Neziri: Nuk egziston vullnet politik as në Kosovë e as në BE për të folur për vrasjet e romëve

Nedžmedin Neziri
Burim: Kosovo Online

Shkrimtari dhe eksperti për çështjet rome pranë Këshillit të Europës Nexhmedin Neziri ka thënë se nuk ka të dhëna të sakta sesa romë janë vrarë në Kosovë gjatë dhe pas ndërhyrjes së Nato-s, por që është e dukshme se as në Prishtinë dhe as në BE nuk egziston vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet.

“Romët nisën të vriten para vitit 1999. Kanë qenë të kërcënuar, tentativa për t’u rrëmbyer, ka patur gjithçka. Ai përsekutim nisi në 1998. U ndërmorr presion ndaj atyre që punonin në fabrikën “Trepça“. Ka patur shumë nga ato mënyra e më së shumti frikësime” ka thënë Neziri për Kosovo onlajn.

Banues në Francë, ish atleti i Mitrovicës së Kosovës së atëhershme Nexhmedin Neziri, është një lloj kronisti historik i vrasjeve të romëve në këtë qytet pas vitit 1999. Kësaj i’a kushtoi edhe përmbledhjen e tij me poezi “Mos harro”.

Në Mitrovicën e Jugut deri para lufte egzistonte lagjia në të cilën jetonin gati 10.000 romë. Neziri në gusht të 1999 vizitoi këtë lagje.

Sigurinë i’a garantoi kontigjenti francez i Kfor.

“Herën e parë hyra më 22 gusht të 1999 dhe kjo për mua ishte tronditëse. Lagjia numëronte rreth 10.000 banorë. Dhe tani kur ju hyni dhe shikoni që nuk ka asgjë, gjithçka e boshatisur, nuk ka zogj, minj, mace, kulishë...asgjë prej gjëje. Fillimisht u plaçkit, ndërsa shumica e shtëpive i’u vu flaka, u shkatërruan. Pashë kontigjentin francez të ushtarëve që ishin barrikaduar në një shtëpi të madhe në lagjen rome ku kishte dhe restorant. Kjo është shtëpia e Gani Rushetit tonë. Më vonë, disa shtëpi të tjera u mbrojtën me tela me gjemba. Por kur shkon më tej, gjithçka ishte e zbrazët. Këtë e kam përshkruar në poezitë e mia” rrëfen Neziri. 

Ky i fundit sqaron se në atë kohë romët nuk kishin asnjë siguri.

“As nga bashkësia ndërkombëtare, as nga ndokush prej Kombeve të Bashkuara. Ishin të pambrojtur dhe kjo për mua ishte mjaft dramatike” pranon ky shkrimtar. 

Ai thotë që më e keqja është se edhe pas 26 viteve nuk e di numrin e saktë të romëve të vrarë dhe se nuk ka familje që të mos ketë përjetuar ndonjë tragjedi. As e tija nuk bën përjashtim. 

“Numri i saktë nuk dihet. Di që djali i hallës sime prej 21 qershorit të vitit 1998 u rrëmbye nga miqte e vet me të cilët bashkëpunonte duke shitur plastikë dhe duke u marrë së bashku me tregti. Dhe papritmas nuk kemi ku ta gjejmë” thotë Neziri.

Ky i fundit thekson se familja e tij për këtë rast në vitin 2004 dhe 2005 i është drejtuar Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën e Jugut por dhe Gjykatës në Kraljevo. 

Nuk kanë marrë asnjë përgjigje. 

Neziri prej vitit 2001 është ekspert për çështjet rome pranë Këshillit të Europës. 
Ai thotë se as këtu nuk kanë vesh për të zgjidhur çështjet e romëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë.
“Kur bisedon me ndonjë zyrtar, nuk kanë vullnet politik” theksoi Neziri.