SHGS: Kuvendi i Kosovës të mundësojë punë të pandërprerë për të gjitha mediat në gjuhën sërbe
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) me degën e saj në Kosovë protestoi për atë që Kuvendi i Kosovës u mohoi ndjekjen e seancës konstituese, mediave të caktuara që raportojnë në gjuhën sërbe, ndonëse me kohë paraqitën dokumentacionin e nevojshëm për akreditim.
Gazetarëve të redaksisë Kosovo Onlajn dhe RTS nuk i’u lejua hyrja në ndërtesën e Kuvendit.
Gazetarja e Kosovo onlajn Milena Maksimoviq tha për SHGS se nuk është hera e parë që institucionet kosovare injorojnë kërkesën për akreditim të këtij portali.
"Ditët e mëparshme mjaft herë kemi kontrolluar se në cilën fazë është kërkesa jonë. Kërkuam përgjigje me shkrim, sqarim, konfirmim se mund të asistojmë në seancën e sotme konstituese. Na çuan nga zyrtari tek zyrtari, nga sekretarja për shërbimin e mediave dhe me të njëjtën renditje. Prej disa javësh, kemi marrë përgjigje se procedura pothuajse ka përfunduar dhe se mungon vetëm një firmë", spegoi Maksimoviq.
Kjo e fundit theksoi se kërkesa për akreditim, sipas protokollit të përcaktuar nga Kuvendi, është paraqitur në janar.
"Vitin e kaluar, u trajtuam ngjashmërisht kur bëhej fjalë për miratimet për filmime në disa institucione të tjera kosovare. Gjithashtu, portali ynë ishte në listën e mediave që i’u refuzua akreditimi për ndjekjen e zgjedhjeve në Kosovë tetorin e vitit të kaluar", kujton Maksimoviq.
Ajo thotë se nuk mund të garantojë se bëhet fjalë për "trajtim të veçantë" ndaj medias së tyre, por shton se nuk ka arsye që këtë të mos t’a besojë.
"Asnjë hap në procedurë nuk e kemi anashkaluar dhe leje për raportim ende nuk e kemi", konkludon Maksimoviq.
SHGS thekson se me pamundësinë dhe kufizimin e punës së gazetarëve, shkelet e drejta për informacion që garantohet nga rregulloret lokale dhe konventat ndërkombëtare.
Shoqata kujton se kjo nuk është hera e parë që institucionet dhe zyrtarët kosovarë diskriminojnë mediat që raportojnë në gjuhën sërbe dhe kërkon ndërprerjen e kësaj praktike.
Ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës, Sërgjan Sentiq për rastin e refuzimit të akreditimit për portalin Kosovo Onlajn, tha se organet kompetente duhet të sigurojnë që procedurat e akreditimit të bazohen në kritere të qarta, objektive dhe jodiskriminuese.
Gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq tha se gazetarët në Kosovë përballen jo vetëm me raste të mëdha diskriminimi, por edhe me pengesa dhe procedura të shumta administrative që e bëjnë punën e tyre pothuajse të pamundur.
0 komentet