Staroviq: Vendimi i KQZ-së shkelja e standardeve ligjore dhe detyrimeve nga dialogu
Burim: Facebook
Ministri për Integrime Evropiane i Serbisë, Nemanja Staroviq, ka theksuar sonte në mbrëmje, lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për të mos certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, se me këtë janë shkelur standardet ligjore dhe obligimet nga dialogu.
Staroviq ka shkruar në rrjetin social "X" se bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me këtë represion.
"Autoritetet e përkohshme në Kosovë bllokuan certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke minuar të drejtat demokratike të serbëve. Kjo shkel standardet ligjore dhe detyrimet e dialogut. Bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me këtë represion", tha Ministri Staroviq.
0 komentet