë. Aty dhe sot dihet kush është besimtar e kush jobesimtar. Isidora Sekulliq lë të kuptohet qartë: Kosova as nuk është ndalur, as nuk është zhdukur, as nuk do të jetë kurrë për sa kohë të jemi këtu. Nuk fillon me princ Llazarin, por më herët. Nga ajo e Tihomirit, nga princ Llazari dhe Murati, përmes kryengritësve të ndryshëm, përmes përpjekjeve sunduese të Njegoshevëve dhe poezisë së tij, përmes Kumanovës, përmes Shqipërisë dhe Kajmakçalanit, përmes artit tonë mesjetar, përmes Meshtroviqit-asaj, që në Kosovë jeton dhe do të jetojë dhe nesër e pasnesër, ndonëse gjithmonë si diçka dhe të tretë, politikisht, kulturore, artistike, shkencore”, thotë Llilliq.
Kjo e fundit thekson se fuqia e besëlidhjes së Kosovës është pafundësisht e madhe.
„Ai ndër shekuj ka gjeneruar krijimin e arritjeve të reja artistike në të gjitha fushat e kulturës sërbe. E kudo që jetojnë sërbët, ata e jetojnë atë zotim dhe e ripërtërijnë në veprat e tyre artistike. Në të dëgjohet jehona e asaj melodie të mëmësisë për të cilën ka kënduar Nastasijeviqi, në të kumbon vetëdija për egzistencën e diçkaje që është mbi të përditshmen, të parëndësishmen dhe të prishshmen. Për sërbët, kudo ku janë, Kosova nuk është vetëm hapësirë ajo është shënjësi! Ajo që përfaqëson në shtëpinë primare, rreth paraardhësit dhe pasardhësit. Rreth themelit dhe piedestalit. Kudo që të shkojnë, ata gjithmonë do të kthehen në Kosovë si burim mitik nga i cili pijnë forcë, vitalitet, kthimin e besimit dhe kuptimit”, thotë Milica Llilliq.
Poetja sërbe thekson se kjo është arsyeja përse Kosova, si hronotop, është ankoruar në të gjitha aspektet e spiritualitetit dhe artit sërb.
“Duke nisur nga poemat epike të cikleve para-kosovare, kosovare dhe ndërkosovare, përmes jetës së shenjtorëve në mesjetë, ky është jetshkrim i sundimtarëve sërbë, përmes shkrimeve për kartat që vërtetonin themelin e spiritualitetit dhe kujtesës historike. Përmes lidhjes së arit të Jefimit të dedikimit të princ Llazarit, përmes dashurisë vëllazërore të despotit të madh Stefan Llazareviq i cili paralajmëron se dashuria tejkalon gjithçka. Dhe kjo dashuri, si motiv koheziv, i mban sërbët të lidhur për shkak të Kosovës dhe përmes Kosovës. Dhe nëse edhe kjo shembet, ndërsa jemi dëshmitarë se po përpiqen me të gjitha forcat të na thyejnë në individë të pafytyrë dhe të pafuqishëm, Kosova do të ruhet përkundër pushtimit të rëndë dhe të dukshëm, pasi shpirti kurrë nuk mund t’a nënshtrojnë! Në genet sërbe bërmbahen ata që e vënë lirinë dhe nderin mbi gjithçka. Vetëdija për vdekjen e tyre për Kosovën dhe për të gjithë ata që shekuj më pas u inkorporuan në mbijetesën sërbe në Kosovë e Metohi, jetojnë në literaturën sërbe dhe shumëfishohet përditë, duke nisur me Njegoshin, Isidora Sekulliqin, Millan Rakiqin, Andriqin, Desanka Maksimoviqin, Darinka Jevriqin, e deri tek bashkëkohësit tanë që vështirë të numërohen”, thotë Milica Llilliq.
Askush nuk mund të këndojë kaq fuqishëm për diçka që nuk është thelbi i saj, pjesë e botës së brendshme dhe e së vërtetës.
Eposi kosovar i rezistoi kohës
“Dhe çfarë mund të themi për melosin kosovar që përhapet kudo ku jemi dhe e prek shpirtin në vendin më të dhimbshëm. Nuk është rastësi që Nushiq, i cili ishte konsull në Prishtinë, tha se shpirti është më i buti në Kosovë. Legjendari Jordan Nikolliq e konfirmoi këtë me zërin e tij tingëllues dhe shpirtëror, duke shpalosur shpirtin e plagosur thellë të kosovarit të lënduar ndër shekuj. Çfarë mund të themi për afresket e linjës së shenjtë të Nemanjiqit në manastirin e Deçanit, për afresket në Graçanicë dhe manastiret e tjera. E kaluara e kujt i konfirmon të gjitha këto? Të kaluarën e kujt e vërteton gjuha e vjetër sërbe që ka mbijetuar ndër shekuj dhe me të cilën janë shkruar letrat që janë historitë tona dhe dëshmi të pakundërshtueshme të pronësisë? Egziston Kosovë e Metohi, sido që ta quajnë disa, egziston dhe historia sërbe sado që përpiqen t‘a mohojnë apo t‘a fshijnë. Ajo është pjesë e pandashme e qënies sërbe, Kosova si vetë zemra e kombit pulson në çdo pjesëtar të ndërgjegjshëm të këtij kombi që nuk është tjetërsuar apo shitur. Me atë pulsacion tek vetja punojmë, lindim, rritemi dhe piqemi me dritën e besëlidhjes kosovare i cili është udhërrëfyesi ynë i krijuar mbi bazën e Dhiatës së Re, pikë referimi dhe strehe. Ideja se është më e nderuar të moderohesh sesa të jetosh në skllavëri dhe poshtërim. Dikush tha se populli sërb nuk është i madh në numër, por është i madh në mit, viktima dhe ndjenjë historike. Ndonëse sot po përpiqen të dëshmojnë se miti kosovar e ka origjinën në bazë të diçkaje që nuk bazohet në fakte shkencore, e vërteta është krejt tjetër. Kjo është ajo që mbijeton në kohën, dëshmon për jetëgjatësinë e saj. Në këtë kuptim janë edhe fjalët e Zoran Mishiqit: Eposi kosovar nuk bazohet në arrogancën pushtuese, por në krenarinë e atyre që me armët e shpirtit i mundën pushtuesit. Ndaj nuk rrezikon askënd, nuk kërcënon askënd. Miti kosovar i kalon shumë kufijtë e mitit kombëtar; me thelbin e saj bashkohet me ato krijimet më të larta të shpirtit njerëzor, të mbledhura në Muzeun Imagjinar të një kulture unike europiane. Dhe fuqia e mitit është se e kthen historinë në natyrë, shkruan Roland Bart. Pikërisht kështu na ka ndodhur”, përfundon poetja Llilliq.



0 komentet