Gjuriq: Rregjimi i Kurtit tenton që me çdo çmim të shkaktojë konflikte

Marko Đurić na RTS
Burim: Kosovo Online

Të jem i sinqertë, ndihem mjaft i nervozuar. Lajmi për arrestimin e mjekut Todoroviq i cili së bashku me tre fëmijët ishn në një festë familjare në Sërbicë dhe ku u ndalua në Jarinjë si pasojë e pamjaftueshmërisë së dokumentacionit për fëmijët, flet për atë që rregjimi i Kurtit tenton me çdo çmim të shkaktojë konflikte, ka thënë ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq duke folur mëngjesin e sotëm në RTS.

Ambasadori Gjuriq nënvizoi se kjo nuk është vetëm çështje e Beogradit, por edhe e komunitetit ndërkombëtar. 

"Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe si t'i mbrojmë njerëzit dhe do të arrijmë në një marrëveshje në ditët vijuese ku do të shpallim platformën e përbashkët, siç tha presidenti Vuçiq. Kjo do të jetë pozita unike e sërbëve nga veriu i K&M nga jugu, nga pjesa qendrore, si dhe shteti i Sërbisë, i cili do t'u qëndrojë në dispozicion. Kjo është edhe një çështje për komunitetin ndërkombëtar, ndaj do të doja të përfitoj nga rasti që t'i bëj thirrje që të mos pretendojnë se nuk ka problem dhe të mos i fshehin gjërat nën qilim. Kujtoni fjalët e Riçard Hollbrukut i cili tha se nuk egziston diçka e tillë që të jetë e vogël dhe e parëndësishme në Ballkan”. Dhe ne duhet të kuptojmë se këto janë kohë shumë të vështira në kushtet e sotme ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që qartësisht të tregojmë se jemi ne viktimat këtu dhe jo ata që kërcënojnë dikë” ka nënvizuar Gjuriq. 

Ky i fundit nënvizoi se nervozizmi i Kurtit dhe regjimit në Prishtinë, vjen nga fakti se po korrigjohet qëndrimi i një pjese të bashkësisë ndërkombëtare.

"Kurti nuk ka më monopol për të vërtetën në K&M apo dhe marrëdhënie të mira me SHBA dhe BE. Ajo çfarë ne vazhdojmë të punojmë, është të udhëheqim bisedimet me përfaqësuesit më të lartë të SHBA. Të premten bisedova me Sholle, në ditët pasuese do të kem bisedime të shumta ku askush në Uashington nuk e miraton një kurs që mohon formimin e BKS apo që ndërmerr veprime të njëanshme. Duhet bërë një hap më tej për të ndalur Kurtin në gjithë tërbimin e tij irracional. Në Prishtinë nuk ka demokraci funksionale, në pushtet janë elementë radikalë. Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja, disa vite më parë sulmuan ambasadën amerikane, ministri i tyre i brendshëm udhëhoqi përmbysjen e një kamioni me Coca-Cola vetëm se ishte prodhuar tek ne”. 

Pyetjes nëse do të shkohet në shtyrjen e zgjedhjeve vendore në veri të Kosovës të cilat janë lajmëruar për t’u mbajtur më 23 prill, Gjuriq thotë se në bazë të informacioneve që ai disponon, nuk egzistojnë shance që zgjedhjet të shtyhen. 

"Ashtu sikurse nuk mendoj se ka ndonjë perspektivë që regjimi i Kurtit të bëjë diçka në lidhje me angazhimet që ka marrë, përfshirë formimin e BKS. As marrëveshja e Brukselit dhe asnjë ndonjë marrëveshje tjetër, nuk është tryezë suedeze ku mund të zgjidhni vetëm atë që ju pëlqen. Kurti duhet të përballet me ndërkombëtarët, përndryshe ata që nuk përgjigjen, do të mbajnë përgjegjësi për atë që po ndodh. Garancia e vetme reale për sërbët në K&M është Sërbia. Në dhjetor kur sërish u tentua pogromi, u prit me një përgjigje vendimtare. Nga ana tjetër, nuk ka garanci se Prishtina do të ndryshojë kurs, së paku derisa të hapen rubinetat dhe të bëhet presion ndaj qeverisë së Prishtinës” ka thënë Gjuriq.

Ambasadori i Sërbisë në SHBA thekson se prej vitit të kaluar, Prishtina po ndërton baza ilegale. 

"Shvecla i cili paraqitet si ministër i policisë, krenohet që ka ndërtuar shtatë baza ilegale në vend që të kishte turp për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit, e cila përcakton se përbërja e policisë në veri, i përgjigjet strukturës etnike dhe se 97% e policisë vijnë nga komuniteti sërb. Sërbët kanë kërkesa racionale-të ndalet terrori ndaj tyre, të tërhiqen bazat dhe të formohet BKS. Kurti do të donte të ishte tani kryebashkiak i Mitrovicës së Veriut, këto zgjedhje të paralajmëruara, nuk kanë asgjë me demokracinë".