Sekulloviq: Armët në Mal të Zi është çështje e krenarisë kombëtare, me leje më shumë se 65.000 qytetarë

Milan Sekulović
Burim: Kosovo Online

Redaktori i RTV Podgorica Millan Sekuloviq thotë se Mali i Zi është ende nën shok si pasojë e ngjarjes në Cetinjë, si dhe se ky vend sipas statistikave është i treti në botë për armatosjen e qytetarëve pasi armëmbajtjet me leje, kanë më shumë se 65.000 qytetarë. Ai thekson se armëmbajtja për shumicën e banorëve të Malit të Zi vijon të jetë çështje e krenarisë kombëtare.

 

“Sipas të dhënave zyrtare në Mal të Zi janë të armatosur gati 65.000 qytetarë, ndërsa Mali i Zi ka më pak se 650.000 banorë në territorin e vet. Pra, më shumë se 10% e qytetarëve janë të armatosur. Kemi gati 100.000 copë armë që zotërohen legalisht, ndërsa jozyrtarisht vlerësimet shkojnë se armëmbajtjet pa leje janë mes 45.000 deri më 100.000 copë armë. Nën të gjitha kriteret, nën të gjitha hulumtimet, jemi rekordmen përsa ipërket armatosjes së popullatës. Në botë sipas statistikave botërore, jemi të tretët për nga numri i armatosjes së qytetarëve” thotë Sekulloviq për Kosovo onlajn.

Ai sqaron se armët në Mal të Zi nuk janë vetëm subjekt, por dhe çështje e krenarisë kombëtare.

“Armët në Mal të Zi nuk janë thjesht subjekt. Për disa arsye të paspegueshme dhe historikisht të spegueshme, armët në Mal të Zi nuk konsiderohen vetëm armë, ato janë një çështje krenarie kombëtare. Shumë familje kanë armë që janë trashëguar nga stërgjyshërit, gjyshërit dhe katragjyshërit e tyre. Megjithatë ajo çka është problem më shumë, është se shpesh nuk ka kontroll”, thekson Sekulloviq.

Një problem që paraqitet, është se një pjesë e mirë e këtyre armëve, nuk janë të regjistruara dhe njëkohësisht egzistojnë shembuj të armëve të regjistruara në duart e “individëve problematikë”.

"Shembulli klasik për këtë ishte dhe (Vuk) Borilloviq ku dy vjet e gjysmë më parë qëlloi për vdekje dhjetë bashkëqytetarë. Ai kishte leje për zotërim të armëve të gjahut dhe me atë armë gjahu, vrau miq të tij, fqinjë, anëtarë të familjes, bashkëqytetarë. Kështu që edhe ato armë që janë në posedim të ligjshëm shumë shpesh as nuk kontrollohen” thekson Sekuloviq.

Duke komentuar iniciativën e kryeministrit të Malit të Zi, Millojko Spajiq, për ndryshimin e ligjit për armët, Sekulloviq thotë se e përkrah, por që ka ardhur vetëm pas tragjedisë.

“Fatkeqësisht, si në të gjitha shtetet e Ballkanit e kështu dhe në Mal të Zi, reagimet bëhen post festum, kur ndodh diçka, atëherë reagojnë organet kompetente shtetërore. Në këtë rast, reagimi nga qeveria është ai ndryshimi i paralajmëruar në ligjin për armëmbajtjen. Është paralajmëruar se këto kontrolle do të jenë dukshëm më të rrepta dhe sigurisht që të gjithë duhet ta mbështesim. Duhet të dimë se cilët njerëz janë të armatosur dhe në fund të fundit, mendoj se do të ishte shumë shëruese që kjo shoqëri të monitoronte sadopak gjendjen psikologjike të popullatës”, thotë Sekulloviq.

Ky i fundit beson se pas pandemisë së korona virusit në vitin 2020, u shkua drejt ndryshimeve drastike në psikologji dhe sjellje të qytetarëve ku në vend të ekspertëve, më së shumti i’u drejtuan për ndihmë gallatave dhe “influencuesve”.

Si problem të dytë që ka lidhje, shikon dhe imponimin dhe jo selektivitetin në përmbajtjet mediatike.

"Problemi i madh është me shëndetin mendor të njerëzve. Sot, keni ekspansion, fatkeqësisht të influencuesve dhe ekspertësh të ndryshëm gjoja, gallatë në fushën e psikologjisë që përpiqen të mashtrojnë njerëzit, por ne na prezantohen përmes mediave të mëdha, përmbajtje të madhe mediatike. Tek shoqëria jonë fatkeqësisht nuk egzistojnë seleksione të tepruara me rastin e konsumimit të përmbajtjes mediatike” konkludon Sekulloviq.