Simiq: Vendimet e paligjshme dhe ilegjitime të KQZ në dëm të popullit sërb dhe Listës Sërbe
Nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq ka theksuar sot se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka marrë vendime të paligjshme dhe ilegjitime në dëm të popullit sërb dhe Listës Sërbe ku më së shumti votojnë sërbët. Këto vendime sikurse theksoi, lidhen me shpërndarjen e vendeve në komisionet zgjedhore si dhe tek numri i zgjedhësve në komunat me shumicë sërbe. Simiq informoi se Lista Sërbe si pasojë e shkeljes së ligjeve dhe rregullave të KQZ, ka bërë ankimim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime.
Simiq në konferencë për shtyp, paraqiti raste konkrete në lidhje me shpërndarjen e vendeve në komisionet zgjedhore dhe numrin e zgjedhësve nëpër komunat me shumicë sërbe.
Ai shfaqi tabelën në të cilën shikohet ulje drastike e numrit të zgjedhësve në zgjedhjet e ardhshme vendore, krahasuar me ato të mëparshmet kosovare në zonat sërbe.
Simiq tha se në Komunën e Lleposaviqit, numri i zgjedhësve është ulur me 1.508, në Mitrovicën e Veriut me 1.264.
"Numri më i madh i zgjedhësve është fshirë nga qendra e votimit në Shkollën Fillore "Shënjt Sava", ku voton dhe numri më i madh i sërbëve, çka mund të ndikojë në zgjedhjen e kryekomunarit dhe këshilltarëve", sqaroi ai.
Simiq tha se është fakt i pabesueshëm që në momentin kur bashkësia ndërkombëtare bënte thirrje për të ndërmarrë veprime për shkarkimin e kryebashkiakut, ka qenë prezent trend rritjeje, ndërsa tani numri i zgjedhësve është ulur qartësisht.
Shtoi se në Zubin Potok numri i zgjedhësve është pakësuar me 379 dhe Zveçan me 374.
Nga ana tjetër, në komunat sërbe në jug të Ibrit, është shënuar rritje e numrit të zgjedhësve.
"Në Graçanicë, numri i zgjedhësve është rritur me 10% me 2,444 zgjedhës, ndonëse biologjikisht është e pamundur që kaq shumë njerëz të fitojnë të drejtën e votës dhe moshën madhore për të votuar", tha Simiq.
Ky i fundit tha se Lista Sërbe kur nisi historia e zgjedhjeve vendore, paralajmëroi se egzistonin zhvillime të çuditshme në Graçanicë, por që nuk besonin se ai numër do të rritej kaq shumë dhe kërcënonte legjitimitetin e zgjedhjeve.
Nga Lista Sërbe para dy ditësh u njoftua se në seancën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Prishtinë me forcë u tentua që me shkeljen e ligjit dhe rregullave zgjedhore, të pakësohej numri i kryetarëve në komisionet zgjedhore që i delegoi Lista Sërbe, veçanërisht në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Graçanicës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Simiq tha se Komisioni nuk dëshironte t'i jepte përgjigje anëtares së KQZ përfaqësueses së Listës Sërbe, në lidhje me këtë çështje të numrit të zgjedhësve.
"Për më tepër, asaj nuk i’u vendos në dispozicion rendi i ditës që u diskutua, por i’u dha pesë minuta para seancës, kështu që as nuk mund t’a analizonim. Kur e analizuam, të dhënat ishin tronditëse", theksoi Simiq.
Në këtë kuptim, ky i fundit tha se situata paradoksale ku Lista Sërbe në Novo Bërdo në të cilën fitoi 60% të votave në zgjedhjet parlamentare, nga 23 qendra votimi-nuk ka asnjë kryetar të komisionit të votimit.
"Na mungojnë anëtarë në nëntë komisione zgjedhore, çka do të thotë se në nëntë klasa Lista Sërbe nuk do të mund t’a kontrollojë proçesin zgjedhor", paralajmëroi Simiq.
Njëkohësisht tha se Vetëvendosja, me 16.9% vota të të fituara në atë komunë në zgjedhjet parlamentare, ka gjashtë kryetarë, dhe po kaq kanë dhe PDK dhe LDK ndonëse në zgjedhjet e 9 shkurtit fituan 5.8% dhe 10% të votave të zgjedhësve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 1.7% të votave në zgjedhjet parlamentare në Novo Bërdo, ka pesë kryetarë.
Kur është fjala për Lleposaviqin, nga 25 vend-votime, Lista Sërbe ka gjithsej gjashtë kryetarë, ndonëse fitoi 68.7% të votave në zgjedhjet parlamentare.
