Lista "Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet" fiton në Uashington
Në qendrën e votimit në Uashington lista “Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet” ka fituar bindshëm në zgjedhjet parlamentare pas numërimit të 56,74% të fletëve të votimit.
Në vend të dytë në këtë qendër votimi është lista "Sërbia kundër dhunës" me 32,25% të votave.
Nga gjithsej 269 zgjedhës në Uashington, votuan 217 prej tyre, ndërkohë që dy fletë votimi kanë qenë të pavlefshme ka thënë për Kosovo onlajn kryetari i këshillit zgjedhor në vend votimin e Ambasadës së Sërbisë në Uashington Dushan Kozarev.
Siç tha ky i fundit, lista "Sërbia nuk mund të ndalet" mori 122 vota, pra 56,74%, ndërsa për listën "Ivica Daçiq-kryeministër i Sërbisë" votuan dy zgjedhës e barabartë me 0,93%.
Për listën Partia Radikale Sërbe votoi vetëm një zgjedhës pra 0,36%, ndërsa tre vota apo 1,39% mori lista "Tubimi Kombëtar" që përbëhet nga partia Dyert dhe Zavetnici.
Dy vota ishin për listën "Shpresa për Sërbinë" me 0.93%, një votë shkoi për listën që kryesohet nga Usame Zukorlliq.
Lista "Sërbia kundër dhunës" mori 70 vota, ose 32,25%.
Kozarev ka thënë se lista që kryesohet nga Vuk Jeremiq mori katër vota apo 1.86%, ndërsa po kaq mori dhe lista "Mirmëngjesi Sërbi" që përbëhet nga PSD dhe MMK.
Për listën "Ne-zëri i popullit" që kryesohet nga Branimir Nestoroviq, votuan gjashtë zgjedhës ose 2,79%.
Listat e tjera nuk morën asnjë votë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u votua një ditë më herët sesa në Sërbi, ashtu sikurse dhe në Kanada, Britaninë e Madhe dhe Portugali.
Në SHBA votohet në Ambasadën e Sërbisë në Uashington dhe në konsullatat në Nju Jork dhe Çikago. Më shumë se 1.100 votues u rregjistruan në SHBA, më shumë në Çikago 539, Nju Jork 335, ndërsa në Uashington 269 votues.
0 komentet