Ellek: Rezultat pozitiv është që Sërbia nuk mund të ndalet, uniteti i sotshëm i sërbëve të K&M kontribuon tek kjo
Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Elek shpreh bindjen se uniteti që kanë treguar sot qytetarët e Sërbisë me banim në Kosovë e Metohi, do të marrë rezultat pozitiv pasi siç thekson ai, lista e vetme fituese është ajo që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq.
"Jam i sigurtë, shpreh bindjen e thellë, se uniteti i treguar në zgjedhjet e sotme nga qytetarët e Kosovës e Metohisë do të sjellë rezultat pozitiv për të gjithë ne në K&M dhe i vetmi rezultat pozitiv është që Sërbia nuk mund të ndalet dhe besoj në fitore të listës që kryesohet nga Aleksandar Vuçiq" ka thënë Ellek për Kosovo onlajn.
Ky i fundit beson se qytetarët e Kosovës dhe Metohisë, siç tha, janë të mirëarsimuar politikisht dhe për këtë dinë dhe njohin atë që i është premtuar dhe realizuar.
Gjithashtu siç tha ai, qytetarët e Kosovës dinë shumë mirë të dallojnë atë që është premtuar gënjeshtërsisht dhe çfarë po bëjnë liderët e opozitës nga Beogradi mjaft prej të cilëve, shton ai, kurrë nuk kanë qenë në Kosovë.
Qytetarët e Sërbisë me banim në Kosovë, ashtu sikurse në prill të vitit 2022, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, autoritetet kosovare nuk lejuan sërbët të ushtronin të drejtën e tyre të votës në territorin e Kosovës, e për këtë arsye, u detyruan që këtë t’a bënin në vendvotimet në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin, ndërsa Ellek thotë se kjo i bën ata më unikë dhe më të sigurt në atë për të cilën po luftojnë.
Siç tha ai, përveç pengesave nga Prishtina, për t’a nuk ka qenë e vështirë të prisnin në kufirin administrativ drejt Sërbisë ku siç thekson ai, të votojnë për shtetin e tyre.
“Rruga nga Mitrovica e Kosovës deri në Rashkë zgjat përafërsisht katër orë me të gjitha, ndalesat, kontrollet dhe gjëra të ngjashme. Kjo na bën edhe më unikë, më të sigurt në atë që po bëjmë dhe në atë që kemi bërë deri më tani, dhe jam plotësisht i bindur për fitoren e Aleksandër Vuçiqit dhe partisë së tij“ ka thënë Ellek.
0 komentet