Millosh Subotiq: Teksa më qëllonin në polici, zyrtarët e tjerë qeshnin, kjo nuk ngjan më me jetën

Privođenje Srbina u Severnoj Mitrovici
Burim: PrintScreen Facebook/Srpska demokratija

Millosh Subotiq jurist nga Mitrovica e Veriut i cili të shtunën rezultoi të ishte viktimë e keqtrajtimit të policisë kosovare, ka thënë për Danas se vazhdon të jetë i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes.

"Kjo nuk gnjason me asgjë, as me jetën nuk ngjason", thotë Subotiq.
 
Muajin e fundit në shumicën e Mitrovicës së Veriut është shfaqur ekspansion i lokaleve në pronësi të shqiptarëve sikurse rrjeti i ushqimeve të shpejta Heb’s apo rrjeti i pastiçerive Misini. E ndërsa popullsia vendase sërbe, e cila për shkak të ndalimit të pagesave në dinarë dhe importit të mallrave sërbe, pothuajse u pamundësohet marrja me hoteleri, çelja e "lokaleve e shqiptare" konsiderohet vendim politik që synon shqiptarizimin e veriut të Kosovës, shëtitorja e Mitrovicës ka një tjetër lokal, shkruan Danas.
 
Gjatë rinovimit të këtij lokali të katërt në pronësi të shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut në shëtitore, është rrethuar pjesë e zonës për këmbësorët. 
 
Millosh Subotiq u ndalua të shtunën, një orë pas mesnate, jo shumë larg urës kryesore mbi Ibër, pasi, siç thotë ai, gjatë kthimit nga festa, i’u hap qesja nga hapësira publike në afërsi të dyqanit më të ri "Mehana" për të kaluar me të shoqen ndërsa po shkonte për në shtëpi. 
 
"Kalova përmes barrierës, kanë rrethuar rrugën e këmbësorëve. Nëse kam përdorur forcën më të vogël apo më të madhe, kam hapur atë që kanë përdorur për të bllokuar zonën e këmbësorëve. Që kisha të drejtë që ishte kalim publik, dëshmon edhe fakti që një ditë më pas u hoqën barrierat dhe u bë kalimi normal”, rrëfen Subotiq për Danas.
 
Ky i fundit u shoqërua në stacionin policor ku sipas dëshmisë së tij, përjetoi tortura policore. Pra, Subotiq të shtunën ka thënë sesi zyrtarët policorë e kanë lidhur dhe e qëllonin në ambjentet pa kamera, por dhe që kanë tentuar t'i futin në gojë me forcë instrument për testin e alkoolit pasi ai refuzoi këtë test të alkoolit. E gjithë kjo në xhaketa, me distinktivë të mbuluar.
Ky mitrovicar prezantoi publikisht lëndimet, por dhe theksoi se ato janë konstatuar dhe gjatë egzaminimit në QKS Mitrovica e Kosovës.
 
Bën të ditur se duhet të ndahen në dy pjesë-një që theu barrierën dhe tjetrën që-“askush nuk mund t'ju qëllojë dhe të sillet antinjerëzor në stacionin policor”.
 
“Kush është normal nuk do të frikësohej në situatë të tillë për jetën e vet. Mua më qëlluan me sjellje jonjerëzore. Përgjatë gjithë kohës që më goditnin, po kalonin zyrtarë të tjerë policorë, disa madje qeshnin me atë që ndodhte në dhomë. Dhoma ishte pa kamera, policët patën fshehur distinktivët për të mos parë identifikimin e tyre zyrtar. Nuk më dhanë të drejtën e avokatit, nuk më thanë se për çfarë arsye jam shoqëruar. Më thoshnin që të mos guxoja të lëvizja në orën 11 të natës nëse pija. Ky është nonsense, kam qenë nën shoqërinë e bashkëshortes” thotë ai.
 
Vëren se zyrtarët policorë nuk donin të më përkthenin deklarimin në sërbisht dhe për këtë arsye nuk e ka ditur se për çfarë akuzohet derisa shoku i tij shqiptar rreth orës 6-7 e mëgjesit përktheu dokumentin në sërbisht. 
 
“Më thanë fjalë për fjalë se nuk kishin asgjë të mençur për të bërë, kështu që do të m’a përkthenin në sërbisht. As nuk e dija se për çfarë më akuzonin ndërsa shoku im shqiptar ma përktheu në 6-7 të mëngjesit. Nuk e dija. Dhe ky është rast për shumë në veri të Kosovës, përdorimi i tepruar i forcës, është anormale për policinë... Kontroll, stres, jeta jonë është tërësisht në kufijtë e kolapsit. Nuk e di sesi t’ja bëjmë. Kjo nuk ngjason me asgjë, kjo nuk ngjason me jetën”, thotë Subotiq. 
 
Rrahjen e ka hedhur poshtë Policia Kosovare, ndërsa Petrit Fejza nga rajoni policor Veri ka telefonuar në Subotiqin për të raportuar rastin, për të cilin Subotiqi ka pyetur se si të raportojë rrahjen në stacionin ku ka ndodhur rrahja. Megjithatë, ka njoftuar për raportim në Inspektoratin Policor të Kosovës.
 
Nga ana tjetër, Subotiqi bën të ditur se policia ka dalë me dy deklarata kontradiktore, e para se ka dëmtuar pronën shtetërore dhe komunale, e më pas pronë private.
 
"Por kjo pronë private ishte në rrugë. Unë nuk e theva por e grisa dhe kalova" thotë Subotiq.
 
