Përvjetori i bombardimit të NATO-s u shënua me vendosjen e kurora lulesh për viktimat në Zveçan
Me vendosjen e kurorave me lule në monumentin e viktimave të zveçanitëve të vrarë në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2001, u shënua ditën kur filloi bombardimi i RF të Jugosllavisë.
Qytetarët e Zveçanit dhe familjarët e viktimave vendosën kurora lulesh dhe nderuan viktimat. Gjatë sulmit të UÇK-së dhe si pasojë e bombardimeve të NATO-s, gjatë një periudhe trevjeçare kanë vdekur 13 qytetarë të asaj komune.
Përfaqësuesi i Komunës së Zveçanit, Momçillo Gvozdiq, kujtoi se NATO-ja e bombardoi RF të Jugosllavinë me të gjitha forcat për 78 ditë, me bomba të ndryshme, madje edhe me uranium të varfëruar. Gjatë asaj kohe, theksoi ai, u vranë 2500 civilë, 89 fëmijë, 1031 ushtarë dhe u plagosën 6000 civilë, 2700 fëmijë, 5173 ushtarë, ndërsa edhe sot 25 persona janë të zhdukur.
“Për të kryer atë krim të tmerrshëm kanë përdorur një sasi të madhe armësh dhe janë hedhur një sasi e madhe bombash, ndër të tjera, 420 mijë raketa dhe 40 mijë bomba thërrmuese. Nga territori i Komunës së Zveçanit kanë vdekur 13 persona, që është një numër i madh për komunën tonë të vogël. Për familjet që humbën më të dashurit e tyre është një humbje e pariparueshme. Është obligim që ata të mos harrohen kurrë sepse kanë vdekur vetëm sepse kanë qenë serbë dhe sepse kanë mbrojtur vendin e tyre", tha Gvozdiq.
Ai theksoi se të fuqishmit kanë bërë “një krim të madh ndaj vendit tonë të vogël ku, siç thotë ai, jeton një popull krenar, i cili nuk gjunjëzohet e nuk lutet”.
"Prandaj nuk e di nëse do t'i falim, por nuk do t'i harrojmë kurrë. Duhet të kujtojmë me krenari të gjithë njerëzit tanë dëshmorë, veprat e tyre heroike, sepse për lirinë e vendit tonë dhanë gjënë më të vlefshme që kishin - jetën e tyre”, tha Gvozdiq.
komentet