Drita e shpresës: Gorazhdevci si bastion i mbijetësës së sërbëve

Goraždevac
Burim: Kosovo Online

Gorazhdevci, vend rrëzë të Prokletijës, u vizitua nga ekipi i portalit Kosovo Onlajn më 14 maj, gjatë kremtimit të festës së Profetit të Shenjtë Jeremia, kur ky fshat vizitohet nga të ftuarit prej vendeve përreth, Sërbia qëndrore, rajoni, si dhe ata që janë larguar me forcë. Gëzimi, buzëqeshjet dhe këngët jehojnë gjatë gjithë ditës në Gorazhdevc. Në ditët e tjera, mbijeton në heshtje në brigjet e lumit Bistrica, i mbështjellë me kujtimin e tragjedisë së madhe.

Në Gorazhdevc-vend në Komunën e Pejës-dikur jetonin 3000 sërbë. Ky numër për vite pas konflikteve u zvogëlua në diçka më shumë se 500.

Në fshat, sipas sistemit sërb punon shkolla dhe ambulanca dhe ata që kanë mbetur mbijetojnë falë pagave nga Sërbia, thotë gazetari në Radio Gorazhdevc, Miliq Petroviq.

Gjithashtu, shton ai, mbijetojnë falë Manastirit të Deçanit dhe Patriarkanës së Pejës, por dhe kultivojnë tokat e tyre bujqësore.

"Falë manastirit të Deçanit dhe Patriarkanës së Pejës, shumë të rinj nga ky rajon dhe mbarë Metohia janë të punësuar. Gjithashtu, falë Qeverisë së Republikës së Sërbisë, mjaft të rinj marrin paga. Këtu punon shkolla dhe ambulanca, kështu që njerëzit mbijetojnë prej këtyre të ardhurave. E njëjta dhe me kultivimin e tokave të tyre bujqësore. Shumë punojnë edhe jashtë vendit dhe investojnë të holla në vendin ku kanë lerë", tha Petroviq.

Ky i fundit thekson se të rinjtë kanë dëshirë të madhe për t'u kthyer dhe po rinovojnë shtëpitë e tyre të vjetra.

"Kishte shumë më tepër prej nesh, por falë Zotit edhe ata që ikën kohët e fundit janë të lumtur që kthehen në Gorazhdevc. Njerëzit vijnë në fundjavë, kalojnë kohë këtu, disa rinovojnë shtëpitë, po ndërtohen të reja. Ndonëse mund të dëgjoni se njerëzit po largohen nga Kosova, mund të them se prej nesh ka dhe jemi këtu në Metohi dhe po mbijetojmë", tha Petroviq.

Të rinjtë në këtë vend tubohen në kafene, tek porta e Kishës së Lindjes së Virgjëreshës së Bekuar, apo tek monumenti i viktimave të bombardimeve të NATO dhe fëmijëve që humbën jetën në lumin Bistrica.

Ai monument është kujtesë e tragjedisë së popullit të Gorazhdevcit, të cilën ujërat e rrëmbyeshme të Bistricës nuk arritën t’a harronin.

Më 13 gusht 2003, prej armëve automatike u shti në drejtim të fëmijëve nga Gorazhdevci që laheshin në lumë. Në këtë sulm humbën jetën Ivan Jovoviq (19) dhe Panteli Dakiq-Panto (12), ndërsa katër fëmijë të tjerë-Gjorgje Ugrenoviq, Bogdan Bukumiriq, Marko Bogiçeviq dhe Dragana Sërbljak-u plagosën rëndë.

Që vrasja e fëmijëve nuk do të harrohet kurrë, e theksoi dhe anëtari i kryesisë së Listës Sërbe, Igor Simiq, gjatë përkujtimit të Ditës së Jeremisë në Gorazhdevc.

Sikurse tha, gjëja e parë që të vjen ndërmend kur është fjala për atë tragjedi, është mungesa e përgjegjësisë.

