Millovanoviq: E kemi për detyrë që përmes të shkruarës, të mbrojmë identitetin tonë kombëtar

Boško Milovanović
Burim: Kosovo Online

Profesori në Fakultetin e Mësuesisë të Prizrenit me seli në Lleposaviq Boshko Millovanoviq thotë për Kosovo onlajn se Këshilli për Gjuhën Sërbe i propozoi Qeverisë së Sërbisë të ndërhyjë tek Unmik dhe institucione të tjera ndërkombëtare që cirilikishtja në hapësirën e Kosovës të mbrohet, duke i njohur me momentin mjaft serioz të cënimit të të shkruarit në cirilikisht në Kosovë.

“Këshilli i përcolli kërkesë qeverisë që të reagojë për të ruajtur identitetin. Kur dikush shemb toponimet, emërtesat e vendeve, hidronime, emrat e lumejve, emërtesat e institucioneve, ai direkt ndikon tek identiteti kulturor i një populli. Shembja e identitetit kombëtar fillimisht nis nga gjuha e më pas nga e shkruara” thekson  Millovanoviq i cili bën të ditur se Këshilli për Gjuhë Sërbe është organ i ri por në të janë figura të shquara të sërbishtes-Sreto Tanasiq, akademik (ANURS), profesor Millosh Kovaçeviq, profesor Aleksandar Millanoviq... 

Millovanoviq sugjeron se për çështjen e ruajtjes së cirilikishtes në Kosovë, duhet t’i drejtohet Unesko-s dhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Sikurse bëhet e ditur kur qeveria e një kombi i drejtohet Unesko-s, atëherë kjo kërkesë i përcillet më tej Këshillit të Europës për t’a shqyrtuar.

“Duhet t’u trejtohesh atyre sepse pikërisht janë ata që kanë dëgjuar të drejtat e shqiptarëve në Kosovë e Metohi para vitit 1999 dhe jam i sigurt se nëse sërbët do të kërkonin të drejtat e veta në Kosovë që kishin shqiptarët para vitit 1999, ata nuk do t’a pranonin kurrë sepse do të ishte absolutisht vlerësim të identitetit kombëtar të atij populli. Këto dy institucione janë adresa e duhur për arsye se egzistojnë mekanizma që monitorojnë vendimet e tyre, pavarësisht faktit se ato më vonë mund të jenë negative për ne. Por, sikurse do të thoshte Njegoshi: 'Koha është zgjidhja mjeshtërore' dhe koha do të tregojë se kishim të drejtë sepse besojmë tek e vërteta që përherë është në anën e të shtypurve” bën të ditur Millovanoviq.

Ky i fundit thekson se toponimet janë diçka të padukshme dhe se autoritetet kosovare kanë ndryshuar mjaft, kështu që Vuçiterna quhet Vushtrri, ndërsa Anëmoravës Kosovare i është ndryshuar emërtesa e vendit të lindjes së Princ Llazarit të Priljepit që tashmë etiketohet Prepelnice.

“Janë më pak të dukshme të gjitha vendimet të cilat sërbët kërkojnë para gjykatave të Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare, të cilat na drejtohen me shkrim latin. E kemi për detyrë të mbrojmë identitetin tonë kombëtar përmes të shkruarës, sepse për sa kohë që e shkruara jonë egziston këtu, ky është konfirmim i identitetit tonë dhe i vazhdimësisë së një populli në këto vise dhe jam i bindur se ajo që ata imagjinuan nuk ka perspektivë” thotë Millovanoviq.