Rakoçeviq: Vendimi i KQZ në thelb dështim i të gjitha institucioneve, u shfuqizua minimumi i demokracisë
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë (UNS) Zhivojin Rakoçeviq, vlerëson se vendimi i KQZ për të mos akredituar mediat që raportojnë në gjuhën sërbe për ndjekjen e zgjedhjeve në Kosovë, si ndalimin më masiv dhe të gjerë të punës së gazetarëve në kushte paqeje. Ai shtoi se bëhet fjalë për preçedent të pabesueshëm dhe në thelb dështim i të gjitha institucioneve që duhet të dëshmojnë një minimum demokracie, deklaron SHGS.
"Nëse jeni në gjendje që kështu t'i ndaloni masivisht mediat sërbe të kryejnë punën e tyre në mënyrë krejtësisht jodemokratike, ju keni hequr gjuhën sërbe në nivelin më bazik. Keni hequr minimumin e demokracisë, jo vetëm të drejtën për informim, por një entitet të tërë. Ky është kolaps i plotë i logjikës së shëndoshë dhe kjo nuk ndodh as në gjendje lufte. Palët ndërluftuese kanë mirëkuptim për median, për këto proçese. Proçesi zgjedhor në Prishtinë me këtë vendim ka dështuar", tha ai për Njuzmaks Balkans.
Vendime të tilla, theksoi Rakoçeviq, nuk merren madje as në kushte lufte, dhe ky vendim i KQZ shikohet si një lloj kolapsi i plotë i sistemit.
“Anëtarët e atij komisioni kërkojnë që gazetarët të pyeten nëse e pranojnë Republikën e Kosovës, kërkojnë që policia t’i provojë të gjitha këto. Gazetarët dhe mediat, veçanërisht ato lokale, në kushtet më të rënda kanë mbijetuar për 25 vite dhe kanë ruajtur minimumin e vetëdijes për nevojën për të dëgjuar dhe zërin tjetër. Nga këto media kurrë nuk mund të dëgjoni atë çka dëgjohet në anën tjetër-gjuhën e urrejtjes.
Kurrë nuk mund të dëgjosh që mediat sërbe të kenë kërcënuar dikë”, thotë Rakoçeviq.
Është kundër kësaj që kushdo të ankohet sepse, sikurse thekson, nuk ka asnjë kuptim.
"Tek kjo nuk mund të ankohesh. Është përjashtuar një komunitet i tërë mediash, grup mediash, një entitet mediash. Si të ankohemi? Kjo duket sikur dikush ju godet në kokë me diçka në prani e zyrtarëve të gjykatës dhe policisë dhe thotë, ankohu. Jo, nuk ka këtu asnjë ankesë. Kjo nuk ka kuptim", vëren Rakoçeviq.
Ky i fundit thekson se ankesa do të legjitimonte vendimin që nuk është vetëm diskriminues, jo-ekskluziv, por edhe anulues.
"Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet që urgjentisht të thotë dhe ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes që ndonjë atmosferë politike të krijojë sesi do të jetojë media. Të dielën, mund të presim që ne nga getoja jonë, ta bëjmë punën tonë në mënyrë shtesë të getoizuar, që të raportojmë pavarësisht gjithçkaje normalisht dhe që të themi 'njerëz, nëse ju mendoni se ne nuk egzistojmë, puna jonë do të dëshmojë se nuk egziston demokraci dhe se ju nuk egzistoni'", konkludoi Rakoçeviq.
Kujtojmë se pas seancës së djeshme, KQZ deklaroi se cilat mediave i’u miratuan dhe cilat nuk do të mbulonin votimin e 12 tetorit dhe aktivitetet e KQZ. Ndër to që nuk do të jenë në gjendje të ndjekin votimin të dielën, janë gazetarë nga redaksi sërbe, si dhe disa gazetarë shqiptarë e rajonalë.
0 komentet