Laçi: Në Shqipëri në zotërim të qytetarëve janë 200.000 armë zjarri

Dritan Ljači
Burim: Kosovo Online

Gazetari dhe analisti nga Tirana, redaktori i “Njuz 24” Dritan Laçi, ka thënë se incidenti në Cetinjë, nuk ishte i izoluar kur është fjala për Ballkanin Perëndimor dhe se vlerësimet flasin se në Shqipëri në zotërim të qytetarëve ndodhen 200.000 armë zjarri.

 

“Ajo çka ndodhi në Mal të ZI nuk është diçka e izoluar apo e pazakontë për Ballkanin. Vetëm shqiptarët si pjesë e Ballkanit, janë të lidhur ngushtë me pushkën, duke e titulluar madje dhe si ’trofe’ të tyre. Po të shikosh ngjarjen në Shkodër ku u vra një djalë i ri, arma që u përdor aty ishte pushkë e vitit 1997. Kjo ngjarje tregon se në cilën mënyrë shoqëria jonë i zgjidh çështjet me armët ilegale kur ndonjë person ka në zotërim armën e vitit 1997” thotë Laçi për Kosovo onlajn.

Ky i fundit thekson se vlerësimet dëshmojnë se në familjet shqiptare ndodhen 200.000 armë zjarri.

“Këto armë mbahen fshehtas dhe përdoren gjatë konflikteve të ndryshme ku pronarët kanë me njerëz të tjerë” preçizon ai.

Laçi vlerëson se në hapësirën e Ballkanit Perëndimor ka rritje të numrit të incidenteve kriminale, ndërsa “mentaliteti i njerëzve dhe armëve shkon dorë për dorë”.

“Shqiptarët si pasojë e traditës, pak a shumë si dhe të gjithë popujt e tjerë, kanë armë që janë pjesë e pandarë e vetes. Në Shqipëri ka pasur shpesh aksione të grumbullimit të armëve, por duket që këto nisma kanë dështuar si pasojë e mungesës së strukturave të sigurisë në zona të ndryshme të vendit. Sërish nisi fushata në të cilën paralajmërohet për dorrëzim të armëve, e më pas me nisma të grumbullimit dhe magazinimit. Megjithatë, njerëzit janë skeptikë për suksesin e kësaj nisme” thotë Laçi.

Ky i fundit shton se problemi është tek grumbullimi i armëve ilegale pasi një numër i vogël i tyre mbahen nëpër banesa.

“Pak njerëz i mbajnë armët në shtëpi. Shumica e shqiptarëve i fsheh, e kështu që gjetja e tyre nevojitet t’a bëjnë struktura të posaçme ndoshta dhe njësi inxhinierike”, preçizon analisti. Ai sqaron se çështja e zotërimit të armëve në Shqipëri, janë të rregulluara me ligje të veçanta, por që kjo çështje nuk është zgjidhur sikurse në vende të tjera.

“Në Shqipëri egziston ligj që rregullon zotërimin e armëve me leje, por kjo është kryesisht për ato që quhen ’armë të lehta’, por jo dhe për armët siç janë pushkët apo ’kallashnikovët’. Ligji zbatohet tek armët e gjahut apo kur personi mban armë për funksione publike. Por ky nuk është ligj për armët sikurse ai në SHBA apo në cilindo vend tjetër. Për këtë arsye në Shqipëri vazhdojnë të quhet ilegale zotërimi i armëve” preçizon Laçi.