FEJTON: Kosova - Kujtimet e ambasadorit të fundit amerikan në Jugosllavi (IV)

Vilijem Montgomeri
Burim: Printskrin/N1

Kosovo onlajn, me pëlqimin e botuesit „Club Plus“, publikon pjesë të shkëputura nga libri i ish diplomatit Uilliam Montgomeri „Kur ovacionet heshtën-Kujtimet e ambasadorit të fundit amerikan në Jugosllavi“ (2016.), kapitulli 12 me titullin „Kosova“. Uilliam Montgomeri ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd prej dhjetorit të vitit 2001 deri më shkurt të vitit 2004. 

STANDARTI PARA STATUSIT

Në fillim të vitit 2003, zv.ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet europiane (Xhenet Bog), shefi i misionit tonë në Kosovë dhe unë, mbajtëm një takim gjatë pushimeve në konferencën e Vienës. Tema ishte se çfarë do të bëhet me Kosovën. Në ndryshim me periudhën 2000-2001, shqiptarët kosovarë kërkonin që qeveria kalimtare e cila ishte formuar, të kishte më shumë kompetenca. Bëhej gjithnjë e më e vështirë të thuash "ende jo".

Vijova të argumentoja se qëllimi ynë, ishte krijimi i një shoqërie shumëfunksionale dhe multietnike në Kosovë. Derisa të arrinim këtë, spegova se nuk duhet të shqyrtojmë hapat e ardhshëm. Dhe sërish paralajmërova se mund të zgjasë shumë. Egzistonin dallime themelore në mendimet tona për progresin e bërë në këtë drejtim. 

Rezultati final erdhi në arritjen e marrëveshjes për politikë të quajtur "Standardet para statusit". Ishte parashikuar që një grup ekspertësh të dilte me një listë të detajuar të standardeve në të gjitha fushat e tranzicionit demokratik. Vetëm pas një rishikimi të paanshëm dhe një përfundimi se është bërë progres i mjaftueshëm në fushën e standardeve, do të fillonte të shqyrtohej çështja e statusit.

Për keqardhjen time të zgjatur, binda Çoviqin që të kuptonte me seriozitet procesin. Theksova se nëse standardet janë shumë specifike dhe përmbajnë fakte numerike të verifikueshme, procesi do të jetë i drejtë. Kjo madje mund të inkurajojë përparimin në fushat që shqetësojnë sërbët e Kosovës, siç është kthimi i refugjatëve. Çoviq me përkushtim urdhëroi stafin e tij që të fillonte përgatitjen e propozimeve rreth standarteve.

Ngjarjet të cilat rodhën më vonë, shkaktuan dhimbje tek unë sa herë që i kujtoj. E para, sërbët e kishin të vështirë të takoheshin me britanikun Karn Ros koordinator i grupeve të punës për zhvillimin e standardeve për Kosovën pranë UNMIK. Kur Ros mbërriti përfundimisht në Beograd, haptazi u tha sërbëve se nuk janë të përfshirë në këtë proces. Shqiptarët kosovarë tha ai, do të kundërshtoheshin ashpër nëse do të dilnin informacione se standardet ishin hartuar në çfarëdolloj bashkëpunimi me Beogradin. E dyta, sërbëve i’u tha se sido që të jetë, procesi thuajse kishte përfunduar. Ros pranoi pa dëshirë të pranonte listën e propozimeve sërbe, por e bëri të qartë se ata do të kishin pak vëmendje.
Më pas u bë e pamundur të merrej edhe versioni përfundimtar i draft-standardit. Në përfundim plani ishte i betonuar. Standardet që përmbante ishin larg nga specifikat. Në fakt, ato ishin krejtësisht të kundërta. Kur e solla në vëmendje, fillimisht ndaj këtij britanikut, kreut të ekipit negociator e më pas qeverisë sime, mora të njëjtën përgjigje. Absolutisht të sakta, ato nuk janë specifike dhe kjo do t'i lejojë komunitetit ndërkombëtar të vendosë për çdo gjë që duan dhe kontrollojnë. Me fjalë të tjera, vendimi do të jetë tërësisht politik dhe nuk do të bazohet në një vlerësim objektiv të progresit të arritur drejt krijimit të një shoqërie funksionale multietnike.

Kur u bë publike lista me standartet përfundimtare, u duk se asnjë ide e sërbëve nuk ishte pranuar. Menjëherë e kuptova se çfarë do të thoshte kjo. Pavarësia e Kosovës do të shpallej në të ardhmen e afërt e ndërkohë që stërvitja e quajtur „Standartet para statusit“ ishte një iluzion. Sërbët e frikësuar u përjashtuan plotësisht. Kjo do të thoshte se nuk u përmbushën premtimet të cilat i mora në nivel të lartë apo dhe shqetësimet që do të merreshin në konsideratë. Në fund të fundit, kjo do të thoshte se unë u bëra i pafuqishëm për të ndikuar më tej në politikën e SHBA ndaj Kosovës. Mendonin se po tregoja shumë simpati për palën sërbe. 

PËRMBYLLJE 
(...) 

Në fund këtu është çështja e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare tashmë filloi të kuptojë sesa e rëndësishme është Kosova për popullin sërb. Por investoi kaq shumë të shpallte dhe mbështeste pavarësinë e Kosovës për të qenë e pamundur të ndërmerret ndonjë kthesë e madhe për të. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian tani po tentojnë të udhëheqin dy programe paralele, duke shpresuar dëshpërimisht se në një moment të ardhshëm të dyja mund të bashkohen. Njëra është ndërtimi i një qeverie dhe përmirësimi i procesit të tranzicionit demokratik në Kosovë. E dyta është përpjekja për të shmangur fjalën "K" në marrëdhëniet me Sërbinë për të përmirësuar tranzicionin e saj demokratik. Kjo do të thotë shpresa se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe koha, do të lejojnë që ky konflikt i ngrirë të humbasë gradualisht rëndësinë e vet. Shpresojnë se dy programet paralele, do të bashkohen paqësisht dhe gradualisht ndonjë një ditë në të ardhmen. Mendoj se janë ëndrra të kota qëllimi i të cilave është të shmangin domosdoshmërinë e përballjes me vendime të vështira. 

Sipas meje zgjidhja për Kosovën ka qenë dhe mbetet ndarja. Me shumë mundësi kjo nuk do të ndodhë për shumë arsye qofshin këto të mira apo të këqia. Megjithatë druhem mjaft që Kosova dhe Sërbia të lidhen në një danc fatal ku rezultati është progresi, stabiliteti dhe tranzicioni i tyre demokratik, të cilat janë shumë të pasigurta. Është e sigurtë që kështu do të jetë edhe për dhjetë vitet e ardhshme. 
Në përgjithësi, procesi i ndryshimeve shoqërore të nxitura nga jashtë, është shumë më i vështirë sesa besonte secili prej nesh. Madje barriera edhe për përpjekjen për t’a bërë këtë, duhet të jetë shumë më e lartë sesa ka qenë derimë tani.

(Fund)