Sërbia dhe Maqedonia e Veriut luftojnë me hipokrizinë e BE si Don Kishoti me mullinjtë e erës
Shkruar për Kosovo onlajn Zhelko Shajn
Saga historike e Kosovës dhe Metohisë përditë po mbushet me narativën të cilën e shkruajnë shtetet që zotërojnë fuqi dhe vullnet, si dhe me forcë morale e intelektuale që në përputhje me sistemin vetjak të vlerave, të marrë formë mbarë rendi botëror. Sot fatkeqësisht, vijojmë të jemi larg nga arritja e rendit të ri botëror të qëndrueshëm, bombarohemi me lajme me të vrarë në luftëra fragmentare, me frikën se do të ndjejmë sërish erën e luftës nga radhët e para.
Rrënjët e fryteve që sot po korrim, u mbollën kur Austria e Meternikut rehabilitoi të ashtuquajturin koncept europian, të cilin Gjermania e Bismarkut e shkatërroi duke e kthyer diplomacinë europiane në politikë të pamatur force, përfshirë Ballkanin në interesat e veta, veçanërisht popullsinë shqiptare. Megjithatë, në shekullin e XX përparësia hegjemoniste ndaj interesave globale u mor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asnjë vend nuk ka insistuar kaq fort tek papranueshmëria e ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe ka pohuar me më shumë pasion se vlerat e veta janë të pranueshme universalisht. Në të tillë sjellje u bazua dhe politika e BE, veçanërisht ndaj Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe më së miri përshkruhet me një fjalë: hipokrizi. Me të tillë veçori sikurse Don Kishoti me mullinjtë e erës luftojnë Sërbia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Pas Luftës së Dytë Botërore, për Amerikën armiku kryesor ishte komunizmi. Menjëherë pas përfundimit të kësaj lufte, vetëm dy vjet më vonë, çelet fronti i Luftës së Ftohtë kundër aleatëve, sepse po zhvillonin ideologjinë komuniste në vendet socialiste. Nën sloganin e demokracisë dhe ruajtjes së të drejtave të njeriut, u shemb sistemi i vendeve socialiste, i cili shkatërroi të gjitha vendet europiane që zhvilluan këtë ideologji marksiste-leniniste. Rënia graduale e këtij sistemi filloi me Luftën e Ftohtë dhe u përmirësua pas rënies së Murit të Berlinit, ku shtetet e reja u ndërtuan territorialisht nga shtetet e atëhershme egzistuese: BRSS, Çekosllovakia dhe të gjithë anëtarët e Traktatit të Varshavës, së bashku me RSF të Jugosllavinë e cila nuk i përkiste paktit, por ishte themeluese Lëvizja së vendeve të paangazhuara e cila balancoi Luftën e Ftohtë me një fjalë paqen në botë.
Megjithatë, dheu i RSF të Jugosllavisë ishte fushë politike pjellore që përmes Kosovës mbolli farën e antikomunizmit dhe e ujiti atë me provokime me të gjitha kimikatet ideologjike-fashizëm, nazizëm, racizëm, konflikte fetare-si e si Perëndimi të shembte komunizmin, dobësonte BRSS, mes të tjerash erdhi deri tek burimet e saja të cilat natyra i dhuroi me vetëmohim. Edhe pse Kosova me Metohinë dukej margjinale për realizimin e qëllimeve të tilla, udhëheqja e Sërbisë këtë e nënvlerësoi çka Perëndimi e shfrytëzoi dhe u premtoi shqiptarëve që jetonin në atë territor shtet kombëtar shqiptar. Fillimisht nisi me luftën për të drejtat e njeriut, e pastaj gradualisht arriti në realizimin e të drejtave politike të pakicave kombëtare, para së gjithash të-shqiptarëve. Delikatisht por efektivisht SHBA po shfrytëzonte dëshirën shekullore të popullit shqiptar për të pasur shtetin e tyre në territorin sërb; t’a ndihmonin jo vetëm politikisht por edhe pragmatikisht për arritjen e këtij qëllimi duke ofruar mbështetje për përdorimin e armëve, dhe jo vetëm në territorin e Sërbisë së sotme, por edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sërbia në kuadër të RF të Jugosllavisë u bombardua në vitin 1999, me qëllim që shqiptarët të fitonin pavarësinë e Kosovës ku sot drejtojnë një pothuajse shtet. Në shenjë mirënjohjeje, në Prishtinë u ngrit monumenti i Bill Klintonit, ish-presidentit të SHBA. Në të gjithë këtë natyrisht ishte e përfshirë pakti i NATO-s natyrisht që kjo ishte "diferencë botërore", dhe "zemra e Sërbisë", i ndau dhe anëtarët e përhershëm të KS të KB-nga njëra anë SHBA, Britania e Madhe dhe Franca dhe nga ana tjetër, BRSS, pra Rusia dhe Kina. Me të njëjtin sistem, pa NATO në vitin 2001 shqiptarët me kryengritje të armatosur të drejtat e tyre politike i ushtronin në Republikën e Maqedonisë. Ndonëse nuk dukej kështu, këto dy ngjarje copëtuan botën.
