SHGS: Nesër 28 vjet nga pengmarrja e Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq, sërish do të rehabilitojmë pllakën përkujtimore
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) me degën e saj Shoqërinë e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) kujton nesër më 21 gusht, 28 vite prej pengmarrjes së gazetarëve të ekipit të Radio Prishtinës Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq në rrugën Hoçë e Madhe-Zoçishte në Komunën e Rahovecit.
Me këtë rast SHGS për të dhjetën herë do të rehabilitojë pllakën përkujtimore të ngritur në vendin e pengmarrjes, e cila sërish u shkatërrua në fund të korrikut. Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë në deklaratë kujton se Sllavuj dhe Pereniq më 21 gusht të vitit 1998, shkuan drrejt Manastirit të Shënjtë Vraçës në Zoçshte për të bërë kronikë për kthimin e murgjve të rrëmbyer.
U panë në Hoçën e Madhe në orët e mëngjesit, nga ku u nisën drejt Zoçishtes.
Pasi kaluan disa kilometra, u kthyen në rrugën e gabuar që i çoi drejt pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prej atij momenti humbi çdo gjurmë e tyre dhe deri më sot familjet Pereniq dhe Sllavuj nuk kanë asnjë informacion zyrtar rreth fatit të tyre.
Në vendin e rrëmbimit, SHGS dhe SHGK&M vendosën tabelë, e cila derimë tani është shkatërruar nëntë herë e shkruar në sërbisht e shqip: "Këtu më 21 gusht të 1998 u zhdukën gazetarët. Po i kërkojmë".
"Herën e fundit pllakata u shkatërrua në fund të korrikut të këtij viti dhe SHGS me degën e saj në Kosovë e Metohi për të dhjetën herë do t’a rehabilitojë këtë pllakë përkujtimore", thuhet në njoftim.
Kujtohet se dhe EULEKS në vitin 2017, konfirmoi se Pereniq dhe Sllavuj u rrëmbyen nga pjestarë të UÇK, pra pasi i kërcënuan me armë, i çuan në drejtim të panjohur dhe shtohet se në kulmin e agresionit të NATO ndaj RFJ në Kosovë, u rrëmbyen edhe shumë gazetarë të tjerë dhe informacione zyrtare për zhdukjen e tyre ende nuk është i njohur për publikun.
Gazetari dhe përkthyesi Aleksandar Simoviq u zhduk më 21 gusht të vitit 1999 në Prishtinë. Pjesë e mbetjeve të tij u gjetën në fshatin Obrinje pranë Gllogovcit.
Korrespondenti i Politikës dhe gazetari i Jedinstvos së Prishtinës, Ljubomir Knezheviq u rrëmbye më 6 maj të vitit 1999 pranë Vushtrrisë rrëzë të malit Çiçavicë.
Fotoreporteri Momir Stokuqa më 21 shtator të vitit 1999 u vra në shtëpinë ku jetonte në qendër të Prishtines. Në këtë qytet më 9 shtator të vitit 2000, u zhduk gazetari i redaksisë sërbe të Radio Kosovës, Marjan Melonashi.
Redaktori i Radio Televizionit të Prishtines, Krist Gegaj, u vra në Istog në shtator të vitit 1999, tre muaj pas mbërritjes së forcave ndërkombëtare.
Në Kosovë e Metohi, në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2005, u vranë gazetarët e gazetës Bujku Afrim Maliqi (1998), Informator-Qendra e Informacionit të Kosovës Enver Maloku (1999), Rilinda Shefki Popova (2000) dhe Bota sot Xhemal Mustafa (2000), Bekim Kastrati (2001) dhe Bardhyl Ajeti (2005).
Për Bardhyl Ajetin është e njohur se u vra nga një makinë që lëvizte pranë fshatit Bresalce.
“Hetimi për personat e zhdukur e të vrarë u krye fillimisht nga UNMIK e më pas nga EULEKS ku konfirmoi se pjestarët e UÇK rrëmbyen Pereniq dhe Sllavuj. Tani, është përgjegjësia për zbardhjen e këtyre krimeve, tek institucionet kosovare", deklaron SHGS.
Në maj të vitit 2024, Rezoluta mbi gazetarët e vrarë dhe të zhdukur në Kosovë në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2005, që propozoi SHGS, u miratua unanimisht në Asamblenë Vjetore të Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) në Prishtinë.
Me këtë Rezolutë, Asambleja e EFJ sikurse thuhet, kërkon që Komiteti Drejtues i kësaj federate të kërkojë nga UNMIK, EULEKS dhe autoritetet në Kosovë, formimin e komisionit me ekspertë ndërkombëtarë që do të ndihmonte në hetimin e vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhdukjeve të 19 gazetarëve dhe punonjësve të medias në Kosovë në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2005.
Në të, theksohet se Asambleja e EFJ kërkon që në punën e Komisionit ndërkombëtar për hetimin e vrasjeve, zhdukjeve dhe humbjeve të gazetarëve dhe punonjësve të mediave në Kosovë nga periudha prej vitit 1998 e deri më 2005, si ekspertë të përfshihen dhe gjyqtarët e prokurorët nga Beogradi dhe Prishtina, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që në periudhën e lartpërmendur merreshin me sundimin e ligjit në Kosovë (UNMIK e EULEKS), si dhe përfaqësues të SHGS dhe Shoqatërisë së Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë, me seli në Hagë, kjo Rezolutë u kërkua që të çelë hetime për gazetarët dhe punonjësit e medias të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2005.
Kërkohet dhe që Kombet e Bashkuara të zbatojnë konkluzionet e Komisionit Këshillues të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (HRAP), të cilat deklarojnë shkeljen e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në punën e UNMIK dhe nevojën e kompensimit për familjet e viktimave.
Këshilli i Ministrave të BE thotë Rezoluta, duhet të përcaktojë nëse EULEKS ka shkelur Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
"Asambleja e EFJ kërkon që BE e cila ka marrë përsipër të veprojë në përputhje me rezolutat ndërkombëtare, të respektojë plotësisht këtë Rezolutë dhe të kontribuojë në hetimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë, si dhe të informojë IFJ, EFJ dhe publikun", shtohet në deklaratë.
Rezoluta i bën thirrje Bordit Drejtues të EFJ që në bashkëpunim me organizatat e tjera, shoqatat, Këshillin e Europës, Kombet e Bashkuara dhe OSBE, si dhe organe të tjera ndërkombëtare, të ndjekë rregullisht hetimet e këtyre vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhdukjeve dhe të informojë publikun për këtë.
0 komentet