Numër i vogël sërbësh shkojnë nëpër përkujtimore në Mitrovicën e jugut, pothuajse janë shembur të gjitha monumentet
Sipas kalendarit ortodoks sot kremtohet dita e shërbimeve verore përkujtimore, ndërsa qytetarët e Mitrovicës së Veriut këtë mëngjes kanë shkuar në varret e të dashurve të tyre në Mitrovicën e jugut.
Nuk gjen shumë varre në jug të Mitrovicës të cilat i kanë shpëtuar dëmtimeve, shumë të tjera janë shkatërruar plotësisht, ndaj është mjaft e vështirë të dallohen tumat e varrimit.
Disa dhjetëra qytetarë edhe këtë mëngjes kanë shkuar për të ndezur qirinj për të shpirtin e të ndjerëve.
Nuk mbahet mend që një numër kaq i vogël qytetarësh të kenë vizituar varret se sa sot, thonë ata që i gjetëm pranë monumenteve të rrënuara e të vandalizuara dhe siç thonë ata, fajin për gjithçka e ka kjo situatë dhe frika e njerëzve se diçka mund të ndodhë.
"Shikoni si janë, vetëm shikoni. Është e rëndë, nuk e di se ku janë varret e xhaxhallarëve, kumbarëve, miqve" shprehet një nga bashkëqytetarët që ka humbur besimin se ndonjë ditë varret do të riparohen.
Disa metra më tej, një grua nën lot vajton të birin ku vendi që prehet, është vandalizuar derisa të mos jetë i dukshëm.
"Vështirë është, por zgjodha të vija sot dhe le të më vrasin. Im bir është varrosur në vitin 1994, nuk kam forcë të flas, pamja flet gjithçka" na ka thënë ajo.
Shifrat e ulëta i atribuohen frikës dhe faktit se njerëzit nuk mund të gjejnë varret e të dashurve të tyre.
“Gjithmonë e më pak njerëz vijnë. Shikoni dhe vetë sesi është situata dhe ku të vijnë, gjithçka është shembur. Gjithmonë e më shumë më pak njerëz vijnë" na shprehet një qytetar.
Policia kosovare ishte prezente në afërsi të varrezës.
Në varrezat ortodokse në Mitrovicën e jugut janë përdhosur dhe shembur më shumë se 85% e monumenteve.






0 komentet