Të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë e Metohi dhe në Maqedoninë e Veriut gëzojnë mbështetje strategjike më së pari nga SHBA. Vendet perëndimore, anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, mundësuan organizatave terroriste të riemërtohen në parti legale politike dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre në funksione shtetërore për të luftuar për interesat e popullit shqiptar, shpesh duke rrezikuar interesat e shtetit. Para kësaj të gjitha pakicat e tjera kombëtare bëhen maxhoritare. Nga Kosova e Metohia sërbët gradualisht po emigrojnë si pasojë e kushteve të padurueshme të jetesës dhe në Maqedoninë e Veriut, udhëheqësia e Prishtinës hyn spontanisht në institucionet e sistemit legjislativ, egzekutiv dhe gjyqësor.
Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, figurë e koalicionit VLEN i cili bashkëpunon haptazi me Albin Kurtin dhe deputetët e tij nga Parlamenti i Kosovës, së fundi ka deklaruar në RTK në Prishtinë se Kosova është atdheu i tij. Më shumë sesa të tilla deklarata shqetësuese, janë hapat e mëtejshëm të koalicionit shqiptar VLEN pasi ka marrë pushtetin, e me këtë edhe Kurti, duke pasur parasysh pretendimet dhe sjelljet e tij në dheun e këtij shteti.
Nga ana tjetër, partia shqiptare BDI, e cila për 20 vite ka qenë në pushtet në Maqedoninë e Veriut, thekson se Hristijan Mickoski nuk mund të formojë qeveri me koalicionin VLEN pasi koalicioni i Frontit Europian është fitues mes partive shqiptare. Por, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, theksoi se tek kjo mandatuesi ka të drejtë të formojë qeveri me këdo që ai vlerëson se është i drejtë për interesat shtetërore.
Sigurisht që qeveria e re në këtë shtetin tonë fqinj pret krijimin e strategjisë së fortë e të zgjuar, e cila do të jetë në gjendje të mbajë nën kontroll faktorin shqiptar që po forcohet gjithmonë e më shumë, t’a mbajë nën kontroll në mënyrë që të mos cënojë interesat shtetërore. Këtë nuk arriti t’a bënte qeveria e mëparshme e cila për të arritur interesat e veta dhe shtetërore, bëri lëshime të shumta koalicionit me të cilin formoi qeverinë. Kujtojmë se BDI mori post strategjik-Ministrinë e Punëve të Jashtme, me në krye Bujar Osmanin. Kjo i liroi duart partisë BDI që të pajtohej për pavarësinë e Kosovës dhe të votonte në AP të KB rezolutën për genocidin në Srebrenicë, ku Maqedonia e Veriut veproi si bashkësponsore e kësaj rezolute, duke përjetuar mossukses diplomatik bashkë me propozuesit, por dhe shembi marrëdhënien e jashtëzakonshme të fqinjësisë së mirë me Sërbinë. Osmani zëshëm mbrojti braktisjen e nismës shumë të suksesshme rajonale "Ballkani i Hapur". Natyrisht, është fare e qartë se nuk ka pasur vetëm mbështetje nga partia e tij.
Por le të shpresojmë se qeveria e re maqedonase ka luajtur zgjuarsisht dhe nuk do të duhet të bëjë lëshime ndaj faktorit shqiptar për të arritur qëllime më të larta. Në mbështetje të kësaj shprese flet vetë fakti që koalicioni VLEN mori gjashtë poste ministrore dhe këto jo portofole kyçe dhe kryetarin e Kuvendit. Megjithatë, ndonëse partitë shqiptare janë të ndara rreth koalicioneve Fronti Europian dhe VLEN, ato të gjitha kanë së bashku një qëndrim-që në aktin më të lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut të vendosin gjuhën shqipe si gjuhën e dytë zyrtare në mbarë territorin e shtetëror. Ndonëse koalicioni VLEN mban këshillën e Kurtit, të cilin e shpalli president të të gjithë shqiptarëve në Tetovë në fund të vitit të kaluar, ndërsa BDI u mblodh rreth kryeministrit shqiptar Rama, i cili politikisht nuk pajtohet me Kurtin, të dyja rrymat bashkarisht ndajnë interesin e madh kombëtar të të gjithë shqiptarëve në Ballkan.
Struktura e re qeverisëse me VMRO-DPMNE ka shumicë të sigurtë me partitë maqedonase dhe nuk do të duhet t'i nënshtrohet ndikimit të ultimatumeve të ndryshme, siç i është dashur qeverisë së mëparshme. Pritet edhe korrigjimi i rrugës së gabuar në marrëdhëniet me Sërbinë, të cilën e ka krijuar Ministria e Punëve të Jashtme, nën ndikimin e partisë BDI.
Në kuadër të zgjidhjeve afatgjata për arritjen e qëllimeve strategjike të marrëdhënieve institucionale të demokracisë parlamentare dhe zhvillimit të Maqedonisë së Veriut, nuk duhet harruar as subjekti politik turk. Nëse neglizhohet, mund të forcojë bllokun politik shqiptar, i cili me turqit në koalicion mund të ketë afër 40 deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Të tillë raport në parlament do të shkonte më shumë në drejtim të dëshirave të Kurtit se sa në ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit territorial jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por mbarë rajonit. “Presidenti i të gjithë shqiptarëve” do të shfrytëzojë çdo shans për të realizuar ideologjinë e trashëguar të Demaçit dhe të krijonte “Shqipërinë e Madhe”.
Dialogu sa më parë duhet të kthehet në skenë para se të nisë ngritja e sistemit të ri global të sigurisë, politikës dhe ekonomisë me qëllim që rendi i ardhshëm të realizohet tek parimet e ruajtjes së paqes pa pretendime hegjemoniste.
0 komentet