Po kaq do të kenë dhe PDK me 0.36% të votave. Edhe pse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ndonëse mori gati 14 herë më pak vota sesa Lista Sërbe në shkurt, do të ketë të njëjtin numër kryetarësh në komisionet zgjedhore më 12 tetor, tha Simiq.
Ai vuri në dukje se Lista Sërbe në Shtërpcë do të ketë kryetarë vetëm në dy nga 17 qendra votimi, ndërsa në gjashtë qendra votimi, sipas vendimit aktual të KQZ, nuk do të ketë as kryetar dhe as anëtar ndonëse fitoi 60.6% të votave në zgjedhjet parlamentare në atë komunë.
Vetëvendosja në këtë komunë do të ketë shtatë kryetarë, ndonëse në shkurt mori 12.8%, pra pesë herë më pak vota sesa Lista Sërbe.
Të njëjtin numër kryetarësh do të ketë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ndonëse ka marrë gjashtë herë më pak vota në zgjedhjet e shkurtit, tha Simiq.
Dyfish më shumë kryetarë do të kenë në qendrat e votimeve në Shtërpcë PDK dhe LDK ndonëse morën 7.59% dhe 3.23% të votave në shkurt.
E njëjta situatë është dhe në Zubin Potok-Lista Sërbe do të ketë një kryetar në dy nga 15 qendrat e votimit, ndërsa në katër, nuk do të ketë asnjë anëtar. Njëkohësisht në atë komunë Vetëvendosja do të ketë katër kryetarë, me 5.5% të votave, si dhe DPK me 3.39% të votave.
Kur është fjala për Zveçanin, pavarësisht se fitoi 74.87% të votave në shkurt, Lista Sërbe do të ketë tre kryetarë nga 11 qendra votimi.
Si shembullin më drastik të shkeljes së ligjit dhe tentativave për inxhinierim zgjedhor, Simiq përmendi Komunën e Parteshit, ku Lista Sqrbe do të ketë vetëm një kryetar në shtatë qendra votimi ndonëse kjo parti fitoi 89.16% të votave në shkurt.
"Paradoksi është edhe më i madh, ku në dy vendvotime kryetarë do të ketë Vetvendosja me 0.25% të votave, si dhe PDK dhe LDK të cilat nuk morën asnjë votë në zgjedhjet parlamentare. Në këtë komunë, ndryshuan dhe Komisionin Komunal Zgjedhor dhe shtuan anëtar para partisë shqiptare ku nuk është fare banor i asaj komune", tregoi Simiq.
Ky i fundit sqaroi se në Mitrovicën e Veriut, Lista Sërbe do të ketë kryetar në tre nga 22 qendrat e votimit, ndonëse fitoi 56.21% të votave në shkurt.
"Vetëvendosja me 13% të votave, do të ketë dyfishin e kryetarëve, si dhe PDK dhe LDK", shtoi Simiq.
Ai tha se në Graçanicë, nga 34 qendra votimi, Lista Sërbe nuk do të ketë kontroll tek 10 prej tyre.
"Pak a shumë në 1/3 e gati 8000 votuesve, nuk do të mund t’i kontrollojmë gjatë ditës zgjedhore. Kemi vetëm katër kryetarë, pavarësisht fitimit të 68.51% të votave.
Vetëvendosja me 5.68%, si dhe PDK me 2.84 dhe LDK me 2.95% të votave të fituara në shkurt, do të kenë nga shtatë kryetarë, dhe AAK gjashtë me 0.49% të votave në zgjedhjet parlamentare", spegoi Simiq.
Ky i fundit tha se Lista Sërbe në Pejë, nga 139 qendra votimi, nuk do të ketë asnjë kryetar dhe vetëm dy anëtarë të komisioneve të votimit.
Në Komunën e Kllokot-Vërbovcit, Lista Sërbe do të ketë dy kryetarë në tetë qendra votimi.
“Lista Sërbe ndonëse ka paraqitur dhe çertifikuar kandidatët për komunat e Klinës, Istogut, Lipjanit, Fushë Kosovës, Gjilanit dhe Kamenicës, nuk ka asnjë anëtar as në komisionin drejtues të votimit në këto komuna. Duket se nuk ishte në interesin e askujt që Lista Sërbe të monitoronte proçesin zgjedhor ashtu sikurse u mundësohet partive të tjera”, deklaroi Simiq.
Tha se përbërja e qendrave komunale të numërimit të votave, janë në dëm të Listës Sërbe, veçanërisht në komunat me shumicë sërbe.
Meqenëse e gjithë kjo, sikurse tha, është kundër Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet Vendore si dhe rregullave të KQZ, Lista Sërbe paraqiti ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime.
