Atanasovski rreth rastit të “llotarisë shtetërore”: Akuzat për llogari të Grubit, mesazh për liderin e BDI Ali Ahmeti
Analisti politik Bllagojçe Atanasovski ka komentuar përfshirjen e ish zv kryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut Artan Grubit në aferën e “llotarisë shtetërore” dhe theksoi se organet e drejtësisë duhet të punojnë objektivisht pa ndikime politike. Atanasovski beson se akuzat për llogari të Grubit janë mesazhe direkte për liderin e BDI Ali Ahmeti.
“Çelja e procedurës ndaj ish zv kryeministrit të parë Artan Grubi në rastin e krimit të mundshëm në Llotarinë Shtetërore, vetëm disa ditë pas vendosjes në listën e zezë amerikane të Grubit dhe gjykatësit të apelit Enver Begeti, janë absolutisht ndikuese. Prej këtej mund të gjenden lidhje vijueshmëri të ngjarjeve apo mesazh politik për pensionim politik apo fund definitiv i karrierës politike të Artan Grubit për të cilin shumë thonë se është krijuesi kryesor i politikës së BDI dhe njeriu më i afërt dhe më i fortë i Ali Ahmetit. Kjo mund të interpretohet si mesazh politik vetëm për liderin e BDI Ahmeti prej administratës së lartë amerikane” ka thënë Atanasovski.
Përsa i përket përfshirjes së mundshme tek vetë afera “llotaria shtetërore”, beson se prokuroria dhe organet gjyqësore duhet të provojnë fajësinë e Grubit dhe përfshirjen eventuale të të tjerëve në këtë vepër penale, në procedura transparente dhe pa presione politike e partiake.
Atanasovski thotë se askush nuk duhet të procedohet për shkaqe politike dhe se gjyqësori duhet të bazohet në qasjet objektive.
“Çdokush që shkel ligjin pavarësisht nëse është ish apo zv kryeministër aktual pavarësisht se është i BDI, LSDM, VMRO DPMNE, Vlen apo dikush tjetër nga parti tjetër politike, duhet të përgjigjet sipas normave dhe rregullave ligjore” ka thënë ai.
Pyetjes nëse dikush nga kreu politik në Maqedoninë e Veriut mbron momentalisht Artan Grubin, analisti thekson se kjo çështje gjithashtu duhet të qartësohet.
Ai përmendi se Grubi njoftoi se ndodhet për vizitë private në Kosovë por nga ana tjetër në media spekulohet se kaloi në anën tjetër të territorit ilegalisht dhe nuk mundi dot të braktiste vendin duke ditur se dyshohet se është i përfshirë në një vepër penale.
“Ka patur madje spekulime që kaloi me pasaportë të Shqipërisë. Na duhet të presim për të parë nëse ajo çka është shkruar në rrjetet sociale është e vërtetë nëse ndodhet për vizitë private dhe Artan Grubi kthehet në Maqedoni, apo kjo do të jetë ndonjë mënyrë klasike e arratisjes nga drejtësia. Shtrohet pyetja, a nuk është ky kusht dakordësues mes gjithë aktorëve politikë dhe sistemit gjyqësor në Maqedoni, diçka shumë e ngjashme me arratisjen me kusht të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për të cilin dyshohet se është organizuar nga të gjithë aktorët politikë, pushteti. opozita dhe organet gjyqësore në Maqedoni”, tha ai.
Fakti që Grubi ndodhet në Kosovë, thotë Atanasovski, tregon se ai vërtet është i inkriminuar në veprimet për të cilat akuzohet ose se nuk beson tek pavarësia e organeve të drejtësisë.
Vetëm për këtë që është vendosur në listën e zezë amerikane, tregon direkt se Grubi ka pasur ndikim politik në vendimet gjyqësore të gjykatësve në Maqedoni, pra se është i vetëdijshëm sesa ndikim kanë partitë politike tek gjyqësori, vlerëson analisti.
Atanasovski supozon se Grubi me gjasa nuk dëshiron të përfundojë në burg dhe i’a mbathi në Kosovë për t’i shpëtuar dënimit.
Ka pasur spekulime, shton ai, se Grubi tashmë ka caktuar avokatin e tij për t’a mbrojtur, i cili deklaroi në gjykatë se Artan Grubi do të kthehet në Maqedoninë e Veriut vetëm nëse merr dënim më të lehtë.
“Kjo do të thotë, për ta thënë më butë, pazare me gjyqësorin apo drejtësinë maqedonase në këtë vend. Për të mos përsëritur, thashë se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të përgjegjet. Jemi vend që prej vitesh flasim me krenari se është anëtar i NATO apo duhet të bëhet anëtar i BE dhe që ka norma dhe procedura ligjore pozitive në të gjitha institucionet e sistemit e veçanërisht në organet gjyqësore dhe ato të akuzës. Besoj se për Artan Grubin dhe për çdo qytetar duhet të zbatohen absolutisht të njëjtat rregulla, që do të thotë se disa persona nuk mund të privilegjohen për sa i përket drejtësisë së mundshme për krime dhe vepra penale”, konstaton ai.
Analisti vëren se ndonëse Grubi është në arrati, ky nuk është rast unik i shembjes së sistemit dhe që dikush është arratisur ilegalisht nga vendi.
“Absolutisht besoj se sistemi në MPB është shembur jo vetëm në këtë rast, por edhe në rastin e arratisjes së shumë ish-personave të Drejtorisë së Sigurisë dhe të Kundërzbulimit, të cilët janë inkriminuar dhe nëse doni dhe për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Çështja është nga kush, nga strukturat që janë të punësuara direkt nga partia, pra struktura që nuk e kanë kryer profesionalisht dhe të pavarur punën për të cilën janë paguar” konkludoi Atanasovski.
0 komentet