Për raportin e planifikuar tek IPK thotë se nuk arriti t’a përcjellë dhe IPK sikurse thuhet nën presionin e mediave dhe publikut ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare. Deklaratën zyrtare tek IPK si i dëmtuar, e ka dhënë të shtunën rreth orës 17:00. Efektet e këtij hulumtimi nuk janë verifikuar. 
 
“Por nuk e di se sa efekt do të ketë duke ditur për rastet e mëparshme, me gjasa kjo do të zbehet”, thotë.
 
Gjithashtu thotë se mezi pret që gjykata t’a thërrasë dhe dëshiron që të shikojë se si do t’a arsyetojnë vendimin. 
Për rrahjen e Subotiqit kanë reaguar kolektivisht disa organizata joqeveritare-Aktiv, CASA, ACDC, Inter dhe Iniciativa e Re Shoqërore të cilat për shkak të "heshtjes së vazhdueshme të këshilltarëve të policisë lokale të EULEKS dhe të gjithë misionit", ndaj trajtimin të paligjshëm të Policisë Kosovare. Euleks ndërkohë ka reaguar një ditë më pas duke kërkuar hetim urgjent për akuzat e pretenduara. 
 
Subotiq thotë se sot ka pasur takim me njësinë hetimore të EULEKS.
 
"Ata përgjatë gjithë kohës kanë thënë se “ne po e monitorojmë, ne po e monitorojmë”, se fjalë për fjalë nuk mund të bëjnë asgjë. U dhashë deklaratë zyrtare”, tha ai.
 
E kontaktuan dhe nga departamenti i të Drejtave të Njeriut të KB dhe Komisioni Europian.
 
"Nuk di çfarë t'ju them, nuk i besoj askujt në Kosovë. Sikurse u thashë, frikësohem për jetën time dhe për jetën e familjes, pronën. Qeverinë e Kosovës dhe Policinë e Kosovës do t’a konsideroj përgjegjëse nëse na ndodh diçka”, tha ai.
 
Ky jurist sjelljen e Policisë Kosovare ndaj sërbëve në veri të Kosovës, e shikon si vendim politik duke thënë se në veri të Kosovës është vendosur protektorat policor. Pasi doli në publik me rastin e tij, Subotiqin nisën t’a kontaktojnë dhe të tjerë qytetarë qytetarë që kishin probleme me pjesëtarët e Policisë Kosovare.
 
"Më kanë mbërritur mijëra telefonata, mesazhe, imejle në të cilat më kanë thënë se kanë pësuar një lloj shfaqje ngacmimi. Më kanë kontaktuar edhe disa gra dhe kanë thënë se kanë përjetuar ngacmime p.sh shumë prej tyre më kanë thënë se kur kalojnë pikën kufitare dhe tregojnë dokumentet, menjëherë marrin kërkesa në rrjetet sociale nga ata policë”, thotë ai.
Subotiq thotë se shumë prej këtyre ka dëgjuar këto ditë, por askush prej tyre nuk ka guxuar të ngrihet dhe të thotë se çfarë i ka ndodhur.
 
“Shpresoj që tani njerëzit të marrin pak më shumë guxim, që ta dinë se çfarë ka ndodhur” thotë ai.
 
Subotiqi bën të ditur se në veri të Kosovës nuk ka më asnjë autoritet civil dhe pothuajse asnjë organ gjyqësor, por vetëm polici.
 
"Ne jemi bërë protektorat policor. Nuk kemi autoritete civile, pothuajse nuk egzistojnë as organe gjyqësore, kemi vetëm polici. Pothuajse kemi situatë ku kemi një njeri për një polic. Është situatë totalisht anormale. Ka kaluar një vit që nga Banjska, radha do të ishte të de-eskalohej konflikti që policia speciale të largohej, që në polici të hyjnë sërbët sikurse e parashikon dhe ligji” thotë ai.
 
Beson se sërbët mund të mbrohen vetëm "kështu individualisht, me veprime dhe rezistencë jo të dhunshme" për t'i bërë të ditur komunitetit ndërkombëtar se çfarë po përjetojnë. 
 
“Ajo çka më lëndon është ambivalenca e bashkësisë ndërkombëtare, si njeri që jeton në Kosovë, që besoj dhe beson tek BE dhe vlerat europiane, në fund punoj si zyrtar për bashkëpunim ndërkombëtar, punoj me projekte Erasmus. Mbyllin njërin sy për gjithçka që ndodh në veri të Kosovës. Nuk e di se përse po mbyllin sytë, a pop resin që këtu t’i vihet flaka sepse këtu gjithçka është në prag. Kur erdha tek kjo situatë për të nisur aktivizmin qytetar për të cilën jam i qetë, i tërhequr, nuk kam pasur asnjëherë gjobë për shpejtësi dhe parkim dhe jo diçka tjetër, mund t’a imagjinoni se në çfarë situate janë njerëzit e tjerë. Të gjithë më thonë se duhet të nisim formë të rezistencës pasive, diçka duhet bërë” thotë ai. 
 
Subotiq thotë se në kundërshtim me gjithë të tjerët që udhëheqin largimin e komunitetit sërb nga Kosova. 
 
"Nëse vazhdon kështu, kjo mund të çojë vetëm në largimin e mëtejshëm të komunitetit sërb nga Kosova. Nuk e kam të qartë as komuniteti ndërkombëtar. A nuk e dëshironin Kosovën multietnike?! Nëse dëshirojnë këtë, kjo nuk është mënyra. Tani nuk kemi integrimin e veriut, por pushtimin dhe kolonizimin e veriut të Kosovës” ka thënë Subotiq.