Ai kujtoi se PZAK dhe para zgjedhjeve parlamentare vendosi në favor të Listës Sërbe, por që KQZ atëherë nuk e ndryshoi vendimin e saj, pra afatet, kujtoi Simiq, të cilat ishin të tilla që LS nuk mund të emëronte anëtarë të tjerë apo të bënte diçka.
“Afati është 12 shtatori, ka kohë të mjaftueshme që PZAK të reagojë dhe që KQZ të zbatojë vendimin, ashtu sikurse shkruhet në rregulloren e zgjedhjeve. Rregullorja thotë se KQZ merr përsipër të sigurojë përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet në komisionet e votimit bazuar në dy kritere-numër të ndryshëm të banorëve në komunë dhe numër të votave të subjekteve politike të secilit komunitet, në nivel të Kosovës dhe të vetë komunës. Ndërsa patëm mundësinë të shikonim sesi KQZ e zbaton atë në praktikë", theksoi Simiq.
Ky i fundit apeloi tek PZAK të reagojë urgjentisht tek KQZ që të ndryshojë vendimin, por dhe komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht atyre që merren me zgjedhjet, të përfshihen më direkt në zgjidhjen e këtij problemi.
"Ky nuk është ndonjë lloj vendimi, por vendim që diskriminon partinë më të fortë sërbe dhe që tenton inxhinieri politike, sesi qytetarët të mos mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre, që ata të jenë nesër në kuvendet komunale ose në vend të kryetarit të bashkisë. Egziston frikë e vërtetë se do të jetë vonë nëse askush nuk reagon", paralajmëroi Simiq.
Ky i fundit kujtoi se fushata për zgjedhjet praktikisht nisi me sulme ndaj kandidatëve të Listës Sërbe, ndërsa hetimet në dy raste ende vijojnë.
"E gjitha kjo është dhunë sistematike dhe institucionale, me synim pamundësimin e sërbëve që të kenë përfaqësues të ligjshëm dhe legjitimë në institucionet e nivelit vendor", tha Simiq.
Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Simiq tha se Lista Sërbe në të njëjtin moment kur mësoi për këtë formulë, reagoi.
"Anëtari ynë në KQZ kërkoi fillimisht pauzë që të njihej me materialin, e më pas bëri thirrje për respektimin e rregullores së KQZ pas së cilës nisën sulmet nga të gjitha partitë shqiptare. Pa argumente dhe përgjigje për çështje konkrete, fyen ndaj anëtares sonë vetëm sepse ajo është sërbe dhe përfaqësuese e Listës Sërbe", nënvizoi ai.
Simiq tha se Lista Sërbe ndërkohë që po zhvillohej seanca, i njohu të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë për problemin, sesi të mund të reagonin, por takimi përfundoi dy orë më vonë me miratimin e vendimeve kundër interesave të popullit sërb.
I pyetur se çfarë do të bëjë Lista Sërbe në këto rrethana, tha se kjo parti ka detyrim ndaj qytetarëve që e mbështesin atë, pavarësisht kushteve dhe do të luftojë.
"Ne jemi të detyruar të luftojmë, para së gjithash, ndaj qytetarëve tanë që mbështesin Listën Sërbe, pavarësisht kushteve dhe pavarësisht se sa të paligjshme janë presionet. Gjithçka që vuan populli sërb nën këtë rregjim, e vuan dhe Lista Sërbe. Ne nuk kemi të drejtë të tërhieqemi nga kjo luftë. Le të ngelet e shkruar dhe kjo përgjigje për të gjithë ata që flasin se sërbët janë të dëshirueshëm në institucionet kosovare-ja sesi duket kur sërbët dëshirojnë të përdorin të drejtën e tyre për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur", theksoi Simiq.
Ky i fundit theksoi se të gjithë ata që kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e mëparshme e kanë ende këtë të drejtë dhe apeloi tek qytetarët që të kontrollojnë nëse janë të regjistruar në listën e zgjedhësve.
"Apeloj tek të gjithë qytetarët që të kontrollojnë uebsajtin e KQZ. Ju lutemi pasi deri në 12 tetor është kohë e mjaftueshme. Sidomos në Mitrovicën e Veriut dhe Lleposaviq", nënvizoi Simiq.
Ky i fundit tha se egziston rrezik real që dikush t'i ketë fshirë me vendim administrativ. Kjo, shton ai, nuk ka lidhje me regjistrimin, por vetëm me atë që dikush dëshiron t’i fshijë sërbët dhe të fusin të tyret në komuna si dhe të vazhdojë sundimi i njerëzve që nuk kanë legjitimitet dhe ligjshmëri për të udhëhequr komuna me shumicë sërbe.
0 komentet