Bërnabiq: Nga 50% të qendrave të votimit, lista "Sërbia nuk mund të ndalet” mori 47,1% të votave

Ana Brnabic SNS
Burim: Print Screen TV Pink

Anëtarja e Kryesisë së PPS (SNS) Ana Bërnabiq, deklaroi mbrëmjen e sotme në shtabin elektoral të kësaj partie, se lista "Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet” në 50% të qendrave të votimit, ka marrë 47,1% të votave në zgjedhjet parlamentare.

Siç tha ajo, PPS në përbërjen e ardhshme të parlamentit, do të ketë më shumë se 125 deputetë.

Ajo tha se lista "Sërbia kundër dhunës”  ka marrë 23% të votave, lista rreth PSS 6,7% ndërsa koalicioni SHPRESA 4,9%.

Lista e kryesuar nga dr Branimir Nestoroviq ka marrë 4,6%, koalicioni Dyert dhe Zavetnici rreth 3%.

"Listat 'Sërbia nuk mund të ndalet’, ’Sërbia kundër dhunës’, PSS, SHPRESA, dhe Branimir Nestoroviq e kanë të sigurtë hyrjen në parlament“, ka thënë Bërnabiq.

Kjo e fundit theksoi se ky rezultat u shënua në "fushatën më të pistë të mundshme".

Në shtabin elektoral të PPS, Bërnabiq qysh në fillim i’u drejtua të pranishmëve me fjalën përshëndetëse:

"Mirëse erdhët në festë".

Ajo tha se përgjatë ditës, ditës zgjedhore, janë dëgjuar të pavërteta, insinuata, informacione të pavërteta apo gjysmake, lajme të thëna, ku siç tha ajo, me një qëllim të vetëm-që të krijonin atmosferë paniku dhe jo të besueshme.

"Luftuam kundër kësaj, tentuam t’ua spegonim njerëzve duke respektuar heshtjen zgjedhore, se për çfarë gënjeshtrash bëhet fjalë. Për të filluar nga kjo-"hera e parë me kumbarin në votim", "në fletëvotim njeriu që ka vdekur para një viti, por nuk është në listën e votimit’ deri tek ajo që dikush "shpërndau të holla votuesve dhe atë e ndaloi policia"... Epo pretendojnë "trenin bullgar" në Beogradin e Ri... Të gjitha këto janë të pavërteta brutale, gënjeshtra famëkeqe, lehtësisht të verifikueshme”, tha Bërnabiq.

Sipas saj, kontrollorët e PPS nuk mund të ndikojnë në këto gjëra, ndërsa opozita kishte 80% të vëzhguesve.

"Epo, gënjeshtër është dhe që korrenti mungoi në katër qendra votimi. E më pas edhe tek Arena...çka është thjesht budallallëk i përmasave të pabesueshme. Mund të votojnë vetëm njerëzit që janë në listën e zgjedhësve, kështu që kontrollorët e verifikojnë. Ndërsa në listën zgjedhore diferenca është saktësisht 20.907 vota në krahasim me vitin 2022”, tha Bërnabiq.

Kjo e fundit shtoi se parregullsia e vetme është shënuar në Oxhaci, ku falë reagimit të MPB u identifikua dhe u ndalua personi.

“Për të mos folur se me çfarë u përballëm gjatë heshtjes zgjedhore. Të tillë brutalitet të thyerjes së heshtjes zgjedhore nuk është parë kurrë" tha Bërnabiq.

Në të tillë atmosferë dhe rrethana, theksoi ajo, me 50% të fletvotimeve të përpunuara, lista “Sërbia nuk mund të ndalet” ka fituar 47,1% të votave.

Ajo falënderoi qytetarët e Sërbisë ku siç tha ajo, kuptuan seriozitetin e momentit, votuan për rezultatet, planin, programin, vizionin e Sërbisë së suksesshme e fitimtare.

Ajo shtoi se rezultatet e para të zgjedhjeve beogradase sapo kanë filluar të mbërrijnë.

“Jam e vetëdijshme se opozita ka plan për të shpallur fitoren, ndonëse votat ende nuk janë numëruar, madje në disa vende nuk kanë filluar as të numërohen”, tha Bërnabiq