Daçiq: Arrestimi i sërbëve në Gorazhdevc vijimësi e terrorit dhe persekutimit politik të Prishtinës

Ivica Dačić
Burim: Ministarstvo unutrašnjih poslova

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i punëve të brendshme të Sërbisë Ivica Daçiq ka dënuar ashpërsisht ndalimin e paligjshëm të sotëm të dy sërbëve Millosh Dimitrijeviq dhe Ranko Zdravkoviq në Gorazhdevc afër Pejës.

Sikurse nënvizon Daçiq, ky akt është ndërmarrë nën akuza të rreme për gjoja ndikim ndaj zgjedhësve dhe mbështetjes për Listën Sërbe nuk paraqet asgjë tjetër veçse vijimësi të terrorit, frikësim dhe persekutim të hapur politik që rregjimi në Prishtinë ndërmerr ndaj sërbëve të tjerë në Kosovë.

"Është veçanërisht e papranueshme që këto veprime të montuara që përfshijnë bastisje në shtëpi dhe kontrolle në shtëpi, kryhen me vetëdije dhe qëllimisht në vetë ditën e zgjedhjeve, si e si që mes popullatës sërbe të mbjellin frikë e panik dhe të pengojnë direkt të drejtën e tyre për t'u shprehur lirishëm. I kujtoj publikut se ky nuk është incident i izoluar, por pjesë e fushatës së koordinuar që nisi me arrestimet brutale të drejtorëve të institucioneve shëndetësore e arsimore sërbe, si dhe aktivistëve politikë në ditët para zgjedhjeve", tha Daçiq në Instagram.

Ky i fundit i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, KFOR dhe EULEKS të reagojnë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe sikurse theksoi, "të ndalin vëzhgimin e tyre pasiv dhe të ndalojnë arbitraritetin dhe dhunën e të ashtuquajturës polici kosovare para se veprimet e Prishtinës të çojnë në shkatërrim të plotë të sigurisë dhe stabilitetit në terren".