"Për më tepër, hetimi i prokurorëve ndërkombëtarë u pezullua dhe kjo flet rreth asaj që plaga dhe loti sërb, nuk kanë prindër në këto vise. Por megjithatë, ky fshat, falë asaj sakrifice, mbijetoi dhe u ringjall. Për aq kohë që ka një sërb, kudo që të jetojë e veçanërisht këtu në Gorazhdevc, sakrifica dhe vrasja e atyre fëmijëve nuk do të harrohen. Familjet që qëndruan këtu flasin për atë që sakrifica nuk ishte e kotë. Dhe Patriarkana e Pejës dhe Deçani dhe të gjitha kishat në Metohi, mbijetojnë falë guximit të këtyre njerëzve, por edhe duke ruajtur kujtimin e atyre që vdiqën vetëm sepse ishin sërbë", tha Simiq.

I tillë është fati, por duhet të mbahemi, thotë me trishtim të madh në sy, por me dinjitet, babai i të vrarit Panto, Millisav Dakiq.

"Nuk është e lehtë për ne sërbët këtu. Çdo largim në qytet është ankth. Ose na gërvishtet automjeti, ose na goditet, ose na hiqet diçka, me këtë tashmë jemi mësuar. Por ne jemi këmbëngulës, thotë ai dhe shpresoj se do të mbahemi. Personalisht kam përjetuar tragjedi të madhe, por çfarë të bëj, djali im i dytë është i martuar, ka dy djem, po zgjerohemi, fëmijët po rriten. E tillë është jeta, mendoj se kështu jemi të destinuar të jemi. Por do të ngulmojmë në gjithçka", tha Dakiq.

Brezat e rinj në familjen e tyre mbushën zemrën e lënduar të Millisav Dakiq dhe i dhanë forcën për t’u mbajtur dhe për të treguar guxim.

“Im bir punon në qendrën shëndetësore, nusja e tij punon në shkollë, kanë dy djem. Fëmijët janë si ari, po rriten, Zoti t’u japë më shumë. Edhe ime bijë ka dy djem, kështu që zemra ime mbushet me kohë. Dhe t'ju them sinqerisht, kur e shikoj në tërësi, unë jam njeri i kënaqur, sepse kam mundësinë t'u tregoj gjithkujt se kush jemi ne, çfarë jemi. Askujt nuk ja kam frikën, më besoni. Shkoj në Pejë, u them në sy gjithkujt gjithçka, sepse askush nuk mund të vrasë historinë time", shtoi Dakiq.

Forca dhe këmbëngulja e Dakiqit janë sigurisht shembull për banorët e tjerë të Gorazhdevcit që të këmbëngulin dhe të kapërcejnë të gjitha stuhitë këtu-dritë shprese dhe mbijetese.

Politologu Ognjen Gogiq, të cilin e gjetëm në Gorazhdevc në kremtimin e festës së Profetit të Shenjtë Jeremia, përcolli mesazhin se mbijetesa është e mundur kur mbretëron uniteti dhe se ky vend është shembull që duhet ndjekur.

"Mbijetesa është e mundur kur njerëzit mbahen bashkarisht, kur mbështeten, kur ndihmojnë dhe banorët e Gorazhdevcit e tregojnë më së miri këtë. Kjo dëshmohet nga buzëqeshjet dhe të qeshurat e fëmijëve. Kur krijohet atmosferë e ngrohtë dhe mbështetje, mbijetesa është e mundur kudo, si dhe në Gorazhdevc dhe në përgjithësi në Kosovë, në zonat sërbe, por edhe në botën e gjerë. Gorazhdevci duhet të na mësojë këtë. Gorazhdevci ka dhe marrëdhënie të mira me fqinjët e tij nga komuniteti shqiptar. Në të kaluarën, kishte probleme të ndryshme, por sot Gorazhdevci ka marrëdhënie të mira me rrethinat e veta dhe kjo kontribuoi në mbijetesën e tij dhe në të qenit dritë për sërbët në këtë pjesë të Kosovës", tha Gogiq.