Shpërndahen çelësat e banesave të reja në Suhodoll për 34 familje

Dodela ključeva
Burim: Kosovo Online

Përfaqësues të Komunës së Graçanicës dhe Këshillit Danez u kanë dorrëzuar çelësat e banesave të reja në Suhodoll afër Lipjanit, 34 familjeve të cilat deri më sot jetonin në ambjent kolektiv në Qendrën e banimit kolektiv apo nën kushte jo humane.

Çelësat e banesave të reja u janë dorrëzuar 17 familjeve të Qendrës Kolektive “Padalishte“, pesë familjeve rome, komunitetit ashkali dhe egjiptian dhe 12 familjeve të vobekta pjesë e territorit të Komunës së Graçanicës.

Familja shtatë anëtarëshe Illiq me pesë fëmijë prej vitit 2016 jetonte në të ashtuquajturën vendbanimin e kontejnerëve në Graçanicë.

“Kjo është diçka e pabesueshme që fëmijët të jenë bukur. Morëm shtëpi me 100 metra katrorë. Janë tri dhoma, salloni, mobilimi komplet, gjithçka prej makinës, ushqimit për gjashtë muaj, unë mendoj që dhe planin e biznesit të n’a e japin. Kjo është me të vërtetë e pabesueshme, mendoj se ky është projekti më i mirë deri më tani. Kemi kënd lojërash për fëmijë, dyqan. Duhet të mbahet kjo bukuri, pasi kjo është më e bukura që kemi përjetuar” ka thënë Zoran Illiq.

Gruaja e vetme Jellena Perençeviq nga Lipjani është e ngazëllyer pasi pas 40 e më shumë vitesh do të ketë çati mbi kokën e saj.

“Jam nënë e vetme me djalin pothuajse 17 vjeçar. Kam jetuar gjatë me prindërit, tre breza në 40 metra katrorë. Si pasojë e pamundësisë për të jetuar bashkarisht unë u largova dhe mora privatisht një banesë dhe ja më në fund pas më shumë se 40 e shumë vitesh kam çatinë mbi kokën time dhe më në fund im bir ka dhomën e vet” ka thënë Perençeviq.

Nikolla Stoshoviq jeton në Prishtinë e më pas prej vitesh jeton me qera. Thotë se sot fitoi llotarinë javore pasi i dorrëzuan banesën me numrin 7.

“Shumë domethënëse, kjo është një lloj shpëtimi, gjë e madhe. Faleminderit institucioneve dhe gjithë njerëzve humanë të cilët asistuan në zgjidhjen e problemeve tona”, ka thënë Stoshoviq.

Kryetarja e Komunës së Graçanicës Liljana Shubariq, e cila u shpërndau qytetarëve çelësat e banesave, ka theksuar se për çështjen e projektit e cila lindi me nënshkrimin e memorandumit mes Komunës së Graçanicës, Këshillit Danez dhe Ministrisë së Kthimit dhe Komuniteteve.  

“Në pjesën më të madhe projekti u financua nga Bashkimi Europian, bashkëfinancues janë Ministria për Kthim dhe Komunitete dhe Komuna e Graçanicës, ndërsa implementues Këshilli Danez. Të 34 familjet sot do të kenë çati mbi krye dhe kjo nuk do të jetë për ta thënie, ky është realiteti i tyre. Ata prej sot nisën një fazë të re të jetës së tyre, përfituan një hapësirë komplet të mirëmobiluar, përfituan sendet themelore ushqimore për gjashtë muaj.  

Në kuadër të këtyre objekteve që janë ndërtuar, kemi edhe Qendrën Komunitare në kuadër të të cilës do të çelet minimarketi, restoranti dhe salla e lojërave për fëmijë, si dhe hapësira për zyra. Në kuadër të këtij projekti është planifikuar program ekonomik prej 3000 euro që familjet të nisin biznes individual dhe në këtë mënyrë të bëhen të vetëqëndrueshme”, ka thënë ajo.

Shubariq theksoi se Komuna e Graçanicës do të vijojë me forcimin e strukturave banuese, vetë apo përmes projekteve të njëjta me qëllim mbështetjen dhe ndihmën e bashkëqytetarëve. Ajo eci pas dhe në situatën e sigurisë pas incidentit të djeshëm në Suhodoll kur u ndaluan dy persona me automatikë.

“Parmbrëmë ndodhi një incident në të cilën komuna u njoh dhe ku informuam policinë, kjo e fundit reagoi, autori u ndalua kështu që ky problem u zgjidh, ndërsa ne dje kemi biseduar dhe me banuesit e godinës” ka thënë Shubariq.